mof_logo_al_p2_copy_1

Udhezim per procedurat dhe afatet e rishperndarjes se bonove te investuara Nr. 7979 date 26.07.1995

Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, dhe te paragrafit te katert te nenit 137, te ligjit nr 10198 date 10.12.2009 "Per sipermarrjet e investimeve kolektive",


Ministri i Financave

UDHEZON:

  1. Rishperndarja e bonove te privatizimit dhe te letrave te te perndjekurve, te investuara ne fondet e investimeve, te krijuara ne perputhje me ligjin nr. 7979 date 26.07.1995 "Per fondet e investimeve", do te kryhet prane bankave te nivelit te dyte qe kane sherbyer si banka depozitare te fondit perkates.
  2. Procesi i rishperndarjes do te filloje ne date 1 Prill 2010 dhe do te mbyllet ne 30 Shtator 2010.
  3. Per te permbushur procedurat e rikthimit te bonove te investuara, bankat e nivelit te dyte, do te aplikojne tarifat e sherbimit, sipas vendimit te organeve te veta vendimmarrese.
  4. Individet qe kane investuar ne fondet e investimit, te krijuara ne perputhje me piken 1 te ketij udhezimi e qe deshirojne te rimarrin mbrapsh bonon/bonot e investuar/investuara, duhet te paraqiten prane sporteleve te bankes perkatese per t’i terheqyur ato. Dokumentat identifikues dhe dokumentacioni tjeter i nevojshem, percaktohet nga banka.
  5. Kthimi i bonos/bonove, do te behet ne vleren e investuar sipas listave emerore te zoteruara nga banka depozitare.
  6. Ne perfundim te afatit te parashikuar ne piken 2 te ketij udhezimi, banka depozitare, paraqet raportin me shkrim prane Ministrit te Financave, ne lidhje me sasine e rishpendare te bonove si dhe sasine e mbetuar pa shperndare. Procedura e asgjesimit te bonove te mbetura, do te rregullohet me nje akt te veçante, ne perputhje me legjislacionin e fushes.
  7. Ne rast se individi qe ka investuar ne fondin e investimit, rezulton i vdekur, kthimi mbrapsh i bonos/bonove te depozituara do te behet ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil qe rregullojne trashegimine.
  8. Ky udhezim hyn ne fuqi pas publikimit ne Fletoren Zyrtare.

RIDVAN BODE

MINISTER I FINANCAVE

RELACION

PER PROJEKT UDHEZIMIN

PER
PROCEDURAT DHE AFATET
E RISHPERNDARJES SE BONOVE
TE INVESTUARA NE FONDET E INVESTIMEVE
TE KRIJUARA NE PERPUTHJE ME LIGJIN NR. 7979
DATE 26.07.1995 "PER FONDET E INVESTIMEVE"

Projekt udhezimi "Pe procedurat dhe afatet e rishperndarjes se bonove te investuara ne Fondet e Investimeve te krijuara ne perputhje me ligjin nr. 7979 date 26.07.1995 "Per Fondet e Investimeve", eshte akti nenligjor i hartuar ne zbatim te pikes 4 te nenit 137 te ligjit nr 10198 date 10.12.2009 "Per sipermarrjet e investimeve kolektive". Sipas kesaj dispozite ministri i Financave, me hyrjen ne fuqi te ligjit, eshte autorizuar te rregulloje me udhezim procedurat dhe afatet e rishperndarjes se bonove te privatzimitte investuara ne fondet e investimit te krijuara me ligjin nr. 7979 date 26.07.1995.

Projekti i sipercituar, ne piken 1 te tij, percakton qe rishperndarja e bonove te privatizimit dhe te letrave te te perndjekurve, te investuara ne fondet e investimeve, te krijuara ne perputhje me ligjin nr. 7979 date 26.07.1995 "Per fondet e investimeve", do te kryhet prane bankave te nivelit te dyte qe kane sherbyer si banka depozitare te fondit perkates.
Afati i rishperndarjes, sipas pikes 2, do te filloje ne date 1 Prill 2010 dhe do te mbyllet ne 30 Shtator 2010.
Tarifat e sherbimit te bankave te nivelit te dyte, per procesin e rishperndarjes do te vnedosen nga organet vendimmarrese te ketyre institucioneve.

Projekti parashikon njekohesisht qe cdo individ i interesuar gezon te drejten e  terheqjes se bonove te investuara sipas pikes 1, ne banken perkatese. Autoriteti pergjegjes per percaktimin e dokumentave identifikuese dhe dokumentacionit te nevojshem, eshte vete banka. Kthimi i bonos/bonove, do te behet ne vleren e investuar sipas tabeles bashkelidhur ketij udhezimi.
Ne perfundim te afatit te parashikuar ne piken 2 te ketij udhezimi, banka depozitare, paraqet raportim me shkrim prane Ministrit te Financave, ne lidhje me sasine e rishpendare te bonove si dhe sasine e mbetur pa shperndare. Procedurat e asgjesimit te bonove te mbetura, do te rregullohet me nje akt te veçante, ne perputhje me legjislacionin e fushes. Ne rast se individi qe ka investuar ne fondin e investimit, rezulton i vdekur, kthimi mbrapsh i bonos/bonove te depozituara do te behet ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil qe rregullojne trashegimine.

RIDVAN BODE

MINISTER I FINANCAVE

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al