Standartet Kontabel Kombetar
PARATHENIA PER STANDARTET KOMBETARE TE KONTABILITETIT(SKK) TE SEKTORIT FITIMPRURES
Kjo parathenie paraqet autoritetin dhe objektivat e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit(ne vijim KKK), lidhur me hartimin, dhe interpretimin e Standardeve Kontabel Kombetare(ne vijim SKK) si dhe shpjegon objektin dhe autoritetin e vete Standarteve Kontabel Kombetare per njesite ekonomike fitimprurese private dhe publike ne vendin tone. Parathenia duhet te perdoret si reference per procedurat e nevojshme qe duhet te ndiqen lidhur me implementimin e Standarteve te aprovuara dhe te publikuara nga ky Keshill dhe te shpallura nga Ministri I Financave..
HYRJE
-
Keshilli Kombetar i Kontabilitetit eshte nje organ profesional, publik, i pavarur i krijuar ne mbeshtetje te ligjit nr. 9228 date 29.04.2004 "Per Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare" ( ne vijim Ligji Per Kontabilitetin). KKK ushtron veprimtarine e tij ne perputhje me Ligjin Per Kontabilitetin dhe aktet e tjera nenligjore te dala ne baze dhe per zbatim te tij.
-
Objektivat kryesore te KKK jane:
-
Persosja e vazhdueshme e legjislacionit per kontabilitetin;
-
Perpunimi i sistemit kontabel ne perputhje me Ligjin Per Kontabilitetin;
-
Hartimi i Standarteve Kombetare te Kontabilitetit
-
Nxitja e zbatimit te SKK dhe Standardeve Nderkombetare te Raportimit Financiar (SNRF).
-
Per te permbushur detyrat e tij KKK:
-
paraqet propozime Ministrit te Financave per pergatitjen ose ndryshimin e legjilacionit ne fuqi ne fushen e kontabilitetit
-
harton SKK, ne zbatim te Ligji Per Kontabilitetin;
-
harton rregulla te tjera dhe rregullore ne fushen e kontabilitetit;
-
jep shpjegime, interpreton dhe pergjitheson problemet qe dalin nga praktika dhe
-
standardet kontabel kombetare, ne formen e udhezimeve kontabel.
-
krijon komisione te specializuara te perhershme ose te perkohshme dhe perfshin
-
eksperte per zhvillimin e SKK dhe legjislacionit si dhe per diskutimin e problemeve ne fushen e kontabilitetit;
-
rishikon dhe shpreh opinionet e tij mbi projekt aktet ligjore dhe nenligjore te cilat permbajne dispozita per kontabilitetin dhe profesionet.
-
organizon punen per perkthimin e SNRF;
-
jep rekomandime per pergatitjen e specialisteve kontabiliste ne shkollat e larta
-
vendos dhe mban kontakte me organizma boterore te kontabilitetit ( perfshire Bordin e standardeve nderkombetare te kontabilitetit (IASB), te Bashkimit Europian dhe organe te tjera, te hartimit te standardeve ne vende te tjera) dhe merr pjese ne veprimtarite ndekombetare qe lidhen me kontabilitetin;
-
u krijon mundesi anetareve te tij te marrin pjese ne konferenca dhe seminare profesionale ne Shqiperi dhe jashte vendit.
-
Keshilli i Ministrave mund te nxjerre aktet nenligjore administrative te detyrueshme per KKK per permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga Ligji Per Kontabilitetin dhe Rregullore. KKK eshte i pavarur ne hartimin e sistemit kontabel, te SKK dhe rregullimeve te tjera kontabel.
Objektivi i KKK
Me qellim realizimin e detyrave dhe objektivit te tij KKK, me mbeshtetjen Qeverise Shqiptare, nepermjet nje projekti me financim dhe asistence te Bankes Boterore, realizoi me ndihmen e kompanise se huaj "PriceWaterHouseCoopers" nje set me 14 standarde kombetare te kontabilitetit, te cilat jane hartuar ne nje linje me standardet nderkombetare dhe qe do te zbatohen nga te gjitha njesite ekonomike private dhe publike fitimprurese nga data 1 janar 2008, perjashto ato kompani te medha, te cilat do te jene te perfshira ne listen e miratuar nga Keshilli i Ministrave dhe qe do te zbatojne standardet nderkombetare te kontabilitetit ne menyre te plote. Me Urdherin e Ministrit te Financave nr.4292 date 15.06.2006 eshte bere; Shpallja e 14 standardeve kontabel kombetare, percaktimi i dates 1 janar 2008 si date e implementimit te tyre, fillimi i punes per trajnime profesionale nga perdoruesit e tyre dhe publikimi i ketyre standardeve.
Standartet Kontabel
Autoriteti i Standarteve Kombetare te Kontabilitetit te Sektorit Fitimprures
-
Cdo njesi ekonomike fitimprurese, qe sipas ligjit nr.9228 date 29.04.2006 " Per Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare", te ndryshuar, detyrohet te mbaje kontabilitet dhe te pergatise dhe publikoje Pasqyra Financiare, duhet te marre te gjitha masat, te pergatise kushtet dhe kapacitetet e nevojshme per zbatimin e te gjitha kerkesave te ketyre standardeve.
-
Te gjitha rregullimet aktuale te njesive ekonomike te hartuara per nevojat e tyre te brendeshme te Drejtimit, te kostos etj, te cilat bien ndesh me trajtimet dhe rregullat e trajtuara ne standardet kontabel te reja, duhet te riformulohen me synim harmonizimin e tyre me keto SKK dhe rregullimet e tjera qe nxjerr KKK ne fushen e kontabilitetit.
-
Njohja dhe implementimi me korrektesi i standardeve kontabel kombetare, te axhornuara dhe ne nje linje me standardet nderkombetare te kontabilitetit dhe raportimit financiar (IAS/IFRS), do te coje ne nje permiresim te rendesishem te cilesise dhe qellimit te pergjithshem te raportimit fianciar, nga njesite ekonimike fitimprurese private dhe publike. Kjo do te beje te mundur, permiresimin e vendimmarrjes, te eficiences se drejtimit dhe do te rrise transparencen dhe do te zvogeloje informalitetin ekonomik ne vend.
-
Seti I 14 Standardeve kombetare te kontabilitetit, eshte I pergatitur per tu zbatuar sipas bazes "konstatuese" ( te te drejtave te konstatuara) dhe jo baza "Cash". Kjo kerkon marrjen e masave per te implementuar kete metode.
Fusha e zbatimit te Standarteve
-
Standartet kontabel kombetare aplikohen nga te gjitha entitetet e sektorit privat dhe publik, qe kane status juridik fitimprures, ose mbulimi I kostove. Keto standarde nuk do te aplikohen nga ato entitete te cilat do te zbatojne standardet nderkombetare te kontabilitetit dhe raportimit financiar(IAS/IFRS) dhe ato te sektorit publik, te cilat financohen me fonde buxhetore. Kategoria e entiteteve publike, do te aplikoje standarde te posacme per sektorin publik buxhetor, te cilat hartohen nga Ministria e Financave, mbeshtetur dhe ne nje linje me standardet nderkombetare te kontabilitetit per sektorin publik(IPSAS), te hartuara dhe publikuara nga IFAC ( Komiteti I Federates Nderkombetare te Kontabilisteve).
-
Cdo ndryshim, permiresim, interpretim apo nevoje per standard te ri shtese e lindur gjate zbatimit te ketyre standardeve, eshte kompetence vetem e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit. Problemet e lindura gjate implementimit te SKK, idete, mendimet dhe propozimet e mundeshme, duhet te adresohen me shkrim prane Keshillit Kombetar te Kontabilitetit.
Gjuha
-
Teksti i aprovuar i cdo Standarti kontabel eshte ai i publikuar nga KKK dhe Ministri Financave ne gjuhen shqip. Anetaret e KKK dhe stafi mbeshtetes I tij, jane te autorizuar dhe detyruar per pergatitjen e Drafteve te standardeve te shpallura per komente dhe per Standartet e miratuara.