mof_logo_al_p2_copy_1

Standad and Poor’s (S&P), ka vlerësuar me gradën ” B+” si dhe ka paraqitur një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë

MĂ« date 18 Qershor 2012 agjensia mĂ« e madhe e vlerĂ«simit tĂ« kreditit tĂ« korporatave dhe vendeve sovrane, Standad and Poor’s (S&P), ka vlerĂ«suar me gradĂ«n ” B+” si dhe ka paraqitur njĂ« pritshmĂ«ri “Stable” pĂ«r tĂ« ardhmen e ekonomisĂ« dhe financave publike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.  

Është mjaft pozitiv fakti që kjo agjenci ka mbajtur konstant vlerësimin e saj për Shqipërisë në një kohë kur shumica e ekonomive evropiane po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike e financiare dhe rrjedhimisht nje pjese e mire e tyre kanë njohur rënie të gradave respektive nga kjo agjenci apo agjenci të tjera simotra.

Ndërkohë që ky vlerësim reflekton kredibilitetin që gëzon ekonomia shqiptare në këndvështrimin dhe analizën tepër rigoroze të një ndër agjencive më të specializuara në këtë fushë, në të njëjtën kohë ky vlerësim përbën edhe një sinjal tepër pozitiv për agjentët ekonomik që operojnë ose mendojnë të operojnë në ekonominë shqiptare, duke krijuar një premisë të mirë për dinamikën ekonomike në vijim.

Pikat e forta të ekonomisë dhe financave publike shqiptare që kanë ndikuar në këtë vlerësim “B+” të S&P për Shqipërinë janë:
- Potencial i lartĂ« i rritjes ekonomike nĂ« afatin e gjatĂ«
- NjĂ« kuadĂ«r ligjor i cili i jep prioritet nĂ« mĂ«nyrĂ« eksplicite pagesave tĂ« shĂ«rbimit tĂ« borxhit publik
- Aspirata afat-gjatĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Evropian e cila shĂ«rben si ankorĂ« pĂ«r politikat qeveritare

Ndërsa sa i takon pritshmërisë “stable” (e qëndrueshme) të S&P për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, në raportin e saj kjo agjensi vëren:
Pritshmëria “e qëndrueshme” reflekton pikëpamjen e S&P se Shqipëria do të vijojë të ndjekë politika të shëndosha fiskale dhe ekonomike, të udhëhequra nga përpjekjet e saj drejt integrimit në BE.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al