mof_logo_al_p2_copy_1

Sqarim per abuzimin dhe manipulimin e shifrave nga nje gazete e perditshme

Njesia e Mbikqyrjes se Lojerave te Fatit (NjMLF), deshiron te reagoje ne lidhje me shkrimin e (date 07.05.2012) te gazetes Panorama, me titull “Shtohen pikat e basteve dhe kazinote, ulen te ardhurat”, pasi ne kete shkrim ka te paverteta dhe keqinterpretime, qe ne rastin me te mire vijne nga mungesa e aftesive profesionale te artikull shkruesit (nenkupto te porositesit) dhe ne rastin me te keq jane tendencioze dhe keqdashese.
Se pari, Njesia e Mbikqyrjes se Lojerave te Fatit i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se gazetes Panorama,  per informacion ne lidhje me numrin e subjekteve te liçencuara ne fushen e lojerave te fatit dhe numrin e pikave sekondare ku ushtrojne aktivitet keto subjekte. Por duke shfrytezuar keto te dhena, artikulli ka bere nje keqinterpretim te ketyre shifrave, duke mos kerkuar asnje mendim nga ekspertet e kesaj Njesie, ne lidhje me shtimin e numrit te sallave te kazinove elektronike dhe basteve sportive, gje e cila tregon rritjen e performances se NjMLF-se duke luftuar informalitetin ne kete fushe te biznesit dhe duke formalizuar akoma me shume kete biznes.
Se dyti, detyra e NjMLF-se nuk eshte mbledhja e te ardhurave tatimore qofshin keto edhe “Tatim per Lojerat e Fatit”. Detyrat e NjMLF-se jane te percaktuara ne nenin 13 te ligjit nr.10033 date 11.12.2008 “Per lojerat e fatit”, i ndryshuar, ne te cilin percaktohet qe: “NjMLF mbikqyr dhe kontrollon veprimatrine e subjekteve, qe organizojne lojera fati, ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, ne perputhje me legjislacionin per kete veprimtari dhe aktet nenligjore ne fuqi”. Perveç sa me lart, NjMLF liçencon subjektet sipas parashikimeve ligjore dhe çertifikon aparatet elektronike te lojerave te fatit.  Mafton vetem te lexohet neni 13 i ligjit, per te mos keqinterpretuar shifrat e derguara nga NjMLF. Per dijenine tuaj dhe te lexuesve te gazetes “Panorama”, ligji nr.9920 date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, ngarkon Administraten Tatimore per mbledhjen e te ardhurave tatimore, ne zbatim te nenit 14 te ketij ligji. Prane ketij institucioni mund te merni dhe te dhena te metejshme mbi te ardhurat per kete lloj tatimi. Ndersa NjMLF me dhenien e lejeve per hapjen e sallave te reja kalkulon detyrimin tatimor I cili paguhet prane administrates tatimore. Konceptin e “detyrimit tatimor” e gjeni te shpjeguar sakte ne ligjin e mesiperm, nenin 6-te  te tij.

Per hir te transparences me lexuesin tuaj, jemi te detyruar te hedhim poshte interpretimet e servirura nga ana gazetes dhe t’ju informojme se si rezultat i punes se mire te  NjMLF-se, gjate 4-mujorit te pare te vitit 2012, eshte rritur numri i deklarimit te kazinove elektronike dhe pikave te basteve sportive te liçencuara, krahasuar me te njejtit muaj te 4-mujorit te pare 2011, dhe si rezultat jane rritur edhe detyrimet taimore te ketyre subjekteve. Ne krahasim me 4 mujorin e pare te vitit 2011, detyrimet tatimore kane nje rritje progresive nga muaji ne muaj. Duke mbajtur mire parasysh qe detyrimet qe lindin per muajin ne vijim, paguhen nga data 1-10 te muajit pasardhes (detyrimet e muajit prill paguhen deri me date 10 maj), me poshte jane detyrimet ne total te subjekteve lojera fati (ne mijera leke).

3

Ne menyre grafike, detyrimet jane si me poshte:

graf1

Ndersa detyrimet tatimore te subjekteve qe ushtrojne veprimtari lojera fati, per vitin 2011, jane te pershkruara ne tabelen dhe grafikun e meposhtem. Ndryshe nga çfare keqinformon shkrimi juaj, detyrimet tatimore nga shtatori 2011 jane rritur dhe vazhdojne te rriten edhe per 4-mujorin 2012.

2

graf2

Deshirojme te theksojme se detyrimet tatimore dhe te ardhurat e realizuara gjate viteve 2008-2011 (qe nga krijimi i NjMLF-se) kane ardhur gjithmone ne rritje, si rezultat i formalizimit te kesaj industrie dhe luftes pa kompromis ndaj informalitetit ne kete veprimtari, kryer nga ana e NjMLF-se ne bashkepunim me strukturat e tjera qeverisese. Gjithsesi, shkrime te tilla tendencioze, keqinformuese apo keqdashese demtojne ne menyre te padrejte imazhin e admninistrates shteterore e cila zbaton reformat e sukseshme fiskale te qeverise. Nga ana tjeter gazeta sjell tek opinioni publik informacione te paverteta dhe aspak korrekte.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al