Speech by Minister of Finance, Mr. Ridvan Bode on table for fiscal amnesty

Te nderuar pjesemarres;
 
Se pari do doja t’ju falenderoja per pjesemarrjen tuaj ne kete tryeze e cila ka te beje me diskutimin e njeres prej ceshtjeve qe per nje periudhe prej me shume se nje viti ka qene pjese e disktutimeve tona, pjese e nje debati publik me te gjere se sa raporti midis ministrise se Financave dhe biznesit nje sere tryezash te organizuara nga ministria e Financave ka synuar per te definuar konturet e nje amnistie fiskale, e cila se fundmi eshte deklaruar edhe nga kryeministri i vendit, si nje amnisti fiskale qe do te shoqerohet nga nje sere faljesh dhe qe ka per qellim te forcoje me tej konfidencen midis komunitetit te biznesit, konsumatorit dhe qeverise ne fazen e post krizes ekonomike globale, ne fazen e ringritjes ekonomike, duke e mobilizuar ne kete forme burime financiare kapitale te mjaftueshme qe biznesi te investoje ne aktivitetin e tij ekonomik per te kapur ritmet e larta te zhvillimit te ekonomise te vendit dhe zhvillimit ne teresi te ekonomise globale.
Mendoj se ka ardhur koha qe se bashku te arrijme ne konkluzione te ketij debati, per ta bere mbylljen e ketj diskutimi i cili eshte sa teknik aq edhe politik , ky debat me shume se nje vjecar ka patur nje sere sygjerimesh propozimesh e kerkesash nga ana e komunitetit te biznesit, por edhe aktoreve te tjere ekonomik te vendit dhe me lejoni qe te bejme nje pembledhje te te gjithe atyre qe kemi renditur si pjese e kerkesave te ketij debati te gjate duke kerkuar qe ju te mund te adresoni ceshtje te tjera te vecanta te cilat ju i konsideroni me interes e qe mund te jene pjese e kesaj pakete, e cila do te formuloje dhe do te sjelle ne parlament ligjin per amnistine fiskale.
 
• Se pari, nje pjese e mire e bizneseve, presin qe kjo amnisti te jete e plote, cka do te thote qe presin qe ne kete insiative te perfshihen legalizimi i kapitalit dhe   i aseteve, falja e gjobave dhe detyrimeve tatimore, si dhe shuarja e ndjekjes penale per vetedeklaruesit.
•  Presin garanci per mosndjekje penale, nese kapitalet e tyre nuk jane te krijuara nga vepra penale qe jane te parashikuara ne ligjin “Antimafia”.
• Presin qe kjo amnisti te jete pa pagese apo kundrejt nje pagese simbolike ne buxhetin e shtetit, duke qene se fondet qe clirohen do te sjellin nje impact te madh pozitiv ne kete buxhet dhe ekonomine ne teresi.
• Gjithashtu perfaqesues te shoqates se ndertuesve, jane shprehur se presin qe te perfshihet ne kete inisiative mundesia e regjistrimit te pallateve/apartamenteve te perfunduara tashme prej kohesh dhe qe per arsye te mosmarrjes se lejes se shfrytezimit nga Bashkia nuk regjistrohen dot ne ZQRPP.


Duhet thene gjithashtu qe ka pasur (ndonese fare te pakte) dhe shprehje te shqetesimit se nje amnisti e tille, do te godiste ne menyre te padershme bizneset qe kane qene te rregullta ne deklarimin dhe pagesen e detyrimeve tatimore, si dhe do te godiste besimin tek forca mbledhese e ketyre detyriemve, duke favorizuar keshtu pritshmerite per falje te tjera dhe tendence per te fshehur detyrimet tatimore.
 
 
Opinioni i Ministrise se Financave
 
Me lejoni qe gjithashtu te kujtoj dhe pozicionin e ministrise se Financave gjate kesaj periudhe. Sic e theksova dhe ne fillim, ne kemi qene pjese aktive e ketij debati te zhvilluar per kete ceshtje dhe njekohesisht kemi vleresuar argumentet pro dhe kunder kesaj inisiative; ajo cfare kemi kerkuar ne menyre te vazhdueshme ka qene se;
 
ď‚§ Ne asnje rast nga kjo nisme nuk duhet te perfitojne personat dhe kapitali qe jane brenda fushes se veprimit te ligjit “Antimafia” dhe/ose objekt i Koventes per Pastrimin, Kerkimin, Ngrirjen dhe Sekuestrimin e Aseteve nga Krimi, e dates 8 Nentor 1990,
ď‚§ Gjithashtu nuk duhen perfshire pasurite e personave qe kane pasur nje pozicion zyrtar dhe kane pasur detyrimin per deklarimin e pasurise sipas ligjit.

 
Pas gjithe ketij debate ne mendojme se;
 
• Ne kushtet kur ne Shqiperi nuk eshte realizuar asnjehere nje amnisti fiskale te plote (ka pasur inisiativa faljeje te detyrimeve, por jo amnisti ne kuptimin, permasat e gjatesine qe ajo ka, ajo qe ne kemi propozuar ju keni kerkuar dhe po formulojme se bashku);
•  Ne kushtet, kur te gjitha organizatat e biznesit e kerkojne me shume insitim si nje mundesi per te vendosur biznesin vendas ne te njeten standart me ate te vendeve fqinje te tilla si Greqia, Italia etj;
• Ne kushtet kur vendi edhe pse ka kaluar nga nje ekonomi e centalizuar ne nje ekonomi tregu dhe ka kaluar ngjarje te shumta qe kane treguar pamundesi dhe dobesine  e shtetit ne raport me implementimin e ligjit per te tilla si viti 1997, te cilat nuk i kane sherbyer forcimit te kultures tatimpaguese te individit, perseri nuk ka pasur amnisti fiskale;
•  Ne kushtet kur nje pjese e konsiderueshme e te ardhurave nga puna e ndershme e emigranteve eshte transmetuar ne vend jashte kanaleve formale te ekonomise;
•  Ne kushtet kur aftesia shtrenguese e organeve tatimore (por jo vetem) dhe lufta ndaj evazionit fiskal e informalitetit eshte rritur ndjeshem dhe ka dhene e jep impakt te qarte pozitiv;
• Ne kushtet kur bizneset per shkak te rritjes se tyre ne treg kerkojne me force formalizimin dhe prerjen e lidhjeve me nje te kaluar ku per shkak dhe te mungeses se kontrollit te organeve shteterore kane pasur parregullsi ne aktivitetin e tyre tregtar;
• Ne kushtet kur ky vit eshte viti i pare i aplikimit te deklarates individuale te te ardhurave personale;
• Ne kushtet kur vetpermbushja e detyrimeve fiskale, perben bazen e sistemit tone fiskal pas ndryshimit te ligjit “Per procedurat tatimore”;
•  Dhe ne kushtet kur ne menyre te qarte, ne kete inisiative nuk do te mund te legalizohen kapitale e asete te krijuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni;
• Ne kushtet kur deklarimi, dalja ne treg ka kosto me te ulet se informaliteti e fshehja, ne mendojme se ka ardhur koha per te lancuar miratimin e nje inisiative te tille per te lancuar veprat e fshehjes dhe mosdeklarimit te te ardhurave perpara organeve;
 
Ne kete drejtim, eshte e nevojshme qe te merren disa vendime te rendesishme politike qe kane te bejne me elemente te tille si (i) subjektet qe do te perfitojne, (ii) garancite e subjekteve perfituese, (iii) fushen e kesaj inisiative, (iv) tarifen qe do paguajne bizneset per legalizimin, (v) periudhen e vetedeklarimit ohezgjatja e amnisitise etj.
 
Per kete, Ministria e Financave, po hap kete tryeze per te degjuar dhe njehere pozicionin e grupeve te interesit lidhur me kete ceshtje.
 
Duke ju falenderuar per pjesemarrjen, ju ftoj te fillojme diskutimet !

ALL RIGHTS RESERVED. COPYRIGHT © 2010 ALBANIAN MINISTRY OF FINANCE