- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
nga Kerin Hope
Publikuar: 7 dhjetor 2009, 00:43
Megjithe uljen e pergjithshme te kerkeses ne treg, kerkesa per nje nga eksportet me vlere me te larte te Shqiperise eshte e forte. "Shitjet e kembeve te bretkocave tek importuesit franceze dhe italiane te ushqimeve pothuajse nuk e ndjene fare krizen", thote Anesti Bezhani, nje partner themelues i kompanise "Vival", lider i vendit ne furnizimin me prodhime te tipit"delikatesa(produkte me vlere te larte per klientele te zgjedhur)".
"Vival" eksporton 400 tone kembe bretkocash te paketuara, si dhe sasi me te vogla kermijsh, karkalecash deti dhe ngjalash. "Keto jane produkte elastike ndaj ndryshimeve ekonomike dhe ne kemi nje segment tregu te vogel, por me leverdi", thote z. Bezhani, i cili mbikqyri ngritjen e veprimtarive te "Vival" ne nivel te standarteve te Bashkimit Evropian, pasi kompania pati nje privatizim informal ne fillim te viteve 1990-te.
Ekonomia shqiptare po e perballon krizen ne menyre te ngjashme. Rritja ekonomike kete vit projektohet ne 2-2.5 perqind te Produktit te Pergjithshem Bruto, niveli me i larte ne Evrope dhe mund te dyfishohet per vitin e ardhshem, thote Ardian Fullani, Guvernatori i bankes qendrore. "Shqiperia ka nje drite te gjelber per rritje...kushtet financiare jane te qendrueshme dhe besimi eshte rikthyer", thote z. Fullani.
Megjithate stabiliteti ka ardhur me nje kosto. Leku shqiptar, i cili ka rregjim te lire kembimi, eshte shvleresuar ne krahasim me euron me 7 deri ne 8 perqind ne 12 muajt e fundit. Klientet lokale terhoqen rreth 10 perqind te depozitave qe mbanin ne bankat tregtare, permes frikes se mos kriza globale do te perfshinte edhe ekonomine e vogel te vendit. "Ne ikemi arritur ekuilibrin, por ama ka qene nje vit i veshtire", thote z. Fullani, duke permbetur vrapin mbi depozitat, lekundjet e raportit te kembimit dhe kufizimet mbi kredine. Ai thote se dhenia hua ka nisur ta marre veten me zgjerimin e kredise, e parashikuar te arrije ne 10 deri ne 15 perqind, ne krahasim me 40 perqind rritje te vitit 2008. Ridvan Bode, ministri i Financave eshte i vendosur kur parashikon nje rritje ekonomike prej 6 perqind per vitin e ardhshem, e cila do te ishte e njejte me nivelet vjetore te rritjes te arritura ne pjesen me te madhe te dhjetevjeçarit te kaluar. Por ai pranon se shume do te varet nga zhvillimet ne Itali dhe Greqi, partneret me te medha te vendit ne tregti.
Te ardhurat nga shqiptaret qe punojne jashte shtetit rane me 6.2 perqind ne gjysmen e pare te ketij viti ne 420 milion euro(625 milion dollare), duke reflektuar kushte me te veshtira per emigrantet ne Evropen Perendimore-edhe pse shifra reale mendohet se eshte me e madhe, ngaqe shume shqiptare kthehen per pushime duke sjelle sasi te medha parash ne kesh.
Flukset e investimeve te huaja te drejtperdrejta u dyfishuan ne gjysmen e pare te ketij viti ne 460 milione euro, por pjesa me e madhe e fondeve erdhen nga marreveshje privatizimi te negociuara perpara krizes. CEZ, kompania çeke e energjise qe po rritet me shpejtesi ne Evropen Juglindore pagoi 102 milione euro per OSSH, shperndaresin e vetem te elektricitetit ne Shqiperi. Kontrata te tjera perfshinin shitjen e ARMO-s, rafinerise se naftes te zoteruar nga shteti investuesve lokale dhe shitjen e nje pjese te mbetur ne AMC, nje operator udheheqes i telefonise celulare, me aksioner maxhoritar kompanine CosmOTE te Greqise.
Arketimet nga privatizimi ndihmuan financimin e nje defiçiti buxhetor foterisht me te larte, per shkak te shperthimit te shpenzimeve perpara zgjedhjeve te qershorit te kaluar. Nen nje buxhet shtese te pershtatur ne mes te vitit, defiçiti kete vit parashikohet te rritet nga 4.2 perqind ne 6.8 perqind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto. Parashikohet nje renie e tij per vitin e ardhshem ne 3.9 perqind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto, ndersa qeveria shtyn perpara me investime per te modernizuar rrjetin e papershtatshem rrugor.
Megjithe brejtjen e kredite, vendi mori nje hua sindikale me afat trevjeçar per 250 milione euro, hua e dhene nga Deutsche Bank, Alpha Bank and Banka Kombetare e Greqise per te financuar perfundimin e nje autostrade per ne Kosove me vlere 700 milione euro perpara zgjedhjeve. Mirepo interesi i huase prej 11 perqind ishte me i larte se sa interesi 5 perqind i huase prej 230 milione euro te marre ne vitin 2008. Tkurrja e kredise dhe te ardhurat me te pakta te emigranteve ndihmuan ne uljen e defiçitit te llogarise korente, i cili parashikohet te bjere nga 14.9 perqind ne 11 perqind te perqind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto.
Ndersa importet per konsumatoret kane rene ndjeshem, importet e mallrave te investimit u rriten me 15 perqind ne gjysmen e pare te ketij viti, "nje tregues zemerdhenes per rritjen e ardhshme", thote z. Bode.
Megjithate, bankieret po i keshillojne kompanite vendase per te kerkuar hua ne leke, me teper se sa ne euro. "terheqjet e depozitave rezultuan ne pasiguri lidhur me bazen financuese te bankave, keshtu qe kredia u tkurr", thote Edmond Leka, drejtor ekzekutiv i Union Bank, nje huadhenes i vogel shqiptar. "Mirepo ne nuk kemi pare shume falimentime ose deshtime biznesesh dhe kerkesa per hua nuk ka shteruar".
Mbikqyrja e sektorit bankar, i cili dominohet nga grupe austriake, italiane dhe greke eshte shtrenguar, thote z. Fullani. Bankat kane transferuar kapital te fresket tek filialet e tyre ne Tirane, dhe raporti i pershtatshmerise se kapitalit i kalon te 17 perqind. Rezervat bankare jane rritur ne menyre domethenese, me kredi te keqija ne nivelin rreth 9 perqind, megjithate sektori do te qendroje me fitim per kete vit, thote z. Fullani.
Shqiptaret jane te ndjeshem ndaj impkatit te mundshem te trazires financiare. Vetem 12 vjet me pare, investuesit vendas humben rreth 2 miliarde dollare ne permbysjen e nje sere skemash mashtruese piramidale, te cilat e fundosen vendin ne nje kaos politik e financiar.