mof_logo_al_p2_copy_1

Rreth MoF

Historiku

Historia e Ministrise se Financave, fillon ne vitet e par ate shekullit te XX, me fillimin e ndertimit te shtetit modern shqiptar.
Pas shpalljes se pavaresise ne qeverine e pare shqiptare te kryesuar nga Ismail Qemali, Ministri I pare I Financave ka qene Abdi Toptani.
Pas kongresit te Lushnjes ne 1921 e mbas krijimit te Qeverise Kombetare u be e mundur vendosja ne Tirane e Ministrise se Financave dhe shtrirja e pushtetit dhe funksioneve te saj ne te gjithe vendin.
Nga viti 1912-1939 Ministria e Financave eshte drejtuar nga 17 personalitete te ndryshem, nderkohe qe ne vitet 1939-1944, kjo ministra eshte drejtuar nga 3 Ministra, gjithashtu Ministria e Financave ne vitet 1945-1990 eshte drejtuar nga 10 ministra.
Fillimi I viteve ’90 dhe permbysja e sistemit monopartiak dhe fillimi I ndertimit te ekonomise se tregut, solli edhe nevojen e ndryshimeve rrenjesore ne financat shqiptare. Pas vitit ’92 filloi edhe trasformimi I sistemit financiar me reforma te thella fiskale dhe administrative.
Prej vitit 1991 Ministria e Financave eshte drejtuar nga 9 ministra, personalitete te ekonomise dhe financave qe ndryshuan dhe reformuan sistemin financiar shqiptar.
Nga viti 2005 e ne vazhdim pas rikthimit te Partise Demokratike ne pushtet, Ministria e Financave ka njohur reforma te thella legjislative, financiare dhe administrative te cilat kane luftuar dhe luftrojne korrupsionin, si dhe i kane dhene vendit rritme te larta zhvillimi dhe progresi. Ne saje te ketyre reformave eshte ulur informaliteti dhe jane shtuar te ardhurat ne buxhetin e shtetit.

Objektivat

Objektivat kryesore të Ministrisë së Financave do të bazohen në konsolidimin e reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, në reforma që do të lehtësojnë dhe ndihmojnë më tej zhvillimin e sipërmarrjes private dhe në prosperitetin e vendit,  dhe që do të sigurojnë qëndrueshmëri të financave publike. Sektori i financave publike do të jete i orientuar profesionalisht drejt mobilizimit dhe perdorimit me eficence, efikasitet, transparence dhe integritet, te burimeve financiare te vendit, ne perputhje me politiken dhe prioritetet e Programit te Qeverise dhe Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim. Gjatë katër viteve në vazhdim do të synohet një rritje ekonomike mbi 6 përqind në vit; do të mbështetet objektivi për inflacionin në kufijtë 2-4 perqind.  Nga njëra anë, nëpërmjet mbajtes në nivele të ulta të taksave,  reduktimit akoma më tej të barrierave burokratike e përmirësimit të adimistratave tatimore e doganaore do të synohet minimizimi i informalitetit e evazionit fiskal, rritja e bazës së taksueshme e rrija e të ardhurave në buxhetin e shtetit me mesatarisht mbi 11 përqind në vit, e nga ana tjetër do të ruhet niveli i lartë i investimeve publike në infrastrukturë, arsim dhe shëndetesi dhe do të rriten investimet në sektore të tjerë, do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve dhe do të ulet niveli i borxhit publik. Njëkohësisht do të ndërmerren reforma ligjore dhe administrative që sigurojne përputhje të politikave dhe legjislacionit tonë për financat publike me politikat dhe praktitat e vendeve të Bashkimit European.  I gjithë aktiviteti i Ministrisë së Financave dhe objektivat e saj për periudhën e ardhshme katër vjeçare janë në përputhje të plotë me angazhimet dhe kërkesat e BE për marrjen e statusit të vendit kandidat e më tej aderimit me të drejta të plota në këtë komunitet.

Vizioni

Sektori i financave publike do te jete i orientuar profesionalisht drejt mobilizimit dhe perdorimit me eficence, efikasitet, transparence dhe integritet, te burimeve financiare te vendit, ne perputhje me politiken dhe prioritetet e Programit te Qeverise dhe Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim. Ne fushen e programimit buxhetor, synohet te permiresohet proçesi i programimit afatmesem dhe harmonizimi i plote i tij me dokumentet strategjike, nen konceptet baze te Sistemit te Planifikimit te Integruar. Reformat ne kete fushe synojne shperndarjen strategjike te burimeve ne perputhje me objektivat dhe politikat e qeverise, permiresimin e lidhjes se objektivave afatmesme me ato te buxhetit vjetor si dhe buxhetimin ne baze programesh dhe performance.
Ne zbatim te Ligjit nr.9936, date 26.06.2008 per "Manaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republiken e Shqiperise", ne vitin 2009 proçesi i planifikimit te buxhetit afatmesem (PBA) do te zbatohet ne te gjithe njesite e qeverisjes se pergjithshme dhe fondet speciale te tyre. Ky ligj ka mundesuar perafrimin me standartet europiane dhe me standartet e transparences fiskale te Fondit Monetar Nderkombetar, rreth buxhetimit mbi baze performance dhe do te perdoret per te mbeshtetur me mire disiplinen fiskale, efiçencen e shpenzimeve sektoriale dhe shperndarjen e burimeve ne fushat me prioritet kombetar.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al