- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
Rruga per ne Evrope: Program i Reformes ne Kontabilitet dhe Fuqizimi Institucional
(REPARIS)
eshte nje program rajonal qe ka per qellim krijimin e nje ambjenti per politika transparente dhe nje kuadri efektiv institucional per raportimin e shoqerive ne Evropen Juglindore dhe Qendrore. Vendet pjesemarrese perfshijne Shqiperine, Bosnjen & Hercegovinen, Kroacine, Kosoven, Republiken ish-Jugosllave te Maqedonise, Moldavine, Malin e Zi, dhe Serbine.
REPARIS eshte ndertuar rreth prezantimit, implementimit, dhe zbatimit efektiv te akteveve te acquis communautaire te BE, me nje objektiv per te stimuluar investimet e huaja direkte dhe te portofolit, forcuar zhvillimet ne sektorin privat dhe financiar, permiresuar ambjentin e biznesit dhe klimen e investimeve, dhe lehtesuar integrimin potencial ne Bashkimin Evropian.
REPARIS eshte pjese e Qendres per Reformat ne Raportimin Financiar me zyre qendrore ne Vjene, Austri. Ajo eshte pergjegjese per aktivitetet e raportimit financiar te sektorit te shoqerive ne Evrope dhe Azine Qendrore (ECA). Qendra ofron sherbime njohurish dhe asistence per zhvillimin e kapaciteteve. Sherbimet perfshijne keshillimet dhe analizat, zhvillimin e njohurive dhe te aftesive, transferimin e know-how, si dhe asistence teknike dhe forcim institucional.
Shqiperia eshte aktivisht e perfshire ne aktivitetet e REPARIS, qe nga krijimi i tij. Ministria e Financave eshte institucioni qendror qe drejton reformat kombetare ne raportimin financiar dhe auditim. Bashkepunimi i Ministrise me programin REPARIS ka mundesuar nje ambjent mbeshtetes per reformat, dhe ka shtruar rrugen per aktivitete implementuese konkrete ne te ardhmen. Anetaret e Komitetit Kombetar Drejtues per reformen ne Raportimin Financiar, i drejtuar nga Zv. Ministri i Financave, z. Nezir Haldeda, kane marre pjese dhe kontribuar ne eventet e KtP-te (Komunitetet e Praktikes) dhe aktivitetet e tjera te REPARIS.
Aktivitetet kryesore te zhvilluara nen programin REPARIS:
Informacion te detajuar rreth objektivave, aktiviteteve dhe arritjeve te programit REPARIS mund te gjeni ne click here
Komuniteti i praktikes i dedikuar ndaj ceshtjeve te raportimit financiar;
Komuniteti i praktikes i dedikuar ndaj ceshtjeve te profesionit te auditit dhe mbikeqyrjes publike te eksperteve;
Komuniteti i praktikes i dedikuar ndaj ceshtjeve te arsimimit dhe trajnimit ne kontabilitet dhe auditim;
Seminare tematke per implementimin e SNRF-ve ne disa sektore te rregulluar (bankar, sigurime, etj.);