mof_logo_al_p2_copy_1

Pyetje - pergjigjet e konferences per realizimet e 3 mujorit te pare te 2007-es

Pyetje :  Si shpjegohet doreheqja e dy krereve me te larte te tatimeve, kur ekziston nje klime e ashper ne marredheniet me biznesin?
Pergjigje : Drejtori i pergjithshem i tatimeve, ne kete periudhe gati 2 vjecare te punes se tij ka demonstruar perkushtim, angazhim, ndershmeri dhe nje bashkepunim teper te ngushte me administraten dhe me biznesin. Sigurisht qe ai mbetet ne teresi i vleresuar nga ana jone dhe ka kerkuar, per shkak te ngarkeses qe ka kjo njesi, te mund te pozicionohet ne nje vend tjeter te rendesishem ne administraten publike dhe per te krijuar me shume hapesire dhe mundesi qe te marre me shume ritem puna ne administraten tatimore...

Pyetje : 2 muaj para hartimit te paketes fiskale, a ka nje projekt per ndryshimet? A do jete pjese e paketes dhe pergjegjesia e personave juridike qe po diskutohet aktualisht ne komisionet e Kuvendit dhe qe duket se e con me tej ashpersine e shtetit ndaj biznesit?

Pergjigje : Sigurisht qe kane filluar pergatitjet per paketen fiskale. Ne neser fillojme konsultat dhe takimet me nje mision te FMN-se, me te cilin do te detajojme te gjithe elementet e paketes fiskale. Ne kemi nje marreveshje me Fondin dhe gjithe politikat tona fiskale duhet te behen ne negociata dhe nq mirekuptim me ta. Ne besojme se do ta gjejme mirekuptimin, sepse ecuria e deritanishme na garanton ne masa eficente dhe rezultate pozitive. Me te perfunduar negociatat do te hedhim ne kohe per diskutim publik paketen e re fiskale, e cila besoj se nuk do te kete debate dhe kundershti, pasi bazohet teresisht ne pergjysmimin e nivelit te taksave. Per sa i takon ligjit qe ju permendet dhe eshte ne Kuvend, ai nuk ka te beje me administraten fiskale, perkundrazi ka te beje me ceshtjet penale. Ne merremi vetem me ceshtjet administrative dhe perben nje detyrim, nje angazhim te marre prej shume vitesh nga qeveria shqiptare ne raport me angazhimet qe ka me BE-ne.

Pyetje : Kush do e zevendesoje z. Prifti ?

Pergjigje :  Do ta merrni vesh ne kohe se kush do ta zevendesoje.

Pyetje : A mund te na tregoni ndonje detaj per buxhetin suplementar. Cfare do te synohet me te?

Pergjigje : Ne e quajme buxhet suplementar, por rishikimi i buxhetit ne muajin korrik, duhet te beje nje praktike konstante te qeverive ne Shqiperi, sepse kjo eshte praktike qe ndiqet dhe ne shume vende te tjera dhe detyrohet nga dy faktore. Se pari nga fakti qe ne procesin e programimit ne ende kemi probleme, jemi deficitare dhe ne ekzekutim e siper te buxhetit verehen deviacione, mosrealizim dhe deshtime te tenderave apo projekteve per arsye teknike dhe kjo perben nje domosdoshmeri, perballe faktit qe ne per sa i takon realizimit te te ardhurave po shkojme gjithnje sipas programit dhe me tejkalim nga programi. Pra eshte ky faktor. Ne qofte se ne vitet e meparshme realisht nuk behej buxhet suplementar, sepse mendohej qe permes mosrealizimit te shpenzimeve, permes deshtimit te tenderave, mosrealizimit te projekteve te mund te mbulohej mosrealizimi i te ardhurave buxhetore. Ne nuk jemi ne kete situate, por po realizojme totalisht programin e te ardhurave dhe me ambicien per te tejkaluar programin tone, per t'i dhene me shume hapesire dhe mundesi rritjes se shpenzimeve. Perballe kesaj situate eshte e domosdoshme qe cdo vit, ne muajin korrik te behen rialokime te nevojshme per te rritur nivelin e shpenzimeve publike dhe permiresimin e sherbimeve publike qe ofron qeveria. Se dyti, ne ne muajin korrik, sikurse edhe ne vitin e kaluar, edhe kete vit, edhe ne vijimesi duhet pergatitur gjithmone e ashtuquajtura Pakete Fiskale, e cila ne te vertete nenkupton nje reforme fiskale, e cila do te jete ne progres te vazhdueshem. Kjo reforme fiskale jep efektet e saj, pavaresisht se hyn ne fuqi me 1 korrik apo 1 janar. Sigurisht qe ajo ka nevoje qe te shoqerohet dhe me rregullimet e nevojshme edhe ne programin buxhetor. Prandaj edhe kjo detyron marrjen e nje mase te dyte, e nje buxheti tjeter suplementar. 

Pyetje : Lidhur me luften kunder informalitetit qe ka ndermarre qeveria, a ia ka vlejtur barra qerane, qe te krijohet nje tensionin kaq i madhe ne qarqet e biznesit  per disa gjoba apo detyrime te prapambetura?

Pergjigje : Per sa i takon angazhimit te qeverise, Ministrise se Financave dhe besoj te gjithe institucioneve te shtetit shqiptar per te zbatuar me rigorozitet ligjin, per te luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal, per te shnderruar ekonomine e tregut ne Shqiperi ne nje ekonomi transparente dhe konkurruese ja vlen cdo perpjekje dhe ne cdo kohe. Ketu nuk behet fjale per te vendosur disa gjoba, apo per te vendosur disa detyrime, pasi gjobat kane ekzistuar edhe me perpara  dhe ne permasa edhe me te medha nga ato qe u konfirmuan me ligjin e fundit qe u miratua ne Kuvend. Ketu eshte fjala per te krijuar hapesirat e nevojshme qe ligji te zbatohet ne menyre rigoroze, te barabarte nga te gjithe. Ajo qe eshte me e rendesishme, dhe une jam plotesisht i bindur, qe ambienti ne teresi shoqeror, ekonomik dhe politik ne Shqiperi,  ka nevoje t'i riktheje lirine tregut, i cili perben thelbin e te gjitha lirive dhe te drejtave qe individet duhet t'i gezojne ne nje shoqeri te lire dhe demokratike.

Pyetje : A do merret ndonje iniciative per te ndryshuar Kodin Doganor, ku penalitetet jane teper te larta?

Pergjigje : Sigurisht qe ka qene dhe do te mbetet nje angazhim i Ministrise se Financave dhe qeverise shqiptare qe te punoje ne te dy anet per te rritur partneritetin me biznesin. Dhe ne emer te partneritetit me biznesin, per te forcuar kete partneritet dhe per ta bere ate te denje dhe te drejte, ne ndermorem disa masa te cilat jane miratuar tashme ne Kuvend dhe jemi duke programuar masa te tjera. Vendosja e rregullit dhe e ligjit ne treg, do te na krijoje kushte dhe mundesi per te zbutur disa penalitete qe ekzistojne ne kuadrin tone ligjor dhe qe jane miratuar ne vitin '99 dhe qe jane shume te forta dhe ju permendet Kodin Doganor, ku gjobat shkojne deri ne 5 fish. Nderkohe qe jemi duke reflektuar, qe ne kuadrin e ketij permiresimi te partneritetit dhe uljes se taksave, te mund te bejme dhe zgjidhje te tjera per borxhet, qe kane krijuar permes levizjeve te ndryshme ligjore, ne periudhen e kaluar dhe qe sic e dini jane ne nje mase prej rreth 450 milione dollare. Te gjitha keto do te bejne qe ne jo thjesht te permiresojme rritjen e arketimeve nga detyrimet e prapambetura, por do te krijojme nje ambient te besueshem dhe partnere te besueshem midis qeverise dhe biznesit dhe vete biznesit ne treg.

Pyetje :  Cilat taksa do te pergjysmohen?

Pergjigje : Sic thashe, lidhur me Paketen Fiskale, ju jeni ne dijeni qe ambicia e qeverise, programi i qeverise eshte per te shkuar tek taksa e sheshte.  Dhe kjo taksa e sheshte te mos mbetet ne nivelin qe eshte prej 20 %, por duke e pergjysmuar dhe duke shkuar ne 10 %. Nje mase e tille mendoj se eshte e nevojshme dhe pozitive. Sigurisht qe nuk eshte kryesorja ne krijimin e nje ambienti shume te pershtatshem per investime te huaja, pasi ne te njejten mase, besoj une, ndikon edhe niveli i sherbimeve publike dhe infrastruktures publike qe ofron Shqiperia per investitoret e huaj. Besoj se eshte e domosdoshme te shkojme paralelisht ne te dy krahet, duke zbutur nivelin e taksave, duke forcuar konkurrencen ne treg permes eliminimit te situatave monopol dhe goditjes se evazionit fiskal, formalizimit te plote te ekonomise dhe nga ana tjeter, duke permiresuar ndjeshem infrastrukturen dhe sherbimet publike qe ofron Shqiperia e prej te cilave perfitojne bizneset dhe qe jane teper te nevojshme per nje zhvillim normal te biznesit. Pra mendoj qe ky mbetet interesi yne. Nuk kemi nje dimension te shkeputur as ate te uljes me cdo kusht te taksave, as ate te vendosjes se rregullave te lojes per te gjithe biznesmenet ne treg dhe eliminimin e evazionit dhe informalitetit ne treg, por njekohesisht edhe krijimin e te gjithe ambientit tjeter qe krijon kushte dhe mundesi per nje pjesemarrje me te madhe te investitoreve te drejtperdrejte ne tregun shqiptar.

Pyetje : Si do te veprohet me borxhet e prapambetura?

Pergjigje : Sigurisht ju po e shihni qe ne po ecim me shpejtesi per te dominuar mbi informalitetit dhe kemi zgjedhur nje strategji. Se pari: ulja e barrierave per t'u futur ne treg. Dhe kjo nenkupton ne radhe te pare uljen e barrieres fiskale. Nga korriku do te kemi te gjithe taksat, sa gjysma e atyre qe ishin ne vitin 2005 dhe kjo per biznesin eshte nje ftese shume e forte per te dale nga anonimiteti dhe nga informalitetit dhe per te qene realisht te barabarte dhe konkurrues ne tregun e brendshem. Ulja e barrierave fiskale dhe gjithe barrierave per t'u futur ne treg, pakesimi i burokracive zbritja nga 40 dite, ne 8 dite ( sot ) dhe ne 1 dite mendohet te zbritet per te hyre dhe dale nga tregu, ulja e kostos se hyrjes dhe daljes nga tregu, (cmimeve te regjistrimit, licencave, patentave etj) te gjitha keto, kane kerkuar edhe permiresimin e masave, forcimin e masave ndeshkimore per ata qe edhe ne keto kushte dhe rrethana nuk duan t'i nenshtrohen ligjit dhe nuk duan te jene te barabarte me konkurrentet e tyre. E gjithe kjo do te krijoje kushte dhe mundesi qe edhe borxhet e prapambetura, te mund te trajtohen me nje vendim te parlamentit permes ligjit, ne ate forme qe te krijoje kushte qe detyrimet te nxirren por pa shkaktuar falimentim tek bizneset, per shkak te borxheve qe kane krijuar me heret. Pra do te mundohemi te ruajme frymen miqesore te partneritetit me komunitetin e biznesit. Zhurma e ngritur ne treg, besoj perben vetem nje perpjekje jo fort dinjitoze te asaj pjese te biznesit, e cila ne perpelitjet e fundit mendon te bllokoje reformat per dominimin ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal. Ne jemi te vendosur per t'i cuar deri ne fund keto reforma, sepse jemi te bindur qe jane ne dobi te te gjithe shqiptareve dhe ne radhe te pare te vete biznesit shqiptar.

Pyetje :Sa do te jete efekti ne buxhet i takses se sheshte dhe cfare masash do te merren per te kompensuar humbjet?

Pergjigje : Nese do te kishim nje llogaritje lineare do te thoshim qe efekti eshte nga 24 - 25 miliard leke qe eshte Tatimi mbi Fitimin, i pergjysmuar do te jape nje efekt prej 12 miliard lekesh. Ne fakt ne nuk kemi llogaritur kete efekt, por vetem rreth 7 - 8 miliard leke. Por mendojme se keto efekte nuk do te jene as ne keto permasa. Ne do t'i eliminojme duke permiresuar administrimin, zgjerimit te bazes se tatueshme,  dominimit mbi informalitetit dhe evazionin fiskal dhe perafrimin e taksave me xhiron e vertete ekonomike qe kane bizneset. Ne jemi duke marre nje sere masash ne modelin e te gjithe vendeve te tjera te zhvilluara dhe demokracive perendimore, per te vendosur rregullin dhe ligjin ne treg.

Pyetje : Gjate 3 mujorit, sa ka qene numri i kontrolleve ne total qe u jane bere subjekteve? Dhe sa eshte masa e parave te arketuara prej tyre ?

Pergjigje : Jane me mijera kontrolle, sepse ne sic thashe ka nje detyrim administrata tatimore dhe doganore per numrin e kontrolleve. Ata qe jane ne grupin e bizneseve VIP, jane te detyruar te kontrollohen ne nje periudhe 3 vjecare, bizneset e TVSH-se kane nje periudhe, per kontroll te plote brenda 5 vjeteve dhe bizneset e tjera kane detyrim per te qene te kontrolluara, rreth 40 % e tyre brenda 5 viteve. Pra nje program dhe kur behet fjale per 100 mije biznese, sigurisht qe cdo vit i bie te kontrollohen rreth 20 mije biznese. Programi i tremujorit te pare te ketij viti, ka perfshire rreth 3500 biznese, sipas informacioneve qe kam dhe vazhdon programi per te zgjeruar dhe per plotesuar detyrimet qe ka administrata tatimore ne zbatim te ligjit per inspektimet fiskale dhe kontrollet e plota. Sigurisht ka efekte ne rritje, por shifren nuk e kam te sakte dhe nuk jam i interesuar per shifra por per procesin dhe plotesimin deri ne fund te detyrimeve ligjore qe ka administrata tatimore.

Pyetje : Per hir te transparences, cilat jane ato kompani qe kane borxhe? Sepse duket sikur kjo barre bie mbi te gjithe biznesin.

Pergjigje : Bizneset qe kane kete borxh, sigurisht qe e dine. Ne i kemi te detajuara edhe per cdo biznes. Sigurisht qe nxjerrja e borxhit do te krijoje probleme te medha mes tyre. Nderkohe borxhi vazhdon te rritet dhe per shkak te mospagimit te principalit fillestar dhe interesat vazhdojne te perllogariten sipas ligjit. Kjo ben qe te kemi nje proces ortek ne rritjen e borxhit, prandaj mendojme se kjo ceshtje do te kerkoje nje zgjidhe te shpejte dhe ne jemi duke e menduar, per te sistemuar teresisht dhe perfundimisht kete borxh. Nga ana tjeter, po bejme kujdes qe vete buxheti i shtetit te mos kete borxh ndaj biznesit dhe kemi paguar e do te vazhdojme te paguajme, te gjithe detyrimet qe ka administrata ndaj biznesit. Nderkohe qe borxhi mbetet dhe shqiptaret e dine shume mire se cdo te thote borxh. Vetem disa biznesmene mendojne se borxhet mund te fshihen sipas ministrave apo sipas ngjarjeve mediatike.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al