- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
Të nderuar zonja dhe zotërinj, anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,
Qeveria prezanton nga sot publikisht dhe për debat të gjerë Projekt Buxhetin e vitit 2012, si një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm i zhvillimeve në jetën ekonomike, institucionale dhe politike të vendit, si një ftesë për përgjegjshmëri, në një debat të gjerë i cili reflekton specifikat e zhvillimeve ekonomike, jo vetëm në tregun tonë të brendshëm, por edhe në nivel rajonal dhe më gjerë.
Projekti Buxheti që ne prezantojmë publikisht nga dita e sotme bazohet në disa shtylla. Së pari në një analizë realiste të ecurisë së zhvillimeve ekonomike në ekonominë shqiptare përgjatë periudhës së krizës ekonomike globale. Së dyti bazohet në tendencën më të fundit, dhe pritshmërinë për vitin 2012 që vendet e eurozonës programojnë. Një pritshmëri e cila del nga programet afatmesme të zhvillimeve ekonomike në vendin tonë dhe ekonomive të rajonit dhe zonës së euros. Së treti bazohet në specifikat konkrete të ekonomisë shqiptare dhe faktit që përgjithë kësaj periudhe të krizëës ekonomike globale ekonomia e vendit tonë nuk u përfshi në recesion. Cka përbën një avantazh dhe një mundësi për të programuar në mënyrë më të guximshme zhvillimet perspektive të vendit.
Projekt Buxheti i vitit 2012 është një program konservativ në drejtim të një përpjekje për të dhënë një kontribut të çmuar në stabilitetin makro-ekonomik të vendit, përmes financave publike. Një maturi e qeverisë për të programuar jo me rezerva, por nusur dhe nga pritshmëritë jo fort pozitive që do të kete hapësira e euro zonës.
Për të kuptuar thelbin e Projekt Buxhetit të vitit 2012, më lejoni që të prezantoj një ecuri të aspekteve kryesore të ekonomisë shqiptare. Periudha e krizës ekonomike globale, deri më sot 2009-2011, ka qenë një periudhe që edhe ekonomia shqiptare ka ndjerë presionet e pandërprera të kësaj krize, krizës më të thellë ekonomike që prej më shumë se një shekulli ka përfshire ekonominë e eurozonës. Përtej gjithë këtij presioni të madh dhe negativ të zhvillimeve në ekonominë globale, ekonomia shqiptare ka mundur të ruajë në terrësi parametrat e saj në nivele relativisht të kënaqshëm. Jo vetëm u arrit të evitohej recensioni ekonomik, por unë do të thoja se ekonomia shqiptare vijoi të rritej, përgjatë periudhës 2009-2011, mbi 3%, kundrejt një rritje mesatare prej 0% të vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore (ku përfshihen Bosnia dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polinia, Rumania, Serbia dhe Turqia), në tërrësinë e tyre këto vende gjatë tre viteve të fundit pasi ranë në recesion ekonomik, vijojnë të ngelen me një rritje mesatare ekonomike prej 0%, duke ditur që në këtë hapërirë ka edhe vende të tjera si Polonia dhe Turqia që kanë rritjen më të lartë ekonomike të hapësirës së zonës euro.
Në të njëjtën periudhë inflacioni në ekonominë tonë është vërtetuar në një nivel mesatar 3.2%, ndërkohë që inflacioni mesatar i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ka qenë ne nivelin 3.7%.
Kush kanë qenë faktorët që bllokuan recensionin në ekonominë shqiptare, dhe sollën një performancë pozitive krahasuar me vendet e tjera të rajonit?
Së pari do të përmendja faktin që ne patëm një sistem bankar të stabilizuar, likuid dhe të paprekur nga fenomenet që shkaktuan tullumbacen financiare të ekonomisë botërore.
Së dyti duhet përmendur një terrësi reformash në ekonominë shqiptare, të mara në periudhën përpara krizës ekonomike globale, reforma strukturore të cilat synonin mbajten e një rritemi tepër të lartë të zhvillimit të ekonomisë së vendit, rritëm i cili u demonstrua dhe efekte të cilat u vërejtën në vitin 2008, ku ekonomia shqiptare u rrit me 8%, duke qenë dukshëm mbi nivelin mesatar historik, të rritmeve të rritjes të ekonomisë së vendit tonë, dhe dukshëm mbi nivelin më të lartë të arritur në hapësirën e Europës Qendrore dhe Lindore, vende të cilat kanë pasur një rritje më të lartë ekonomike krahasuar me hapësirën tjetër të zonës Europiane.
Së treti u bllokua nga një politikë nxitëse fiskale, përgjate periudhës së parë të krizës. Ju e dini që nga ana e qeverisë u ndërmorën masa përgjatë viit 2009, dhe pjesërish gjatë vitit 2008, për të rritur rolin aktiv të buxhetit për bllokimin e efekteve të krizës në paralizimin e ekonomisë së vendit, duke investuar në ekonomi të ardhura të konsiderueshme, të arketuara nga procesi i privatizimit të ndërmarjeve strategjike, me nje vlere rreth 300 milion euro dhe njëkohësisht një përpjekje për të dalë në tregjet financiare ndërkombëtare e globale, pikërisht në një kohë të papërshtarshme por jashtëzakonisht të domosdoshme për të mos tronditur parametrat e tregut monetar të vendit.
Së fundi ekonomia shqiptare vijoi të mbetet dhe do të vazhdojë të mbetet jashtë vorbullës së recesionit e krizës ekonomike globale edhe për një fakt që qeveria shqiptare ka demonstruar një vetëdije dhe vetpërmbajtje në dominimin e situatës, në ristabilizimin e treguesve makro-ekonomikë, pjesë dhe kontribut i të cilit është dhe ky projekt që ju keni në dorë, Projekt Buxheti i vitit 2012, kontribut i cili konsiston në minimizimin e deficiteve vjetore, në përpjekjet dhe ne suksesin për uljen e Borxhit Publik, përtej presioneve të krizës ekonomike globale dhe zhvillimeve që kanë ekonomitë e vendeve të tjera të rajonit.
Mjafton t’ju përmend që edhe pse është evidentuar nga shumë qëndrime në politikën shqiptare, se Borxhi Publik po rritet apo është në nivele të larta, mund tju them se borxhi publik gjatë gjithë kësaj periudhe nga viti 2008 deri në 2011, u rrit vetëm me 4.3 % të PBB në krahasim me 11. 1% që kanë rritjen vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, për më tepër në këtë rritje 2% janë zgjidhja e borxheve të vjetra të borxheve komuniste me një sërë vendesh përfshi dhe vendet e rajonit tonë, të cilat kanë qenë të programuara dhe kanë qenë pjesë e plotësimit të standardeve financiare të vendit tonë.
Në vijimësi të këtyre efekteve të krizës ekonomike globale në treguesit makro-ekonomikë të vendit dhe përpjekjeve për ti stabilizuar nga ana e qeverisë vërehet dhe një efekt në të ardhurat e buxhetit. Gjatë kësaj periudhe të ardhurat kanë patur një rritje pozitive, c’ka është për t’u theksuar në mënyrë të vecantë, por me rritme dukshëm më të ulta nga periudha e para krizës. Megjithatë rritmi i rritjes të të ardhurave përgjatë periudhës 2009 – 2011 janë rritur me mesatarisht 5.2% nga viti në vit, dhe është dukshëm më i lartë prej rritjes 2.9%, që kanë pasur vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore. Dukshëm performanca e administratës fiskale dhe ekonomisë, ka qenë pozitive edhe në mundësitë për të ofruar të ardhura financiare për buxhetin e shtetit, dhe për të mënjanuar efektet që vinin nga presionet e krizës ekonomike globale, sidomos në tregun e produkteve ushqimore dhe që vazhdojnë të mbeten të larta.
Viti 2010 rezultoi një vit terrësisht me zhvillime pozitive për ekonominë e vendit, me një rritje të PPB prej 3.8%, më një trend rritës përgjatë gjithë vitit duke filluar me 2% gjatë tremujorit të parë dhe duke arritur në 5.6% në tremujorin e fundit të vitit 2010, me një dominim që ka të bëjë me inflacionin dhe treguesit e tjerë financiare të cilët përmenden në mënyrë të vecantë më poshtë.
Ky trend pozitiv i zhvillimeve ekonomike të vendit ka vijuar të jetë pozitiv edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, në tremujorin e parë të këtij viti është 3.4%, dhe në vijimësi demonstrohet një rritje pozitive e ekonomisë shqiptare, por jo në parametrat që ne kishim programuar në fillim të vitit dhe jo në pritshmërinë që kishte dhe eurozona, e cila programonte që në vitin 2011 të kishte një zhvillim pozitiv në hapësirën e eurozonës, por në të vërtetë faktet demonstruan një zhvillim terrësisht negativ, më të dobëtin në të gjithë periudhën e krizës ekonomike globale, cka ka impaktuar edhe ritmet e rritjes së ekonomisë sonë dhe që na detyroi që të bejmë rishikimin e buxhetit, në Qershor të këtij viti.
Rritja ekonomike parashikohet që të jetë rreth 4%, përgjatë gjithë vitit 2011, në kushtet e verifikimit të një rritjeje të tillë sigurisht që programi makro-fiskal i paraqitur nga qeveria do të jetë terrësisht i mundshëm, për t’u realizuar, jashte ndërhyrjeve të mundshme specifike.
Për vitin 2010, tregu i punës ka pasur një përmirësim të lehtë. Numri i të punësuarve u rrit dhe me 2%, krahasuar me një normë papunësie të një viti më parë, nga 13.8% niveli i papunësisë zbriti në 13.5%. Tregu i punës ka njohur përmirësim të mëtejshëm gjatë gjashmujorit të parë të vitit 2011. Punësimi u rrit me 1.4%, krahasuar me fundin e 2010, ose më një përmirësim rreth 3% krahasuar me pirudhën 6-mujore të një viti më parë.
Norma e papunësisë do të vijojë të ulet dhe mendohet që në fund të tremujorit të tretë të këtij viti zbresë në 13.3%.
Norma mesatare e inflacionit përgjatë vitit 2010 ishte 3.6%, duke qëndruar dukshëm brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë, edhe pse presionet inflacioniste të këtij viti kanë qenë evidente. Ky presion inflacionist pati një sërë faktorësh, faktorë që vinin nga tregu i karburanteve, faktorë që vinin nga tregu i produkteve ushqimore, faktorë që vinin nga ndryshimi i cmimeve të rregulluara sidomos i energjisë elektrike, megjithatë presioni erdhi duke u zbutur duke zbritur në fund të muajit Gusht në nivelin 3.1% dhe për të zbritur pastaj në fund të Shtatorit në nivelin 2.8%, pra tërrësisht nën kontrrol dhe në parametrat më pozitivë në trendin historik të këtij treguesi makro-ekonomik.
Bilanci i pagesave (BP) regjistroi një sufiçit të konsiderueshëm përgjatë vitit 2010, prej rreth 180 milionë Euro dhe stoku i rezervave valutore arriti nivelin e 1.9 miliardë Euro, mëse i mjaftueshëm për detyrimin ligjor dhe kushtetues të plotësimit të 4.5 muaj importi te mallrave dhe shërbimeve nga jashtë, tërrësisht me rezerven valutore të Bankës së Shqipërisë.
Një zhvillim tjetër për tu theksuar gjatë vitit 2010 ishte rritja e investimeve të huaja direkte. Flukset hyrëse të IHD u rritën me 23% gjatë vitit 2010 duke financuar rreth 80% të deficitit të llogarisë korrente, nga niveli historik prej rreth 50% dhe vlen për t’u theksuar se gjatë vitit 2010 nuk pati privatizime, ato ishin investime të drejt për drejta në ekonominë reale ose të ashtuquajtura të llojit “green-field”.
Luhatjet e kursit të këmbimit tashmë janë stabilizuar, pas disa luhatjeve në vitin 2009.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 pozicioni i jashtëm i vendit u përkeqësua disi. Bilanci i pagesave regjistroi një deficit prej 79 milionë Euro gjatë gjysmës së parë të vitit, nga një deficit prej 7 milionë Euro i regjistruar një vit më parë, dhe reflekton direkt gjendjen e investimeve të huaja të futura gjatë vitit 2010.
Deficiti i llogarisë korrente u rrit me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksporti i mallrave u rrit me 18% gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 nga një rritje prej 66% që shënonte në vitin 2010, dhe reflekton dhe situatën pozitive energjetike të vendit.
Rritja importeve u përshpejtua në 13% nga 3% regjistruar gjatë në vitin 2010, pra kemi një përmirësim, një rrimarje të ekonomisë tregtare te vendit, të importeve kryesisht të investimeve direkte që vijnë kryesisht nga makineritë, pajisjet dhe linjat e prodhimit.
Bilanci Tregtar, reflekton edhe një përkeqësim të mëtejshëm të remitancave me rreth 12% në krahasim me një vit më parë, cka reflekton dhe zhvillimet në ekonomitë kryesore partnere të vendit si Greqia dhe Italia. Megjithatë, kursi i monedhës vendase kundrejt valutave vazhdon të mbetët i stabilizuar, borxhi i jashtëm i vendit nuk pëson një rritje të dukshme por përkundrazi është vetëm 2% krahasuar me periudhën 6 mujore te fund vitit 2010 dhe rezervat valutore janë të mjaftueshme për të financuar rreth 4.3 muaj import mallrash dhe shërbimesh.
Përsa i takon sistemit financiar dhe bankar është rikthyer në maksimum besimi pas goditjeve negative të shkaktuara prej krizës globale gjatë vitit 2009. Përgjatë vitit 2010 depozitat bankare u rritën me 18.5% krahasuar me vitin 2009 dhe e njëjta dinamikë pozitive po vërehet edhe vitit 2011. Depozitat deri në muajin Gusht të këtij viti u rritën me 13.7% (në terma vjetorë) ndërsa kredia mbi ekonominë është rritur me 12.8% dhe ritmi i rritjes së saj është përshpejtuar gjatë vitit. Sistemi bankar është mjaft likuid, gjë kjo e reflektuar edhe koston e shërbimit të Borxhit Publik të Buxhetit të Shtetit, i cili ka një rënie krahasuar me një vit më parë, ndryshe nga sa ndodh me vendet e tjera. Megjithatë, sistemi bankar reflekton një problematikë që ka të bëjë më rritjen e kredive të këqija, ato arrijnë në 18%, në fund të tremujorin e tretë të vitit 2011, cka ka bërë që sistemi bankar të rritë nivelin e provigjioneve, të cilat kanë arritur në fund të tremujorit të tretë të këtij viti në 10% të totalit të kredive nga rreth 8% që ishte në fundin e vitit 2010. Ndërkohë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet në nivel shumë të lartë duke arritur në 15%, nga 12% që ka qenë kërkesa e Bankës së Shqipërisë.
Të ardhurat totale të buxhetit u rritën me 8.6% në 2010 krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet e përgjithshme ishin 4.7% më të ulta. Cka beri që ne të arrinim parametrat dhe objektivat fiskale. Deficiti fiskal në vitin 2010 ishte 3.1% që ka qenë edhe më i ulti historik në financat publike dhe stoku i borxhit ra në nivelin 58.1% të PBB nga 59.3% të PBB që ishte në vitin 2009. Pra 1.2% e GDP u ul në harkun e një viti, gjatë vitit 2010.
Edhe gjatë vitit 2011, norma e rritjes së të ardhurave ka qenë pozitive por e moderuar. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat për periudhën Janar-Tetor ishin 3.5% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shpenzimet e përgjithshme deri në Shtator u rritën me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deficiti fiskal janë në linjë të plotë me parashikimet, rreth 2/3 deficitit fiskal u financua nga huamarrja në burimet e brendshme, vetëm 1/3 nga financimi i huaj, me kreditë e zhvillimit dhe aspak me instrumenta të dala në tregjet financiare ndërkombëtare.
Një prej objektivave kryesorë të politikës fiskale për vitin 2011, është limitimi në një deficit fiskal prej 3.5%, dhe jemi në linjë me këtë objektiv fiskal dhe nuk ka asnjë problem për tu përballur me ndonjë të papritur.
Kjo ecuri pozitive, më konsiderata tërrësisht vlerësuese nga partnerët tanë ekonomikë dhe politike, qoftë nga FMN, BB nga operatorë të tjerë të pavarur në tregjet brendshme të ekonomisë shqiptare por edhe nga Komisioni Europian në raportin e fundit. (kriteri: Ekonomik - nën-kriteri: Ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale – komponenti: Stabiliteti Makroekonomik, fq. 22 – 25).
Në kuadër të këtyre zhvillimeve ekonomike pozitive, por jo të dëshiruara pasi kemi të bëjmë me një pakësim të rritjeve, krahasuar me pritshmërinë tonë dhe programin tonë qevërisës dhe që reflekton presionet e krizës ekonomike globale.
Ne vijmë me buxhetin e vitit 2012 edhe me një kuadër të rishikuar makro-ekonomik për periudhën afatmesme 2012-2014, i cili mer në konsideratë disa prioritete, disa nevoja për ekonominë shqiptare të cilat gradualisht po kthehen në rregull fiskal të hartimit të buxheteve në Shqipëri dhe dëshiroj që kjo të konfirmohet në masë të gjerë në Kuvendin e Shqipërisë.
Së pari, deficiti i përgjithshëm për çdo vit fiskal do të mbetet në nivelin 3%, pra është në përputhje edhe me objektivat dhe direktivat e hapësirës Evropiane, pra një deficit fiskal prej 3% i cili nuk çon dhe nuk prish objektivin e dyte atë të mbajtjes së Borxhit Publik brenda tavanit prej 60%, edhe pse një pjesë e mirë e rritjes së këtij niveli, vjen për shkak të zhvillimeve në kursin e këmbimit, ku euro nga 120 leke shkoi ne 140 lekë gjatë vitit 2009.
Shpenzimet kapitale të buxhetit do të vazhdojnë të mbeten dukshëm më të larta nga deficiti fiskal. Pra deficitin e kemi 3%, shpenzimet publike, investimet publike do të jenë në nivelin 5%, çka do të thotë se 2% e investimeve publike do të financohen nga të ardhurat në tatime dhe dogana dhe jo vetëm nga huamarrja.
Ky orientim i politikës fiskale të qeverisë është në të linjë të plotë me situatën, debatin dhe problematikën aktuale që po zhvillohen në hapësirën e zonës euro dhe ekonomitë periferike me të.
Çfarë parashikojnë treguesit makro në buxhet? Parashikohet një rritje ekonomike rreth në 4.3% dhe kjo rritje ekonomike e rishikuar reflekton ndryshimet dhe zhvillimet në eurozonë. Duhet thënë se masat më të fundit që po merren nga Komisioni Evropian në hapësirën Euro, sigurisht që impaktojnë në një masë jo të vogël edhe ekonomitë e vendeve periferike, në radhë të parë ekonomitë e Evropës Qëndrore dhe Lindore. Ritmet e të cilave kanë filluar jo vetëm të bien, por në mënyrë të dukshme kopiojnë të themi zhvillimet e hapësirës euro për shumë motive, për shumë arsye që kanë të bëjnë me sistemin financiar në këtë hapësirë, dhe reagimin e sistemit financiar ndaj mbështetjes për zhvillim dhe rritje ekonomike e cila ka qenë dhe vijon të mbetet e dobët.
Në këtë kuadër, ne mendojmë të jemi më të kujdesshëm në programim, të bazohemi në burimet financiare të brendshme të ekonomisë shqiptare dhe në një impakt negativ i cili mund të vijë nga një rënie e mëtejshme e rritjes ekonomike në hapësirën e zonës euro. Në radhë të parë me zhvillimet e dy prej vendeve që kemi pasur partneritetin më të zgjeruar ekonomik dhe tregtar që është Italia dhe Greqia.
Ne mendojmë një normë inflacioni të targetuar nga Banka e Shqipërisë prej 3%, plus, minus 1%.
Importi i mallrave skenari jonë parashikon një rritje 6.4%, ndërkohë që viti 2011 dëshmoi një rritje dy herë më të lartë se kjo. Ne nuk besojmë që rritja ekonomike do të bazohet në ekonominë tregtare të importit të mallrave. Jemi ende të bindur që ekonomia shqiptare reagon në mënyrë pozitive dhe zhvillimet përgjatë 6-mujorit të dytë të këtij viti në ekonominë e eksportit “Made in Albania”, dëshmon këtë vitalitet të ekonomisë shqiptare. Se fundmi kemi një raportim për periudhën 10-mujore që konfirmon një rritje prej 30% të eksporteve, çka do të thotë që edhe rritja ekonomike për vitin 2011 është bazuar në ekonominë e eksporteve, edhe pse ajo është dukshëm më e ulët, e përgjysmuar krahasuar me atë të vitit 2010, ajo vijon të mbetet burimi kryesor i rritjes së ekonomisë së vendit. Ne mendojmë që eksportet parashikohen të rriten 15%, krahasuar me këtë vit, pra siç e shikoni që skenari është konservativ dhe i matur.
Mendojmë rruajtjen e parametrave të kursit te këmbimit të lekut me dy valutat kryesore Euro dhe USD.
Bilanci i pagesave parashikohet me një tepricë prej rreth 1.5% të PBB dhe norma e papunësisë programohet të jetë nën nivelin 11.8%.
Parashikimet fiskale të vitit 2012 bazohen ecurinë e deri tanishme, me një shikim kritik të realizimit të objektivave të vitit 2011 pasi tashmë vërehet një dobësi në aktivitetin e brendshëm të ekonomisë shqiptare.
Totali i te ardhurave parashikohet ne nivelin e 355.8 miliard leke, me një rritje prej 8% kundrejt te ardhurave te pritshme per vitin 2011, ose në nivelin 25.5% të PBB, nga ku:
Te ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet të jenë 251.2 miliard lekë, me një rritje prej 8.2% krahasuar me të pritshmin për vitin 2011, ose rreth 18.1% në raport me PBB.
Te ardhurat nga fondet speciale, do të vazhdojnë me një rritje prej 5.6% krahasuar me të pritshmin për vitin 2011. Parashikimi per te ardhurat nga pushteti lokal për vitin 2012, është më realist pasi shikojmë që ecuria e viteve të fundit ka qenë jo pozitive, dhe mendojmë që do të kenë një rritje më të moderuar sesa ka qenë programuar, në programin tonë afatmesëm.
Te ardhurat jo-tatimore parashikohen të vijnë në rënie për shkak të uljes dhe heqjes së një sërë tarifash dhe shërbimeve apo taksash nacionale
Shpenzimet e Buxhetit të shtetit për vitin 2012, parashikohen të jenë në parametra të tilla që të mundësojnë një deficit prej jo më shumë se 3%, ato do të jenë rreth 397 miliard leke ose 28.5% e PBB. Nga pikëpamja e një këndvështrimi makro përbën një kompletim të fizionomisë së qeverisjes së vogël dhe efiçente.
Prioritetet kryesore të qeverisë janë dhe vazhdojnë të mbeten ato që ne kemi deklaruar më përpara: rritja e diferencuar te pagave dhe pensioneve dhe mbështetja e rritjes së investimeve publike në nivelet rreth 5% te PBB, duke ruajtur nivelin më të lartë të investimeve në ekonomi, në të gjithë hapësirën e vendeve të Evropes Qëndrore dhe Lindore.
Shpenzimet e personelit, do të vijojnë të ngelen nën kontroll në raport me PBB më një ulje të mëtejshme, për shkak të pakesimit të numrit të punonjësve në administratë, në terma reale nga 5.2% e PBB në 2011 ne 5.1% e PBB ne 2012.
Shpenzimet operative po ashtu do të vazhdojnë të mbeten nën kontroll, duke ulur më tej shpenzimet në funksionimin e administratave dhe duke rritur pjesë të shpenzimeve administrative që shërbejnë për funksionimin e spitaleve, shkollave, mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore dhe çdo infrastrukture tjetër të shërbimeve publike.
Shpenzimet e Sigurimeve Shoqërore vijojnë të mbeten të larta dhe që reflektojnë politikën e rritjes së pagave dhe pensioneve, dhe sidomos të pensioneve të ulta. Edhen për periudhën në vijim do të alokohen pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të mbledhura nga tatim-taksat për skemën e pensioneve, cka dëshmon ekzistencën dhe mbajtjen e një deficiti të skemës, i cili mund të zgjidhet nëpërmjet një reforme më të madhe dhe më të qënësishme në skemën e sigurimeve shoqërore. Ku pritet dhe kontributi dhe pjesë marrja e opozitës.
Shpenzimet për subvencione do të vijojnë të kenë ulje të vazhdueshme.
Shpenzimet për Pushtetin Vendor do të vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, por gjithmonë e më shumë nga ana e Parlamentit kërkohet rritja e pjesë marrjes aktive të njësive të qeverisjes vendore në zhvillimet ekonomike rajonale. Një protagonizëm më evident i tyre në mbështetjen e potencialeve të zhvillimit ekonomike të zonës. Për herë të parë në vitin 2012, ne propozojmë që rreth 10% të fondit që u jepet komunave dhe bashkive të alokohet për mbështetjen e programit të madh të frutikulturës, duke u bërë bashkë financues së skemës sonë kombëtare, dhe duke ju dhënë një rol evident protagonist edhe pushtetit vendor për të gjithë këtë politikë zhvilluese.
Shpenzimet kapitale siç thashë do të vazhdojnë të mbeten në nivele ende të larta. Po ti marrim nga ana e prioriteteve, veç prioritetit te mbajtjes se stabilitetit makro-ekonomik të vendit, nga pikëpamja e alokimit të shpenzimeve, kemi 3 shtylla:
Rruajtjen e një politike aktive për kërkesën konsumatore, përmes rritjes së pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike.
Së dyti kemi një mbajtje të nivelit të investimeve publike në nivele jo me poshtë se 5% e PBB.
Së treti një priotarizim i politikave për bujqësinë në terrësi dhe kryesisht në mbështetje të pemtarisë dhe fruti-kulturës.
Dhe duke rruajur pastaj të prioritetet e deklaruara të qeverisë që kanë të bejnë me arsimin, shëndetësinë, trajtimin e të përndjekurve politikë etj.
Pra, bejmë fjalë për prioritete në kushtet e zvogëlimit të një buxheti, për ta rikthyer në parametrat që i takon një ekonomie si ajo e vendit tonë, një politike të deklaruar tashmë të një qeverie të vogël, çka e kemi mundësuar, sigurisht që secila prej aktiviteteve do të proporcionohet në këto dimensione. Ajo që shpreh prioritet apo joprioritet, nuk ka të bëjë thjesht me rritjen në vlerë strukturore në total, por ka të bëjë me faktin se në cfarë raport janë aktivitetet e tjera në raport me shërbimet publike që bën qeveria. Në qoftë se mendoni që ne do vazhdojmë me buxhete 35% apo 40% të PBB, që ti shpenzojë qeveria, atëhere mund të bëni krahasime të asaj natyre që sa u rrit, në krahasim me këtë apo atë?
Bejmë fjalë për risjelljen e një buxheti në parametra që të mbështesë zhvillimin e ekonomisë reale, si e vetmja zgjidhje për problemet që kanë qytetarët si i vetmi burim i rritjes së mirqënies shoqërore.