Tiranë me 16.06.2011
Njoftim për shtyp mbi aktivitetin tre ditor te Guvernatorëve te Bankës së Detiti të zi që do të zhvillohet në Tiranë
Në datat 17, 18 dhe 19 Qershor Banka e Detit të Zi për Zhvillim dhe Tregëti (BSTDB) do të zhvillojë në Hotel Sheraton, në Tirane mbledhjen vjetore të Bordit të Guvernatorëve të saj, si dhe mbledhjen e rradhës së Bordit të Drejtorëve.
Synimi i forumit të biznesit është të sjellë ne vemendje potencialet e zhvillimit te vendit tone duke qenë se Shqiperia eshte nje vend i pershtatshem per te investuar (përfshi kuadrin makro-fiskal, politikat monetare, potencialet e pazhvilluara, mbrojtja e investitoreve, etj), pra te identifikohen fushat ku priten zhvillimet me te qenesishme ekonomike te vendit, potencialet kryesore te zhvillimit dhe avantazhet e financimit ne projekte shqiptare.
Ne kete aktivitet do te kete te pranishem nga perfaqesues nga institucione financiare nderkombëtare me prezence aktuale ose te ardhshme ne Shqiperi, si dhe perfaqesues te trupit diplomatik dhe komunitetit te biznesit. Ne aktivitet do te prezantohet dhe Strategjia Afatmesme e Bankes per Shqiperine (bashkengjitur).
Të premten me 17 qershor, ora 10.00 mediat janë të ftuara të ndjekin celjen e punimeve ( për rreth 30 minutat e para). Ndërkohë që pas mbarimit të mbledhjes së guvernatorëve, të dielën më 19 qershor në orën 16:00 do të zhvillohet nje “Business Forum”. Aktiviteti do të fillojë më nje fjalim të Ministrit të Financave z. Ridvan Bode dhe z. Fatos Ibrahimi, zv.guvernator i Bankës së Shqiëprisë.
Banka e Detit te Zi per Zhvillim dhe Tregeti eshte nje institucion bankar zhvillimi, misioni i se ciles eshte te ndihmoje ne permiresimin e klimes se bashkepunimit ekonomik te vendeve pjesmemarrese nepermjet kreditimit ne fusha te ndryshme te sektorit privat dhe atij publik. Banka eshte prezente ne Shqiperi me 5 projekte ne sektorin privat, nderkohe qe ne sektorin publik i vetmi investim i deritanishem i saj eshte investimi prej USD 10 milione ne Eurobondin shqiptar.
Banka e Detit te Zi per Zhvillim dhe Tregeti eshte themeluar ne vitin 1999 nga 11 me pjesemarrjen e 11 vendeve si aksionere (9 vende te rajonit te Detit te Zi, si dhe Greqia e Shqiperia).