Njoftim për shtyp

Ministria e Financave fton donatorët, bizneset dhe qytetarët që të kontribuojnë me ndihma monetare për banorët e dëmtuar nga përmbytjet.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet në Shkodër dhe zona të tjera në vend, Ministria e Financave njofton se ka hapur numra llogarie në të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga katastrofa.
Ministria e Financave fton të gjithë donatorët, organizatat e bamirësisë, biznesmenët dhe qytetarët që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar.


Cdo dhurues mund t’i drejtohet secilës prej bankave të nivelit të dytë dhe të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës ”.
Fondet e mbledhura në numrat e llogarisë do të përdoren nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al