Njoftim - Fondi i OPEC ofron një kredi prej 20.40 milionë USD për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan

                           TiranĂ« me 28/ 06/ 2011


Fondi i OPEC ofron një kredi prej 20.40 milionë USD për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan

Ministria e Financave njofton se në vijim të kërkesave për financim për realizimin e Projektit prioritar “Rruga Tiranë – Elbasan”, Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) përcjell miratimin e tij për pjesëmarrje nëpërmjet bashkëfinancimit. Në letrën dërguar ministrisë së Financave Fondi informon se pjesëmarrja në bashkëfinancim do jetë në shumën 20.40 milionë USD. Kredia ofrohet me një interes të leverdisshëm prej 3.3 % në vit, me afat maturimi prej 20 vjetësh, nga të cilat 5 vitet e para pa pagesë.
Hapi i dytë do të jetë shqyrtimi i projekt/marrëveshjes dhe më pas nënshkrimi i saj nga zyrtarët ë të dyja palëve.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al