Njesia Qendrore e Harmonizimit per Auditimin e Brendshem
Struktura

Misioni
Organizimi i punes per funksionimin normal te procesit te auditimit te brendshem ne sektorin publik, percaktimi i politikave te auditimit ne pershtatje me standardet nderkombetare,rritja e cilesise se auditimit ne te gjitha strukturat e auditimit te brendshem ne sektorin publik, organizimi dhe realizimi i mbikeqyrjes se strukturave te auditimit, krijimi i bazes se te dhenave per vleresimin e veprimtarise se auditimit te brendshem ne sektorin publik, rishikimi i bazes ligjore dhe hartimi i metodikave te vecanta ne pershtatje me standardet nderkombetare dhe praktikat me te perparuara te vendeve te BE-se
Objektivat Kryesore
Bazuar ne qellimin, misionin dhe objektivat, Drejtoria e Pergjithshme e Auditimit, ka marre masat e nevojshme per realizimin e objektivave kryesore te saj, si me poshte:
- Pervijimin e masave organizative per kryerjen e auditimit te brendshem nga te gjitha strukturat e auditimit, duke ndjekur dhe analizuar ne menyre periodike veprimtarine e strukturave te auditimit ne sektorin publik.
- Ngritjen e cilesise se auditimit te brendshem nepermjet mbikeqyrjes dhe monitorimit te strukturave te auditimit, me synim rritjen e cilesise se punes dhe zbatimin e standarteve, dhe praktikave profesionale te auditimit.
- Pergatitjen e raporteve periodike lidhur me veprimtarine e strukturave te auditimit te brendshem, shqyrtimin dhe miratimin e tyre ne Komitetin e Auditimit te Brendshem, paraqitjen tek Ministri i Financave dhe, nepermjet tij, ne Keshillin e Ministrave.
- Formulimin, zhvillimin dhe zbatimin e programeve te kualifikimit per trajnimin e detyrueshem dhe certifikimin e audituesve te brendshem ne sektorin publik si dhe edukimin e perditesuar i cili i sherben ngritjes profesionale per audituesit e brendshem qe jane certifikuar dhe titulluar si auditues i brendshem ne sektorin publik.
- Auditimi i plote ose me tematike te vecante i disa subjekteve te rendesishme te kerkuara nga Ministri i Financave dhe nga Kryeministri.
Produktet e Drejtorise