mof_logo_al_p2_copy_1

Nenshkrimi i Marreveshjes se Bashkepunimit ndermjet Ministrise se Financave dhe Kontrollit te Larte te Shtetit

Ministri i Financave z. Ridvan Bode dhe Kryetari i Kontrollit te Lartë te Shtetit z. Bujar Leskaj nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi. Kjo marrëveshje vjen në baze të të Ligjit për Auditimin e Brendshëm dhe synon të sjelle ulje te kostove audituese, rritje te eficenses, luftë më të fortë ndaj rasteve të mashtrimit financiar dhe korrupsionit.

Pas firmosje së kësaj marrëveshjeje Ministri i Financave z. Ridvan Bode tha se se me këtë bashkëpunim mund të ulet kosto e auditimeve dhe të rritet efiçienca e tyre. Nga ana tjeter lufta ndaj fenomeneve te mashtrimit dhe rasteve korruptive do te behet me eficente theksoi Ministri Bode.

Kryetari i KLSH z. Bujar Leskaj nënvizoi kërkesat e standardeve ndërkombëtare të fushës për këtë bashkëpunim mes auditimit të jashtëm dhe të brendshëm dhe u shpreh se pavarësia e institucionit të tij kushtetues me këtë ndërveprim nuk cënohet, përkundrazi, rritet, se rritet edhe presioni i përbashkët kundër akteve të mashtrimit financiar dhe korrupsionit.

Kjo marrëvëshje bashkëpunimi parashikon komunikimin e ndërsjelltë të planeve dhe strategjive të auditimit të të dyja institucioneve, dokumentimin e proceseve operacionale dhe sistemeve të enteve të audituara, zhvillimin dhe kryerjen e procedurave të koordinuara të auditimit; si dhe investigimin e përbashkët të rasteve të dyshuara si mashtrim financiar apo korrupsion.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al