mof_logo_al_p2_copy_1

Ministria e Financave pergenjeshtron deklaratat e opozites dhe sqaron taksimin e lotarise kombetare dhe procedurat e ndjekura

Ne perpjekjen e radhes per te baltosur nje nga proceset me transparente te zhvilluara deri me sot, kryetari i opozites, dje, para te gjithe publikut, ne menyre krejtesisht te papergjegjshme, tha se 90% te te ardhurave nga llotaria shkojne per kompanine private dhe se vetem 10% shkojne per buxhetin e shtetit dhe publikun.

Nese e ka pasur te pamundur te lexoje ligjin, atehere per ate, por mbi te gjithe per ata qe duan te dine te verteten, ne sqarojme se;

Operatori qe do te licensohet per llotari kombetare do te paguaje (i) tatim fitimin ne masen 10%, (ii) taksat lokale, (iii) TVSH 20% per cdo blerje (iii) 10% mbi cdo divident qe do te terheqe, (iv) do te paguaje 10% si tatim te mbajtur ne burim ndaj cdo cmimi qe do te shperndaje, si dhe (v) detyrimet per sigurimet shoqerore per te punesuarit; si cdo biznes normal ne Republiken e Shqiperise; ne shtese te saj ky operator do te paguaje 10% te xhiros se tij bruto si detyrim ndaj buxhetit dhe publikut per te drejten per te zhvilluar kete loje, 0,5% te xhiros se tij bruto, si detyrim ndaj Institucioneve shteterore per monitorimin qe ata do ti bejne dhe mbi te gjitha; do ti ktheje publikut te pakten 50% te xhiros se tij bruto ne formen e cmimeve. 

E ftojme kryetarin e opozites qe te beje dhe njehere llogarite per te pare nese do jete publiku apo buxhetit qe marrin thuajse 90% te te ardhurave apo kompania?

Ne fakt, ne nuk kemi asnje dyshim qe opozita di ta lexoje ligjin, por dyshonim qe do te arrinte deri aty sa per interesat e saj teresisht klienteliste te dilte publikisht te mashtronte shqiptaret edhe pse ligji thote krejt te kunderten.

Ministria e Finances, edhe njehere siguron opinionin publik se ky proces eshte zhvilluar dhe do te perfundoje ne menyre krejtesisht transparente; me asistencen e eksperteve te rekomanduar nga Organizata e Llotarive Shteterore Europiane dhe konsulencen e nje prej kompanive me te mirenjohura dhe me eksperience ne kete fushe, ne garantojme qe interesi publik, si ai per loje te pergjegjeshme dhe ai financiar, do te jene baza e ketij aktiviteti.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al