mof_logo_al_p2_copy_1

Ministria e Financave paraqet aplikimin për akreditim për Menaxhimin e Decentralizuar për Komponentin e I-rë të IPA-s “Asistenca e Tranzicionit dhe Forcimi Institucional”.

Në kuadër të asistencës financiare të Bashkimit Europian, prej vitit 2007 Shqipëria përfiton nga Instrumenti i Asistencës së Para-antarësimit (IPA). Shqipëria si vend potencial kandidat përfiton nga Komponenti i I-rë “Asistenca e Tranzicionit dhe Forcimi Institucional” dhe Komponenti i II-të i IPA “Bashkëpunimi Ndër-kufitar”. Pas marrjes së statusit vend kandidat do të përfitojë dhe nga Komponenti III “Zhvillimi Rajonal”, Komponenti IV “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore” dhe Komponenti V “Zhvillimi Rural”
Mbështetur në rregulloret e miratuara nga insitucionet e BE-së, menaxhimi i fondeve IPA realizohet (i) në mënyrë të centralizuar nga Komisioni i BE-së, i cili ushtron funksionet vendimmarrëse në emër te vendit përfitues së IPA-s dhe (ii) në mënyrë te decentralizuar nga insitucionet përgjegjëse të vendit përfitues, mbi të cilin mbetet pronësia e menaxhimit të këtyre fondeve.
Që nga viti 2009 deri më tani Qeveria e Shqipërisë është angazhuar në krijimin e kuadrit ligjor, institucional si dhe te një sistemi të përgjithshëm kontrolli dhe menaxhimi të IPA-s, i cili të përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE-ja për kalimin nga menaxhimi i centralizuar i asistencës financiare në menaxhimin e decentralizuar.
Sistemi i Menaxhimit të Decentralizuar ka një rëndësi të vecante pasi nxit dhe pershpejton proçesin e antarësimit në Bashkimin Evropian dhe politikat e zhvillimit kombëtar. Në këtë drejtim, menaxhimi i decentralizuar konsolidon Institucionet Shqiptare në aspekte të rëndësishme sic janë pronësia dhe përgjegjshmëria, dhe si rezultat rrit kredibilitetin e Komisionit Evropian për këto institucione në implementimin e fondeve të BE-së.
Më datë 28 Shkurt 2012, Qeveria e Shqipërisë aplikoi për marrjen e të drejtave për menaxhimin e decentralizuar të Komponentit të I-rë të IPA-s “Asistenca e Tranzicionit dhe Forcimi Institucional”, duke përcjellë pranë Komisionit Evropian paketën e akreditimit. Kjo periudhë tre-vjecare ka konsistuar në krijimin e strukturave përkatëse në cdo ministri, përcaktimin e funksioneve, përgjegjësive, marrëdhënieve si dhe përgatitjen e autoriteteve dhe strukturave për menaxhimin e këtyre fondeve. Paketa e akreditimit, në tërësinë voluminoze të saj pëmban afërsisht 6000 faqe, pjesë të së cilës, ndër të tjera, janë aktet ligjore dhe nënligjore, marrëveshjet implementuese dhe operacionale, manualet e brendshme të procedurave për autoritetet dhe strukturat e menaxhimit të decentralizuar.
Përgatitja për të përfituar dhe vetë menaxhuar fondet e IPA-s, bën të mundur që vendet përfituese në të ardhmen të menaxhojnë në mënyrë efiçiente të ashtuquajturat Fonde Strukturore dhe Kohezioni që shtetet anëtare përfitojnë.
Qeveria e Shqipërisë po punon për përgatitjen për akreditim për komponentet e tjerë të IPA-s, i cili pritet të përfundojë brenda vitit 2013.
TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al