- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Komunikime
Ministri i Financave ka nenshkruar dje ne seline qendrore te OFID (Fondi i Opec-ut per Zhvillim Nderkombetar) ne Vjene nje kredi prej 20.4 milione dollaresh amerikane me Drejtorin e Pergjithshem te ketij institucioni financiar nderkombetar, zotin Suleiman J. Al-Herbish. Kjo kredi ploteson paketen e financimit per te tre komponentet e rruges Tirane-Elbasan. Ndertimi i ketij projekti eshte prioriteti i qeverise shqiptare dhe do te kete nje kosto prej rreth 290 milion USD. Projekti do te jete nje bashkefinancim i tre kreditoreve te huaj IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t per Zhvillim dhe qeverise shqiptare (per kostot lokale dhe shpronësimet). I gjithe financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma te buta (norma te uleta interesi dhe afate shlyerje shume te gjata) dhe ne nje kohe rekord. Ndonese 5 banka te huaja zhvillimi shprehen gatishmerine per te marre pjese ne financimin e ketij projekti, Ministria e Financave kontraktoi vetem me tre te tilla per arsye te uljes se kostos totale te projektit nepermjet konkurences agresive te kompanive te ndertimit (nga 407 milione dollare ne 290 milione).
Ndërtimi i aksit rrugor Tiranë – Elbasan, pjesë e Boshtit të Jugut, ka një gjatësi prej 27 km me gjurme të re rrugore dhe parashikon ndertimin e segmenteve ne vijim:
• Segmentit rrugor Nr. 1, me gjatësi 13 km, që fillon nga kilometri 0 + 000 në zonën e Farkës dhe përfundon në kilometrin 13 + 000 ne hyrje te tunelit.
• Segmentit Nr. 2, i cili përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndare dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km dhe gjatësi mesatare prej 2.2 km, si dhe infrastrukturën ndihmese për to, si central elektrik, impiante elektro-mekanike për ventilim aspirim, shuarje zjarri, monitorim, sinjalistik, siguri rrugore etj;
• Segmentit rrugor Nr. 3, i cili ka gjatësi 11.8 km. Ky segment fillon në daljen e tuneleve në Km 15 + 200 dhe përfundon në km 27 + 000 në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Projekti perfshin gjithashtu shpronësimin e sipërfaqeve të tokës që nevojiten për ndërtimin e rrugës dhe shërbimin e konsulencës (supervizionit) për të tre segmentet.
Huaja qe akordohet nga OFID, eshte me termat ne vijim:
• Shuma e financimit: 20,400,000 USD;
• Interesi: 3.3 % norme vjetore;
• Tarifa e Sherbimit: 1% norme vjetore,aplikohet mbi shumen e disbursuar dhe te pashlyer te kredise;
• Maturimi: 20 vjet duke perfshire 5 vjetë pa pagesë principali
Kredia e OFID-it do te perdoret per financimin e punimeve civile ne segmentin nr.3 te projektit. Agjencia Zbatuese, e cila do te jete pergjegjese per zbatimin e projektit eshte Njesia e Menaxhimit te Projektit Tirane-Elbasan, e ngritur prane Autoritetit Rrugor Shqiptar (Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve), nen Ministrine e Puneve Publike dhe Transportit.