mof_logo_al_p2_copy_1

Ministri I Finacave, Z. Ridvan Bode, prezanton perpara opinionit publik, kriteret dhe standartet e perdorura ne konkurimin per licensen e Lotarise Kombetare

Dje me daten 20 Qershor, Ministria e Finances ne menyre publike, beri te njohur kompanite qe moren pjese dhe dorezuan oferten per tenderin e llotarise kombetare. Dita e djeshme ishte finishi i nje procesi qe ka filluar rreth 1 vit e gjysem me pare.
Per publikun duam te sqarojme se llotaria kombetare e nje vendi, eshte nje biznes shume specifik dhe kompleks. Duke qene se eksperienca ne vendin tone mungonte, Ministria e Financave, qe ne fillim ka kerkuar asistencen e organizatave nderkombetare sic eshte "Llotarite Shteterore Europiane" (European State Lotteries). Kjo organizate ku aderojne thuajse te gjitha kompanite shteterore te llotarise dhe te llotos dhe qe ka per mision kryesor te saj promovimin e nje komunikimi efektiv ndermjet anetareve te saj, industrise se lojrave te fatit te Bashkimit Europian dhe asaj nderkombetar me institucionet dhe qeverite e bashkimit Europian, nepermjet eksperteve te rekomanduar nga ajo, na ka drejtuar dhe asistuar per te hartuar bazen e kritereve qe do te sherbenin per kete konkurrim.

A ka qene qellimi i Qeverise Shqiptare qe nga ky konkurrim te marre sa me shume para?

Nuk ka qene dhe nuk mund te ishte ky qellimi;

Duke pasur parasysh (i) llojin e biznesit, (ii) masen e publikut qe i drejtohet, (iii) rrezikun qe mbart ky aktivitet nese bie ne duar qe duan ta shfrytezojne per qellime jo ligjore;
paresore per Qeverine dhe Ministrine e Financave kane qene zgjedhja e nje operatori (i) te sprovuar per integritetin e tij, (ii) ne gjendje te plotesoje aftesite financiare e teknike te kerkuara, (iii) kapitalet e te cilit jane tej cdo dyshimi te krijuara ne menyre ligjore dhe mbi te gjitha (iv) te kete demostruar se ka nje politike per nje loje te pergjegjeshme e te ndershme ndaj publikut te gjere dhe aftesite per te raportuar e monitoruar kete politike.

Po a mund te sintetizohen ne menyre objektive keto kerkesa nepermjet dokumentave transparente dhe qe nuk lene vend per subjektivizem?
Natyrisht qe po; ekspertet kane identifikuar 2 certifikata te leshuara nga organizata nderkombetare te pavaruara, te cilat garantojne kete politike;
(i) Certifikaten per Loje te Pergjegjeshme e nivelit 4, sipas standarteve te Shoqates Boterore te llotarive (World Lottery Association (WLA) ose certifikaten per loje te pergjegjshme sipas standarteve Europiane per Loje te pergjegjshme te Llotarive Shteterore Europiane (European State Lotteries (EL).
(ii) Certifikate sipas standarteve te Shoqates  se  Llotarise Kombetare per permbushje te kritereve te aplikimit sipas Standarteve te Sigurimit te Kontrollit te  Shoqates Boterore te Llotarise:2006 (WLA SCS:2006) .

Shoqata Boterore e Llotarive (World Lottery Association (WLA) dhe Llotarite Shteterore Europiane (European State Lotteries (EL), jane dy organizata nderkombetare ne te cilat aderojne thuajse te gjitha kompanite e licensuara per llotari kombetare (bashkelidhur lutem gjeni anetaret e ketyre organizatave). Keto organizata kane perpunuar dhe formalizuar standarte ne lidhje me lojen e pergjegjshme dhe sigurine e sistemeve. 

Qellimi i ketyre standarteve eshte promovimi i rendit public, integriteti dhe lufta kunder lojrave te paligjshme te fatit aktiviteteve te parregullta financiare, sipas percaktimit te legjislacionit Europian (per rastin e Llotarive europiane); identifikimi i prakikave me te mira ne kete sector; percaktimi i rregullave te qarta qe nga operimi i lojrave te fatit te sigurohet mbrotja e interesit te lojtareve dhe grupeve vulnerable; zhvillimi i standarteve dhe praktikave per te kuptuar me mire impaktin qe loja ka ne shoqeri; dhenia e informacionit per publikun etj;

Po a eshte e vertete se vetem nje kompani i ploteson keto kritere?
Jo vetem qe nuk eshte e vertete, por ne internet mund te vertetoje gjithkush se jane me dhjetera kompani qe i plotesojne keto kushte.
Nese kushtet nuk do te ishin keto, por me te thjeshta, ndoshta do te kishte me qindra; nese do te ishin me thjeshta akoma, do te ishin me mijera dhe nese nuk do te kishte kushte fare do te ishin me qindra mijera; por sic e thashe qellimi nuk ishte te krijonim mundesi qe cdokush qe donte te pastronte parate te mund te bente kundrejt pagimit te nje cmimi, apo kushdo qe do donte te nxirrte fitime duke mashtruar qytetaret shqiptare te mund ta bente kundrejt nje cmimi.

A ka benefite financiare buxheti?
Ata qe merakosen per benefitet financiare te qeverise, me duhet tu them ta shohin kete proces te lidhur edhe me sistemin fiskal per llotarine kombetare. Kjo sepse pervec tatimeve qe paguan si cdo biznes tjeter, ligji ka parashikuar se ky biznes do te paguaje dhe 10% te te ardhurave bruto ne vit per kete te drejte dhe se do duhet ti ktheje 50% te shumes se vene ne loje i ndivideve.
Nuk besoj se ka menyre me te mire per te maksimizuar interesin e publikut te gjere me interesin financiar e fiskal, se sa ky model qe kemi zgjedhur.

Ne fund dua te paraqes dhe disa hapa ligjore qe jane ndermarre dhe te bej publik konsulentin qe po na asiston ne kete konkurrim.

Ne perputhje me ligjin 10351 dt 11.11.2010 te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise, Keshilli i Ministrave ka miratuar VKM Nr. 25 te janarit 2012 per kriteret e llotarise dhe eshte botuar ne faqen e internetit te Ministrise se Financave, pervec botimit ne Fletoren Zyrtare. Se bashku me kete Vendim, ne faqen e MF, eshte publikuar madje dhe Urdheri i Ministrit te Financave per perzgjedhjen e konsuletin nderkombetar per kete qellim.
Konsulenti eshte QLOT Consulting dhe une ju ftoj te kontrolloni per kete kompani ne internet, per te pare qe ky konsulent ka asistuar ne procese te tilla pothuajse ne te gjitha llotarite shteterore ne mbare boten, duke filluar nga USA, e ne vendet e bashkimit europian.
Shpallja e tenderit eshte bere me date 21 maj dhe eshte publikuar ne Financial Times, 2 gazeta shqiptare dhe ne buletin e prokurimit publik.
Pjesemarrja e 2 konkurrenteve me reputacion te padiskutueshem, tregon per integritetin e procesit, i cili natyrisht qe nuk mund te njolloset, pavaresisht perpjekjeve qe po behen.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al