Marrëveshja E Huase Dhe Projektit, Ndërmjet Kfw, Republikes Se Shqiperise Te Perfaqesuar Nga Ministria E Financave Dhe Ost Si Agjensi Zbatuese E Projektit, Për Financimin E Dy Projekteve
Sot Ministri i Financave nenshkroi me KfW-ne disa marreveshje qe mbeshtesin financimin e dy projekteve me rendesi shume te madhe per zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit te transmetimit te energjise ne vendin tone: linjen e transmetimit 400 kV qe lidh Shqiperine me Kosoven, si dhe Linjen Unazore 110 kV te Shqiperise se Jugut.
Zhvillimi i metejshem i Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar nepermjet ndertimit te linjes se re te interkonjeksionit midis Shqiperise dhe Kosoves, eshte ne vijim te ndertimit te linjes se interkonjeksionit 400 kV Shqiperi - Mal i Zi, dhe sjell;
- fuqizimin e rrjetit te transmetimit shqiptar dhe hyrjen e tij ne ENTSO-E (rrjetin e transmetimit Evropian);
- lidhjen e Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar me rrjetet e transmetimit te vendeve te Evropes Juglindore;
- mundesine e futjes se tregut elektroenergjetik shqiptar ne tregun rajonal te Evropes Juglindore;
- uljen e humbjeve teknike ne sistem dhe shfrytezimin optimal te burimeve dhe rezervave ujore ne vend;
- operimin e perbashket te dy sistemeve elektroenergjetike duke optimizuar shfrytezimin e rezervave termike ne Kosove dhe atyre hidrike ne Shqiperi.
Permiresimi i interkonjeksionit midis Shqiperise dhe Kosoves nepermjet ndertimit te linjes se re 400kV, do te mundesoje futjen ne nje treg me te zgjeruar Ballkanik, pas ndertimit te linjave te interkonjeksionit me Malin e Zi dhe Greqine. Nje treg i tille do te lejoje shkembimin e energjise elektrike pa kufizime nga rrjeti i interkonjeksionit, ku si rjedhim do te mundesohet ulja e cmimeve te tregut duke sjelle nje permirsim te kostove te importit ne vend. Gjithashtu si rjedhoje e operimit te perbashket te dy sistemeve, Kosova do te kete akses ne burimet gjeneruese hidrike ne Shqiperi dhe Shqiperia do te kete akses ne burimet termike te energjise te Kosoves duke mundesuar diversifikimin e burimeve gjeneruese te te dy vendeve.
Projekti perfshin investimet ne territoret e dy vendeve tona, sipas kesaj skeme:
Ne territorin Shqiptar:
- Shtrimin e qarkut te dyte te linjes 400 kV Tirane-Vau i Dejes, pjese e linjes dyfishe Tirane - Podgorice, ne nje gjatesi prej 78 km;
- Ndertimin e Linjes 400 kV me nje qark, Vau Dejes - Kufiri Shqiperi-Kosove me nje gjatesi prej 75 km;
- Fuqizimin e nenstacionit 400/220/110 kV Tirana 2.
Ne territorin e Kosoves:
- Ndertimin e linjes 400 kV me nje qark, kufiri Kosove Shqiperi - Prishtine me nje gjatesi prej 85 km;
- Fuqizimin e nenstacionit 400/220 kV Prishtine.
Financimi i siguruar nepermjet kesaj huaje eshte me termat ne vijim:
-
Shuma e financimit: 42.000.000 Euro;
-
Interesi: norme fikse, bazuar ne koston e tregut te fondeve te KfW, minus 0.5% (rreth 3.5%)
-
Tarifa e angazhimit: 0.25% mbi shumen e padisbursuar te kredise;
-
Tarifa e menaxhimit: 1% mbi shumen e kredise;
-
Kamatvonesa: 3% mbi normen baze;
-
Maturimi: 14 vjet;
-
Periudhe pa pagese principali: 3 vjet.
1. "LINJA UNAZORE 100 KV E SHQIPERISE SE JUGUT"
Rrjeti 110 kV si pjese e rrjetit te transmetimit te energjise elektrike, ka nje shtrirje te gjere ne te gjithe territorin e Republikes. Ne shumicen e rasteve pervecse eshte tejet i dobet, ky rrjet eshte ne forme radiale, cka sjell pasoja ne sigurine dhe cilesine e furnizimit me energji te popullates ne disa zona te vendit. Zhvillimi dhe fuqizimi i rrjetit 110 kV do te krijoje mundesine per zhvillimin e metejshem te sistemit te shperndarjes, me ndertimin e nenstacioneve 110/20 kV, eleminimin e rrjetit te ndermjetem 35 kV dhe zevendesimin e rrjetit te vjeteruar 6-10 kV me rrjetin 20 kV ne te gjithe territorin e vendit.
Objektivat kryesore te projektit jane:
- Permiresimi i cilesise, eficenses dhe sigurise se sistemit te transmetimit te energjise ne pjesen Jugore te Shqiperise dhe reduktimi i nivelit te humbjeve teknike ne rrjetin e transmetimit;
- Permiresimi i furnizimit me energji elektrike te popullates;
- Permiresimi i nivelit te tensionit te furnizimit te energjise elektrike ne kete rajon;
- Rritja e sigurise se sistemit elektroenergjetik dhe cilesise se furnizimit te popullates;
- Mundesia e zhvillimit te rrjeteve shperndares ne zonen turistike te Shqiperise se Jugut.
Projekti i fuqizimit te rrjetit te transmetimit dhe shperndarjes se Jugut te Shqiperise perfshin zhvillimin dhe fuqizimin e dy zonave;
a. Fuqizimin e rrjetit ne zonen Jugore dhe Juglindore (qytetet Korce, Erseke, Permet, Kelcyre e Memaliaj).
Ne kete pjese te projektit perfshihen investime ne:
- Ndertimin e linjes 110 kV me nje qark Erseke - Permet me nje gjatesi rreth 36 km;
- Ndertimin e linjes 110 kV me nje qark Korce - Erseke me nje gjatesi rreth 36 km dhe demontimin e linjes ekzistuese;
- Ndertimin e linjes 110 kV me nje qark Permet - Kelcyre - Memaliaj me nje gjatesi rreth 43 km dhe demontimin e linjes ekzistuese;
- Fuqizimin e linjes ekzistuese 110 kV Zemblak - Korce me nje gjatesi prej 13 km;
- Fuqizimin e nenstacionit 400/110 kV Zemblak;
- Fuqizimin dhe rehabilitimin e nenstacioneve 110/10/6 kV Kelcyre, Memaliaj, Permet, Erseke e Korce.
b. Fuqizimi i rrjetit te transmetimit te zones Jugperendimore (qytetet Vlore, Orikum, Himare dhe Sarande).
Ne kete pjese te projektit perfshihen investime ne:
- Ndertimin e linjes 110 kV me nje qark Vlore - Sarande me nje gjatesi rreth 90 km;
- Ndertimin e nenstacionit 110/20 kV Orikum;
- Ndertimin e nenstacionit 110/20 kV Himare;
- Permirsimin e rrjeteve shperndares te qyteteve Orikum e Himare;
- Fuqizimin e nenstacionit 220/110 kV Babice;
- Fuqizimin e nenstacionit 110/20 kV Sarande.
Financimi i siguruar nepermjet kesaj huaje eshte me termat ne vijim:
-
Shuma e financimit: 37.750.000 Euro,10.750.000 Euro dhe 500.000 Euro (sipas tre marreveshjeve te kredise);
-
Interesi: Norme fikse, bazuar mbi koston e fondeve ne treg te KfW-se minus 0.5 % per huane prej 37.750.000 Euro, (0.75% per huane 10.750.000 Euro dhe 2% per huane 500.000 Euro), mesatarja e ponderuar eshte rreth 2.5% per te treja.
-
Tarifa e angazhimit: 0.25% mbi shumen e padisbursuar te kredise;
-
Kamatvonesa: 3% mbi Normen Baze;
-
Maturimi: 14 vjet (39 vjet per 10.750.000 dhe 29 vjet per 500.000 Euro);
-
Periudhe pa pagese principali: 5 vjet (dhe 10 vjet per 10.750.000 dhe 10 vjet per 500.000 Euro).