- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Komunikime
- Zoti Bode! Keto dite ju keni patur bisedime me nje delegacion te Fondit Monetar Nderkombetar lidhur me buxhetin e ri te shtetit per vitin 2008. Cilat jane te dhenat kryesore te buxhetit te ri?
Ky buxhet perben nje moment teper te rendesishem per
zbatimin e programit katervjecar te qeverise "Berisha". Ne te dallohen dy elemente: se pari eshte fakti qe ne vitin 2008 ne do te bejme uljen me te madhe te taksave te gjithe kesaj periudhe, uljen ne masen 50 per qind te tatimit mbi fitimin, taksen korporative qe perben nje shume te madhe parash.
Ne terma reale eshte 120 milione dollare qe i lihen biznesit ne dispozicion per t'i riinvestuar, ndonese kjo sasi parash do t'i mungoje buxhetit te shtetit. Nga ana tjeter do te merren edhe nje teresi masash te tjera te karakterit administrativ qe synojne
plotesimin e ketij deficiti te krijuar dhe per me teper rritjen reale te te ardhurave ne raport me prodhimin e brendshem bruto per te financuar bllokun e madh te investimeve publike qe do te ndermerren per vitin qe vjen ne Shqiperi.
Rreth 800 milione dollare do te jete vellimi i investimeve publike qe do te ndermerren gjate vitit 2008 dhe ato do te perballohen teresisht me fondet e buxhetit te shtetit dhe me kredite e tjerave brenda tavaneve te miratuara nga Fondi Monetar Nderkombetar.
- Zoti minister! Ju here pas here jeni perpjekur qe te ulni taksat per bizneset e vogla dhe te mesme. Sa po ju mirekuptojne bizneset lidhur me keto perpjekje dhe cfare po del ne bisedimet shpeshta qe keni me
perfaqesues te tyre?
Ne kete drejtim ka dy kategori: pjesa e bizneseve qe kane ne rregull ne raport me ligjin sigurisht qe ndjejne lehtesite reale te kesaj politike dhe ndjehen me te cliruar dhe me aktive ne treg. Nderkohe,
segmente te ekonomise qe per shkak te informalitetit te perhapur vitet e meparshme dhe pjese te medha te biznesit qe nuk i jane nenshtruar zbatimit rigoroz te ligjit, edhe pse ne u kemi pergjysmuar nivelin e taksave, ndjehen sikur po paguajne me shume per shkak
se po afrohen me zbatimin e ligjit dhe po dalin nga informaliteti; ata po dalin nga biznesi i zi drejt nje biznesi ligjor.
Mendoj se te dy kategorite kane perfitimet e tyre, si ata qe paguajne me pak ose gjysmen e asaj qe kane paguar me perpara, dhe ata qe deri me sot nuk kane paguar do te ndjehen perseri me mire, sepse do te ndjehen te ligjshem ne aktivitetin e tyre dhe te parrezikuar nga risqet e falimentimit qe vijne per shkak te ligjit dhe zbulimeve qe ben administrata permes kontrolleve.
- Zoti Bode! Disa nga rruget e reja qe po ndertohen ne veri dhe ne jug te vendit, jane edhe konsumatoret kryesore te buxhetit te shtetit per vitin 2007 dhe per vitin 2008. Cfare te rejash ka per to ne kete pike nga pikepamja financiare, sidomos per rrugen e Kukesit, e cila eshte bere edhe teme e sherreve politike?
Pjesa me e madhe e fondeve qe financohen per investime publike jane te destinuara ne infrastrukturen rrugore. Disa prej objekteve jane me te medhate dhe ato po vijojne me shpejtesi dhe atje po kryhen vellime te medha punimesh. Sigurisht qe segmenti i rruges Durres - Kukes eshte me i madhi, me kryesori. Atje po avancojne punimet me nje shpejtesi me te madhe nga sa pritej dhe kjo tregon realisht
kapacitetin e nje investitori te tille per te kryer vellime te medha te investimeve publike. Jashte nje kontraktori te tille do te ishte teper e veshtire per te shpresuar qe brenda nje viti te mund te realizohen
120 milione euro punime konkrete, vellime punimesh reale. Nderkohe qe pjesa derrmuese e firmave me te medha shqiptare nuk arrijne te konsumojne me teper se 3-5 milione euro investime. Kjo eshte edhe nje nga problemet e vonesave qe ne kemi ne realizimin e grafikut te investimeve dhe mosrealizimit te financimeve sipas atyre qe parashikohen ne buxhet.
Jane duke ecur me shpejtesi punimet edhe disa segmente te tjera rrugore si Gjirokaster - Tepelene, Lushnje - Fier, jane ne fillim tani segmentet Korce - Qafe Plloce dhe Qafe Bllate - Bulqize, nderkohe qe eshte ne vijim rruga turistike e bregdetit jugor. Keto jane segmentet qe kane edhe fondet me te medha dhe qe po harxhojne pjesen kryesore te burimeve financiare. Ne mendojme qe avancimi ne keto segmente rrugore u arrit edhe prej nje strategjie qe ka ndjekur qeveria, duke e
fragmentarizuar, duke e ndare ne pjese me te vogla, per shkak te mungeses se kapaciteteve qe kane firmat shqiptare. Kjo mase do te pershpejtoje ritmet e investimeve qe ne kemi programuar per vitin 2007 dhe per vitin 2008.
- Zoti minister! Ju faleminderit!