mof_logo_al_p2_copy_1

Interviste e Ministrit te Financave Z. Ridvan Bode, per televizionin “ABC News"

Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë një interviste në studion e “ABC News”, bëri një analizë të gjerë të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, krahasuar me vendet e Eurozonës. Njëkohësisht në intervistën e tij, ministri Bode u ndal dhe tek zhvillimet ekonomike, duke u fokusuar pikërisht tek debati për zgjedhjen e Presidentit. Madje, në këtë pikë, Ministri i Financave i bëri apel lidershipit socialist të reflektojë dhe të ofrojë mbështetje për kandidaturën konsensuale të mazhorancës. Kjo me qëllim që në në raundin e radhës, sipas tij, Kuvendi të mund të votojë për një candidature konsensuale. Gjithashtu, ministri Bode shprehu besimin e tij se Presidenti i ri do të zgjidhet përpara raundit të katërt. Në vlerësimin e tij, Kushtetuta përcakton kriteret për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që konfirmoi se mazhoranca është e vendosur që kreu i ri i shtetit të jetë një figurë që plotëson kriteret e ligjit themeltar të shtetit. Ndërkohë që në analizën e tij, fokus kryesor ishin pikërisht zhvillimet ekonomike.

“Shqipëria në gjithë këtë zhvillim, ka një rritje të kredibilitetit, kjo e parë në të gjitha komponentët e saj. Kemi një rritje ekonomike me 3.4 %, duke u rradhitur si vendi me rritjen më të lartë ekonomike. Po ashtu dhe inflacioni është më i stabilizuar, krahasuar dhe me rajonin dhe me vendet e Europës”, vuri në dukje ministri Bode, gjatë intervistës në studion e “ABC News”.

Gjithashtu, duke sqaruar më tej, ministri Bode nënvizoi se “investimet ekonomike kanë rënë, është e vërtetë, krahasuar me periudhën para krizës, por vendi vijon të ketë nivelin më të lartë të investimeve në rajon dhe në Eurozonë”.
Gjithashtu, sipas tij, nga fillimi i krizës e deri më tani borxhi publik është rritur me 3.1 %, duke bërë që përësëri ekonomia shqiptare të qëndrojë brenda niveleve normale, ndryshe nga vendet e tjera.

Po kështu, në vlerësimin e Bodes, ekonomia shqiptare është pozitive, e kjo duke iu referuar një tjetër komponenti që është rritja e të ardhurave që shkon në nivelet 4.4 %.

“Ekonomia shqiptare nuk është ndikuar nga kriza në Eurozonë. Qeveria shqiptare ka ndjekur modelin e rritjes së pagave dhe pensioneve, si dhe të taksave të ulta. Shqipëria ka potenciale për të nxitur rritjen ekonomike. Ndërkohë që privatizimet kanë një rol kyc në zhvillimin ekonomik të vendit”, vlerësoi ministri Bode, lidhur me një ceshtje të tillë.

 

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al