Intervista e Ministrit per TV Klan

Interviste e Ministrit te Financave per Paketen Fiskale

Pyetje - Z. Minister, qeveria ka miratuar nje pakete fiskale qe ndryshon rrenjesisht sistemin dhe procedurat e taksave ne Shqiperi. Kemi taksen e sheshte e cila do te sjelle nje ndryshim te madh ne administrimin e taksave. Nga njera ane lehtesohet barra per biznesin nderkohe qe kemi nje ngarkim mbi individet.

 
Pergjigje - Paketa fiskale qe qeveria propozon per miratim ne Kuvendin e Shqiperise perben nje moment teper thelbesor ne zbatimin e programit te qeverise, te miratuar ne fillimin e mandatit te saj dhe te konsultuar gjeresisht gjate fushates zgjedhore 2005.


Erdhi momenti qe tashme administrata dhe te gjithe strukturat e qeverise te kapercejne ne nje moment te ri. Nga data 1 korrik ne deklarohemi me nje nivel taksash, i cili eshte mbi dy here me i ulet nga ai qe ishte ne vitin 2005. Ky perben nje hap teper te guximshem dhe nje angazhim teper serioz te qeverise. Nje kontribut teper i madh qe jepet nga rritja e eficences se administrates per te ulur ngarkesen fiskale, per te ulur nivelin e taksave, per ta bere ekonomine tone me konkurruese dhe per t'i dhene biznesit me shume mundesi qe te rriti kapacitetet e vetefinancimit te tij, te modernizohet dhe te zhvillohet shpejt. Pergjysmimi i nivelit te taksave te drejtperdrejta mbi ekonomine dhe biznesin nuk ka qene thjesht nje premtim elektoral, nuk ka qene thjesht nje artifice e politikes per te terhequr vemendjen e opinionit, por per ne, per qeverine tone, per filozofine tone liberale qe bazohet ne lirite dhe te drejtat e individit, ku liria ekonomike perben thelbin e tyre, ajo ka qene pjesa me thelbesore, pjesa me e rendesishme, me qenesore e zbatimit te nje programi koherent. Momenti i korrikut te ketij viti kur kuvendi do te miratoje paketen, sigurisht qe do te perbeje nje detyrim te madh jo vetem per qeverine aktuale, per Partine Demokratike dhe partite qe mbeshtesin kete koalicion qeverises, por mendoj qe eshte nje moment reflektimi i thelle i gjithe politikes shqiptare. Mendoj se pas kesaj nuk duhet te kete me kthim mbrapa tek taksa me te larta, tek nivele hiperbolike te taksave dhe do te thote qe biznesi ne menyre perspektive mund te pervijoje strategjine e tij te zhvillimit dhe te investimit me nje nivel te tille taksash.

Jane disa taksa qe jane ulur gjate kesaj periudhe, por mendoj se momenti i korrikut te ketij viti perben piken me kulminante dhe me te rendesishem.

Ne kemi ulur pergjysem tatimin mbi biznesin e vogel, ulet dy here e gjysem tatimi mbi fitimin, qe eshte taksa me e drejtperdrejte dhe qe lidhet me aktivitetet dhe fitimet e komunitetit te biznesit. Kemi ulur me nje te treten taksen e punes, qe paguan punedhenesi, duke qene taksa me e ulet ne rajonin tone dhe 1 nder 3 vendet me taksen me te ulet ne te gjithe kontinentin.

Mendoj qe nivele te tilla te taksave krijojne nje ambient per te nxitur ekonomine dhe biznesin, per ta bere me terheqese Shqiperine ne raport me investitoret e huaj. Ne e dime shume mire qe taksat nuk jane gjithcka per te rritur ekonomine dhe per te terhequr vemendjen e investitoreve. Nje sere kushtesh te tjera jane te domosdoshme, ku patjeter menyra e funksionimit te tregut, zhvillimi i tregut perben nje moment te dyte. Mendoj qe politika fiskale qe tashme kemi shpalosur krijon kushte dhe mundesi per t'i dhene tregut kuptimin e tij te vertete, per ta shnderruar ate ne nje institucion ku realisht individet me kapacitetet dhe kapitalet e tyre mund te konkurrojne lirshem. E themi kete sepse ne jemi perfshire, dhe vete paketa fiskale ka dimensionin me te dukshem, ne nje angazhim thelbesor, i cili konsiston ne menjanimin e informalitetit. Paketa fiskale propozon nje sere masash te cilat kerkojne qe gjithnje e me shume ekonomia fiskale te dale nga kuadri i informalitetit te perhapur dhe teper te thelle. Shifrat dhe konsideratat jane nga me te ndryshmet. Behet fjale per gjysmen e ekonomise, disa dhe me shume disa dhe me pak. Mendoj qe nga pikepamja e gjeresise, informaliteti eshte teresisht i perhapur, nga pikepamja e thellesise mendoj se jemi ne nje nivel me vendet e tjera. Por ne kemi nevoje qe tregut t'i japim realisht kuptimin e vertete dhe ne kemi propozuar nje sere masash en paketen fiskale qe menjanojne kete informalitet duke perjashtuar ne menyre kategorike njohjen e transaksioneve ekonomike qe nuk behen permes kanaleve bankare. Formalizimi i biznesit dhe ekonomise si pjese thelbesore e formalizimit te pergjithshem te shoqerise dhe institucioneve ne Shqiperi gjate ketij viti ka njohur dhe do te njohe progrese me te medha. Nje pakete ndryshimesh jane propozuar dhe me perpara. Nje strategji ekziston, e cila ne teresine e saj eshte koherente: nga njera ane ulim barrierat administrative dhe fiskale, nga ana tjeter krijojme kushte dhe mundesi qe permes nje kuadri ligjor me te pershtatshem te mund te detyrojme gjithnje e me shume pjeset informale te ekonomise qe te dalin ne drite. Pra thelbi i kesaj politike ne raport me informalitetin konsiston ne faktin se ne deshirojme ta bejme tregun me terheqes se informalitetit. Te gjitha keto masa kane kete qellim.

Ju permendet problemin e kalimit te takses se sheshte mbi te ardhurat personale. Sigurisht qe reforma i ka te gjitha aspektet. Kur fola per shtrirjen ne gjeresi te informalitetit dhe krahasimin e tij ne thellesi me vendet e rajonit, pikerisht kam ne konsiderate disa elemente. Ne jemi nje vend qe performojme ne te njejtin nivel ose dhe me mire ne mbledhjen e TVSH-se. Ne tatimin e fitimit, qe po e ulim tani, jemi me mire se sa nje pjese e vendeve te rajonit, gjithashtu edhe ne disa taksa te tjera. Por Shqiperia mbetet gjeresisht nen nivelin e vendeve te tjera te rajonit nen nivelin e ngarkeses tone teorike fiskale ne dy elemente : se pari ne kontributin e sigurimeve shoqerore dhe ne tatimin mbi te ardhurat personale. Te dyja keto jane te lidhura me informalitetit e tregut te punes, me nivelin e pagave te deklaruara dhe taksave qe vendosen mbi punen dhe mbi te ardhurat personale te individeve dhe kjo perben informalitetin ne gjeresi, i cili eshte me i perhapuri ne Shqiperi se sa ne vendet e tjera. Pra me jemi me pak se gjysma e nivelit mesatar te vendeve te rajonit ne keto dy elemente. Nderkohe qe kemi pak a shume te njejtin nivel ne taksim me vendet e tjera te rajonit ose dicka me te ulet. Prandaj ne jemi perqendruar per te menjanuar kete informalitet ne tregun e punes dhe deklarimin e te ardhurave nga puna ne sektorin privat. Ketij qellimi i sherben edhe percaktimi i pagave referuese, regjistrimi i te punesuarve. Ne kete kuader eshet bere edhe rregullimi qe vendos nje takse te sheshte 10 % mbi te ardhurat personale. Kalojme nga tatimet progresive ne tatimin proporcionale, qe gjithsecili ne perputhje me te ardhurat qe realizon te jete kontribuues dhe aksioner ne kete shtet, ne menyre te njejte.

Pyetje -  Por cfare do te ndodhe me ata shtetas qe kane paga te uleta dhe taksa e sheshte ju ul atyre te ardhurat ne familje?

Pergjigje - Sigurisht qe ka nje shqetesim dhe une e mirekuptoj, nese niveli me i ulet i pagave qe deri me sot ka paguar 5 % ose 7% tatim mbi pagen, neser do te paguaje 10 %. Cfare do te ndodhe? A do te taksohen keta shtetas me shume se sa te tjeret ?

Qeveria po punon pikerisht mbi kete skeme. Rritja e nivelit te pagave, te administrates publike qe do te shoqeroje me 1 korrik Paketen Fiskale, buxhetin e ri shtese, do te marre ne konsiderate kete element dhe nuk do te kete asnje nepunes publik, asnje punonjes qe per shkak te aplikimit te takses se sheshte mund t'i preken te ardhurat personale. Perkundrazi, te ardhurat reale te cdo individi do te rriten. Sepse rritja e pagave, kompensimi i kesaj mase ne rritjen e pagave, te cilen ne programojme te filloje ne muajin korrik, eshte teresisht ne perputhje me efektet qe mund te jape kjo takse ne fazen e pare te zbatimit.

Mendoj qe kjo eshte pak a shume ajo qe permbledh thelbin e takses se sheshte dhe efektet ekonomike dhe shoqerore qe priten nga zbatimi i kesaj takse.

Pyetje -  Kemi nje rritje te akcizave, kryesisht te karburanteve. Ato jane rritur pothuajse me 4 leke. A eshte ky nje kompensim per zbatimin e takses se sheshte ? Cfare efektesh prisni ju nga kjo rritje e akcizave ?

Pergjigje - Eshte propozuar qe te rritet akciza e karburantit me nje rritje simbolike 5 % - 7 %. Kjo rritje apo dhe akcizat e tjera qe nuk kane asnje peshe ne realizimin e te ardhurave apo ne kontributin e buxhetit te shtetit, behet me qellimin per te krijuar nje perafrim te nivelit te tyre me ato te vendeve te rajonit, pra per te shkuar drejt disa raporteve qe e bejne tregun dhe strategjite prodhuese ne Shqiperi me te qendrueshme dhe afatgjata. Rritja e akcizes se karburanteve sigurisht qe reflekton nje element qe ju thate, qe per te kompensuar dicka nga kjo ulje drastike e te ardhurave ne buxhet qe vjen nga pergjysmimi i taksave. Por realisht kompensimi eshte shume i vogel. Ne qofte se rritja e akcizave te karburanteve eshte 5 % - 7 %, do te thote qe ke rritur 5 % - 7 % te ardhurat qe mund te vijne vetem nga ky ze ose me pak se 0.5 % te ardhurat vjetore. Pra nuk eshte ky elementi qe kompenson. Por rritja e akcizave te karburantit reflekton edhe nje fakt te tregut tone i cili eshte teper jo elastik. Edhe pse eshte nje treg i hapur per shkak te nje fare monopolizimi qe ekziston ne disa produkte, sidomos ne karburante. Po ta shihni, niveli aktual i cmimeve te karburanteve reflekton nivelin e cmimeve te tyre ne momentin kur konjukturat nderkombetare paten nje rritje drastike te cmimeve. Pra ne nje moment krize te tregut kombetar te karburanteve rritja e cmimeve shkoi ne keto parametra dhe pas kesaj, kur tregu nderkombetar i karburanteve pati nje ulje te cmimeve dhe niveli i tregtimit me pakice i karburanteve ne vendet e tjera pesoi po ashtu renie, ne Shqiperi mbeti ne te njejtin nivel. Pra kemi te bejme me nje treg i cili ka nje mungese te plote elasticiteti ne raport me konjukturen me te hapur dhe per kete arsye ne mendojme qe masa prej 5 %- 7 % eshte nje mase per te kompensuar edhe kete elasticitet te pazhvilluar te tregut tone dhe kete veprim pak a shume jo konkurrues qe zhvillojne disa elemente te tregut. Pra eshte dhe nje reflektim i kesaj natyre. Sigurisht qe nga pikepamja e administrimit, mbetet nje ceshtje e cila duhet te mbahet ne konsiderate nga ana e qeverise dhe administrates tatimore, por edhe nga pikepamja e politikave fiskale dhe ekonomike duhet te vazhdojne per ta dinamizuar kete sektor te ekonomise dhe per te mos krijuar ishuj qe veprojne pa lidhje me zhvillimet ne ekonomine dhe tregun ne teresi te brendshem apo te jashtem.

Pyetje -  Z. Minister, nje mase tjeter e kesaj pakete eshte kushtezimi i shpenzimeve per reklama, per te cilat do te njihet deri 1 %. A eshte e drejte nje mase e tille, nje kufizim i tille kur mund te kete shume kompani qe investojne me shume se kaq ne reklama?

Pergjigje - Mendoj se ka nje mungese informacioni, pasi deri me sot kufizimi ka qene 0.3 % dhe shkon ne 1 %. Pra e kemi rritur 3 here me shume. Ka qene nje kerkese e biznesit per te rritur hapesirat, sepse ka nevoje per me shume promocione dhe reklamime dhe ne kemi trefishuar nivelin e shpenzimeve qe nuk i taksohen biznesit per te bere reklamat e tyre. Pra kemi rritur 3 here nivelin e shpenzimeve qe i njohim biznesit per reklama dhe promocione.

Pyetje -  Ne paketen fiskale ka dhe nje ndryshim te procedurave tatimore, ku policise tatimore i jepet atributi i policise gjyqesore. Kemi te bejme me nje ndryshim, apo thjesht po rriten kompetencat e kesaj policie? A mendoni se mund te hasni probleme me biznesin?

 
Pergjigje - Dhenia e atributeve te policise gjyqesore - policise tatimore ka qene nje detyrim i hershem qe ne momentin e miratimit te Kodit Penal. Per cudi konstatojme qe eshte nje veprim i harruar dhe une nuk besoj se ka qene me paramendim, por edhe per shkak te nivelit te administrimit qe ka pasur sistemi tatimor deri me sot dhe per eficensen qe ka pasur administrata tatimore, e cila eshte marre me procedura te tjera dhe qe nuk e ka ndjere nevojen e nje procedure te tille, qe do te ishte thelbesore ne luften kunder informalitetit dhe korrupsionit. Keto atribute i ka edhe policia doganore, pra nuk jane atribute qe nuk i takojne por qe i detyrohen per t'i ushtruar. Ky propozim synon ushtrimin e njejte te legjislacionit shqiptar ne te gjithe sektoret ku ekziston nje polici dhe e cila ka atribute te policise gjyqesore qe duhet t'i ushtronte.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al