- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Komunikime
Pyetje : Zoti Minister, ne menyre te perseritur, qeveria ka deklaruar se viti 2007 do te kete si prioritet luften kunder informalitetit. A keni ju nje strategji te sakte ne lidhje me kete fenomen ?
Pergjigje - Eshte e vertete qe per qeverine aktuale nje nder 3 problemet e medha qe kane te bejne me procesin e integrimit dhe perafrimit te Shqiperise ne kuader te MSA-se ka te beje pikerisht me eliminimin e informalitetit. Ne te gjitha raportet dhe konsideratat e meparshme, sipas inspektimeve ne bera ne Shqiperi dhe opinioneve qe jane ne lidhje me Shqiperine, informalitetit paraqitet si nje nga treguesit me problematik si dhe nje nga pengesat me te medha per nje perafrim te shpejte.
Sigurisht qe lufta ndaj informalitetit nuk eshte thjesht strategji, thjesht nje objektiv ne vetvete, por lufta ndaj tij sherben ne fund te fundit ne krijimin e nje ambienti sa me te mire pro biznes dhe per te krijuar rregullat e lojes ne nje treg konkurrues. Kjo do te thote me shume hapesira per te gjithe aktoret qe ne menyre konkurruese me njeri-tjetrin mund te kontribuojne ne zhvillimin e shpejte te vendit.
Aktualisht konkurrenca ka qene e demtuar per shume motive dhe per shume arsye, aspektet ligjore kane po ashtu pergjegjesine e tyre, peshen e tyre dhe ne jemi duke ecur pikerisht ne tre drejtime:
Ne jemi pikerisht ne kete faze, qe te menjanojme pjeset abuzive te ekonomise dhe te rrisim masat ndeshkuese ndaj kesaj pjese te ekonomise e cila vazhdon te mos funksionoje ne menyre transparente, te mos i nenshtrohet rregullave te lojes, te mos i nenshtrohet ligjeve. Per te shmangur kete situate kemi ndermarre nje pakete ndryshimesh, qe do te vijoje me te tjera ndryshime dhe permiresime te kuadrit ligjor. Do te ribejme teresisht ligjin per Procedurat Tatimore, do te kemi permiresime te metejshme po ashtu per sa i takon borxheve te vjetra qe kane kompanite ndaj buxhetit te shtetit dhe qe jane ne shuma teper te medha, rreth 400 milion USD jane ne administraten tatimore dhe 40 milion UD jane ne administraten doganore. Ne mendojme qe gradualisht duke ulur barren fiskale, barrierat per te hyre ne treg dhe duke pakesuar burokracite per te hyre dhe dale nga tregu, te mundesojme qe keto ligje dhe keto rregulla te zbatohen ne menyre uniforme nga te gjithe ata qe duan te jene aktiv ne nje treg konkurrues.
Pyetje : Megjithate z. Bode ka patur mjaft debate dhe interpretime te ndryshme, ne lidhje me disa kontrolle qe tatimet kane ushtruar ndaj disa subjekteve. Cfare agrumentesh jepni ju, qe keto kontrolle nuk jane te parcelizuara ne disa biznese te caktuara?
Pergjigje - Jemi duke kontrolluar dhe brenda 3 muajve te pare te ketij viti kemi ushtruar kontrolle ne 1800 biznese. Kemi detyrimin ligjor qe ne 20 mije tatim paguesit e medhenj ne cdo 5 vjet, te mos bejme thjesht nje vizite fiskale por nje kontroll te thelluar. Ne jemi duke u marre me ato kompani, te cilat ne 5 vitet e kaluara nuk kane pasur nje kontroll te plote, te thelluar dhe per kete vit jane programuar 5 mije kontrolle. Ne kete menyre ne kapercejme kete prapambetje me keto biznese dhe nga ana tjeter plotesojme detyrimin tone ligjor, duke mundesuar zbatimin e njejte te ligjit.
Nga rreth 1800 biznese qe ne kemi kontrolluar, ne 3 mujorin e pare dhe te cilat sigurisht kane dale me probleme ne saktesine e zbatimit te ligjeve dhe pagimit te taksave prej tyre, ka disa biznese te vecanta te cilat per shkak te pozites se tyre dominuese edhe mediatike ne treg, kane bere perpjekjet e tyre per te mos iu nenshtruar kontrolleve, per te penguar kontrollet dhe per te devijuar nje kontroll teresisht teknik dhe fiskal ne nje beteje politike. Kjo ka qene edhe ne interes te opozites ne kete periudhe per te krijuar furtune ne nje gote uji, por qe ne te vertete nuk ka asnje lidhje me to. Fundi i kontrollit do te tregoje saktesine e zbatimit te ligjit nga keto kompani dhe gatishmerine e tyre per t'ju nenshtruar rregullave dhe ligjeve te njejta.
Ju faleminderit!