mof_logo_al_p2_copy_1

Informacion i Pergjithshem

Krijimi Njesise Qendrore te Harmonizimit per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin:    Njesia Qendrore e Harmonizimit per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin eshte krijuar ne Ministrine e Financave bazuar ne  nenin 66 te Ligjit Nr. 9936, date 26.06.2008, “Per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, si njesi qendrore per harmonizimin e sistemeve te menaxhimit financiar dhe kontrollit ne institucionet e sektorit publik.

Misioni i Njesise Qendrore te Harmonizimit te Menaxhimit Financiar e Kontrollit eshte krijimi i standardeve të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit në sektorin publik.

Struktura e  njesise perbehet nga nje drejtor dhe pese specialiste.

Funksionet kryesore te Njesise

1.Njesia e Harmonizimit per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin është përgjegjëse dhe raporton tek Ministri i Financave për:
a)Përgatitjen e ligjeve, udhëzimeve, metodikave për fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit ne institucionet e sektorit publik;
b)Përgatitjen, shpërndarjen dhe azhornimin e strategjive dhe udhëzimeve metodologjike për menaxhimin financiar dhe kontrollin në pajtim me
standardet ndërkombëtare të pranuara për kontrollin e brendshëm, rregulloret e zbatueshme dhe praktikat e mira të Bashkimit Evropian;
c)Organizimin e seminareve te ndergjegjesimit dhe trajnimeve në vijueshmëri në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe të përgjegjshmërisë menaxheriale në institucionet e sektorit publik;
d)Koordinimin e ngritjes dhe zhvillimit të sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik ne institucionet e sektorit publik;
2.Njesia e Harmonizimit siguron monitorimin sistematik të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit në njësitë e sektorit publik me qëllim mbledhjen e informacionit për të përmirësuar metodologjinë dhe standardet e punës.
3.Njesia e Harmonizimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin (MFK) ndihmon Nëpunësin e Parë Autorizues dhe Ministrin e Financave për monitorimin e sistemeve të MFK dhe për përgatitjen e raportit vjetor për gjendjen e menaxhimit financiar dhe kontrollit ne sektorin publik.
4.Njesia e Harmonizimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, bashkëpunon me Drejtorine e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm gjatë përgatitjes së raportit për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik (KBFP).
5.Pergjigjet per azhornimin e metodologjise se kontabilitetit publik me zhvillimet bashkekohore dhe ndjekjen e procesit te zbatimit te strategjise se qeverise per implementimin e standardeve te kontabilitetit publik.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al