Fjala e ministrit të Financave në ceremoninë e përfundimit të programit për mbështetjen dhe Krijimin e Njësive të Përbashkëta Hetimore Rajonale

Tiranë me 14.07.2011

Fjala e ministrit të Financave në ceremoninë e përfundimit të programit për mbështetjen dhe Krijimin e Njësive të Përbashkëta Hetimore Rajonale

I Nderuar Z.  Ambasador i Shteteve të Bashkuara te Amerikës
Të Nderuar Drejtues të Institucioneve Kushtetuese,
Të Nderuar Pjesëmarrës,

Kam kënaqësinë e veçantë të marr pjesë sot në këtë ceremoni të rëndësishme për përfundimin e programit të bashkëpunimit për mbështetjen dhe Krijimin e Njësive të Përbashkëta Hetimore Rajonale i mundësuar nga “Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II”.
 Krijimin e Njësive të Përbashkëta Hetimore Rajonale, i mundësuar nga ky program dhe  i mbështetur nga zyra e OPDAT, ka qenë një hap i rëndësishëm në funksion të konsolidimit të mëtejshëm të bashkërendimit dhe bashkëpunimit të institucioneve të ndryshme dhe njëkohësisht është një shprehje e qartë e vullnetit politik të qeverisë për luftë pa kompromis kundër aktiviteteve kriminale.
Lufta kundër krimit ekonomiko financiar dhe pastrimit të parave, që rrjedhin nga krimi i organizuar dhe korrupsioni bëhen gjithnjë e më komplekse, prandaj duhen ndërmarrë masa konkrete dhe dinamike në drejtim të legjislacionit për parandalimin dhe goditjen e tyre, forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të agjencive të zbatimit të ligjit  dhe institucioneve shtetërore, trajnimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, analistëve, ekspertëve financiarë dhe punonjësve të tjerë që japin mbështetjen dhe kontributin e tyre direkt apo indirekt në këtë drejtim.
Në këtë kontekst qeveria shqiptare, qëndrimin e saj për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka shoqëruar me mbështetjen konkrete ndaj institucioneve, harmonizimit të legjislacionit më standardet ndërkombëtare  si dhe pjesëmarrjes aktive në projekte të përbashkëta për rritjen e kapaciteteve të administratës shtetërore.
Evidentojmë se krijimi dhe funksionimi i njësive të përbashkëta, që sot mbyllin me sukses programin, ka rritur cilësinë e hetimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, si një faktor kyç në përballjen me fenomenet e sipërpërmendura. Kjo veprimtari intensive ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një klime të përshtatshme për parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprave penale, gjë që dëshmohet edhe në rritjen e numrit të rasteve të dënimeve dhe ndëshkimeve.
Gjate vitit 2011, nga institucionet e varësisë së ministrisë së Financave, DPPP, DPD, DPT janë analizuar dhe dërguar për hetim te mëtejshëm ne axhencitë e zbatimit te ligjit një numër i konsiderueshëm rastesh te dyshuara.
Këtu spikatin hetimet administrative për pastrim parash nga grupe kriminale në rrethe të ndryshme të vendit dhe në nivel ndërkombëtar si dhe të të ardhurave të siguruara nga veprime korruptive të personave ekspozuar politikisht të nivelit të lartë, hetimet administrative për raste te kontrabande, shpërdorim detyre etj.
Në këtë ceremoni të mbylljes së komponentit të 6, të Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit është me vend të nxjerrim në pah arritjet ndërkohë që vlerësoj se ka ende vend për rritje të mëtejshme të efektivitetit të punës dhe fuqizim të mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të Njësive të.
Gjej rastin për të falenderuar edhe një herë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara  dhe Zyrën e OPDAT-it për rolin dhe kontributin e rëndësishëm për  krijimin dhe funksionimin e këtyre Njësive si dhe dëshiroj të shpreh dhe njëherë vlerësimin tim personal për punën e deritanishme të bërë nga ekspertët e specialistët e institucioneve,  që japin kontributin e tyre direkt në mbarëvajtjen e punës së tyre.
Në përfundim më lejoni  t’ju shpreh mbështetjen pa rezerva si dhe vendosmërinë e palëkundur të qeverisë shqiptare për të vijuar më tej në këtë angazhim të përbashkët dhe për të patur rezultate më konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit.

Ju faleminderit!

 

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al