Fjala e Ministrit të Financave z. Ridvan Bode në Konferencën "Reformat Financiare në Arsimin e Lartë në Shqipëri"

Është tepër e rëndësishme që reforma e financimit të univesiteteve të përdoret si një instrumet i përmirësimit të efikasitetit të politikave shoqërore që ndërmeren nga qeveria në fushën e arsimimit, duhet të ketë të garantuar në rradhë të parë, mbështetje dhe financim për familjet e ekspozuara, për familjet vunerable, për individet vunerabel dhe duke krijuar ato drejtësi shoqërore që kërkohet për shërbimet e ketij karakteri, sic janë shkollimet.
Diskutimi i sotëm është i disati në vijim të reformës së ndërmarë në shkollimin universitar dhe me qënë se kjo reforma ka ardhur drejt definimit të kuadrit të financimit të tij, mendoj të shpreh edhe disa opinione që Ministria e Financave i mban parasysh dhe që ka kërkuar të meren në konsideratë gjatë gjithë këtij procesi të reformit të sistemit të financimit. Shkalla e përfshirjes së ketyre konsideratave do të jetë në rritje dhe në dimensionet që ne do të dëshironim, por gjithsesi një reformë e përvijuar me një kënd perspektiv do të ishte jashtëzakonisht e dobishme për vendin dhe të ardhmen e tij.
Arsimi ka qenë dhe mbetet njëri prej prioriteteve programore të qeverisë, prioritet i cili ka angazhuar një tërësi reformash në vite, por edhe fondesh të konsiderueshme publike. Në harkun e pesë viteve të fundit fondet për arsimin publik janë rritur reth 2.5 herë dhe vijojnë të rriten më shpejt krahasuar me sektorët e tjerë të shërbimeve në vend. Përzgjedhja e arsimimit, edukimit, kualifimit si një prioritet i qeverisë, nuk përbën thjesht një prioritarizim të politikave shoqërore, por një zgjedhje ekonomike, një vlerësim të potencialiteve e avantazheve krahasuese të vendit tonë për zhvillim ekonomik e mirëqënie shoqërore. Nga të gjitha studimet e vlerësimet, burimet njerëzore të vendit, struktura moshore dhe dinamizmi human, cmohen si një nga potencialet të zhvillimit perspektiv të vendit.
Ky angazhim i qeverisë sikurse u theksua edhe në këtë seminar, ka përmirësuar të gjitha nivelet e arsimit dhe formimit, por më i dukshëm ka qenë në arsimin e lartë, pasi jo vetëm ka gati 3 fishuar brenda kësaj kohe numrin e të rekrutuarve në universitete, por ka zgjeruar thelbësisht autonominë e universiteteve e para së gjithash atë financiare, si hapi i parë i një transformimi të plotë të mënyrës se si funksionon ky sektor jetik i vendit.
Stadi aktual i reformës në arsimin e lartë është tepër i rëndësishëm, dhe përtej pasioneve të debatit, ne duhet ta pranojmë se në thelb kemi nevojë për të ndryshuar mekanizmin e financimit të këtij sistemi, duke përdorur instrumentat që kanë dëshmuar eficence dhe qëndrueshmëri në kohë.
Masivizimi i arsimit të lartë, padyshim përbën një sukses të madh në progresin shoqëror, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se shndrimi i këtij avantazhi sasior, numerik shkollimi në një know-how për tregun, në avantazh konkurues në tregun rajonal e global të punës, kërkon në mënyrë thelbësore rritjen e cilësisë së shkollimit.
Padyshim që stadi aktual i reformimit të arsimit të lartë, diskutimi për skemën e financimit ka në thelb mbështetjen e rritjes së cilësisë së arsimimit dhe formimit universitar. Si cdo gjë tjetër, si në cdo veprimtari tjetër shoqërore e ekonomike dhe në koherencë të plotë me sistemin tonë ekonomiko shoqëror, do të ishte naivitet që të shpresonim përmirësim cilësore, thelbesore pa ndimën e konkurencës. Prandaj një reformë e sukseshme financiare duhet të garantojë me çdo kusht konkurshmërinë, pavarsisht debateve interesante për ritmet, përshkallëzimet dhe kohën.
Edukimi dhe formimi universitar, për shkak të rritjes shumë të shpejtë të numrit të studentëve, për shkak të lehtësimit të mundësive për të zgjedhur e frekuentuar arsimin e lartë, por dhe për shkak të adoptimit të sistemit të Bolonjës e zgjerimit të sektorit privat, kanë rritur ndjeshëm në një kohë të shkurtër fondet publike e private për financimin e tij. Në këtë këndvështrim, interesi publik dhe misioni shoqëror detyron qeverinë të bëjë  një kujdes të veçantë për eficiencën e përdorimit të këtyre fondeve. Buxheti i vitit 2012 do jetë i treti buxhet rradhazi që hartohet bazuar në produktet që duhet të ofrojnë shërbimet publike që financohen nga ky buxhet. Ka ardhur koha që dhe analiza e efektivitetit dhe eficiences së përdorimit të fondeve publike të bëhet bazuar në outputet e tyre, dhe kjo është edhe më e mundshme në sektorin e arsimit në tërësi dhe atij universitar në veçanti. Prandaj, reformimi i mekanizmit të financimit të arsimit e formimit universitar duhet të vendosi në qendër studentin,  produktin e këtij shërbimi që duhet të jetë njëkohësisht subjekt i këtij përfitimi sepse është subjekt i veprimit, i formimit.
Reformimi i mekanizmit të financimit të formimit universitar, duhet të marrë në konsideratë dhe të respektojë rolin dhe detyrimin e shtetit në misionin e tij shoqëror në arsimimin e qytetarëve. Për shkak të së shkuarës, por edhe për shkaqe të tjera, ende vijon të konfondohet fort rreth rolit të shtetit në arimin universitar, si garantues i shërbimit publik me atë të ushtruesit të aktivitetit të mirfilltë ekonomik. Si sipërmarës i aktiviteteve ekonomike, lukrative e jolukrative, shteti është dëshmuar kudo një aktor i keq. Por arsimimi është një shërbim publik shumë delikat ku misioni i shtetit pa asnjë diskutim konsiderohet thelbësor. Në këtë kuptim reformimi i mekanizmit të financimit të edukimit universitar, duke e konsideruar atë si një shërbim publik, por jo domosdoshmërisht si një aktivitet ekonomik publik, duhet të sigurojë lirinë për të zgjedhur dhe sidomos mundësinë e plotë të aksesit për të gjithë të interesuarit.
Në këtë këndvështrim reformat ofrojnë instrumentin e kreditimit të shkollimit universitar, përmes një sistemi që bazohet në eksperiencat më të mira të vendeve të rajonit dhe më gjerë dhe që garanton aksesin e plote të të gjithë akademive shkqërore drejt arsimimit universitar.
Është tepër e rëndësishme që reforma e financimit të univesiteteve të përdoret si një instrumet i përmirësimit të efikasitetit të politikave shoqërore që ndërmeren nga qeveria në fushën e arsimimit, duhet të ketë të garantuar në rradhë të parë mbështetje dhe financim për familjet e ekspozuara , për familjet vunerable, për individet vunerabel dhe duke krijuar ato drejtësi shoqërore që kërkohet për shërbimet e ketij karrakteri sic janë shkollimet.
Së fundi për nga rradha por jo për nga rëndësia, një reformë e financimit të universiteteve duhet të jetë realiste duhet të pajtohet me mundësitë reale dhe jo në presupozim fondesh të paqëna. Shpesh herë debati reth reformimit dhe modernizimit të arsimit të lartë con në diskutime dhe krahasime pa asnjë lloj baze dhe pa asnjë lloj sensi. Shqipëria është mes 25 vendeve me qeverisje të vogël dhe eficente, cka do të thotë mes 25 vendeve që kanë nivelin më të ulët të taksave dhe që ofrojnë vecanarisht cilësi shërbimesh të mira. Kjo do të thotë se ne jemi vendi me taksa të ulta dhe nuk duhet të prëtendojmë të jemi vendi me sherbimet me kosto më të larta, kjo do të thotë që kur krahasojmë peshën e shërbimeve publike në raport me PBB, duhet të meremi dhe të krahasojme veten pikërisht me këto 25 qeveri eficente dhe te vogla në botë. Në qoftë se ne krahasojmë arsimimin, shëbdetësinë apo cdo shërbimtjetër publik referuar përqindjeve të vendeve skandinave dhe nordite do të thotë që nuk ka sens, sepse niveli i taksave dhe të ardhurave në buxhet të tyre është plot dy herë më i lartë sesa ai i ekonomisë shqiptare.
Ne kemi zgjedhur një model ekonomik, ne kemi zgjedhur një model të funksionimit tonë shoqëror, të shërbimeve publike, prandaj reforma duhet të jetë realiste, kjo nuk do të thotë që do të kemi ulje të fondeve që do të destinohen për arsimin, por ato duhet të meren në konsiderate në kontekstin e zhvillimit tonë ekonomik.
Debati rreth kësaj ceshtjeje e di që do të vijojë edhe në perspektive, e rëndesishme është që me guxim te veprojme ne kohen e duhur.  Shpesh here,  edhe me perpara, ka ndodhur qe per reformat liberalizuese,  ne momentin e pare te kete patur reagime jo te arsyeshme, por te gjithe jemi deshmitare te efekteve pozitive dhe te perfitimeve qe kane dhene reforma te tilla.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al