- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
Bazuar ne Vendimine Keshillit te Ministrave Nr. 781, date of 14.11.2007 “Per karakteristikat teknike e funksionale te pajisjeve fiskale, sistemit te integruar, te komjuterizuar per trasferimet periodike, automatike te deklarimeve financiare , sistemit te komunikimit per proceduren dhe dokumentacionin per miratimin e tyre dhe per kriteret per pajisjen me autorrizim te shoqerive te autorizuara per ofrimin e pajisjeve fiskale” i ndryshuar, (botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 130, date 27 shtator 2010) Ministria e Financave njofton hapjen e procedures “Shpallje interesi” te aplikimit te personave juridike shqiptare dhe te huaj per te marre autorizimin si “ Shoqeri e autorizuar per pajisjet fiskale”
Kompanite e interesuara duhet te dorezojne prane protokollit te Ministrise se Financave, dokumentatt e poshteshenuara:
1.Kërkese me shkrim për konkurim për marrjen e autorizimit si “Shoqëri e Autorizuar”;
2.Deklaraten e plotesimit te te gjitha kerkesave ligjore te karakteristikave dhe funksonaliteteve per pajisjet te cilat do te tregtohen nga kjo shoqeri;
3.Aktin e themelimit te shoqerise dhe statutin e shoqerise;
4.Vendimin per regjistrimin si person juridik;
5.Ekstrat te regjistrit tregtar te leshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
6.Dokumenta për kapacitetet organizative dhe administrative, si më poshtë:
a) Deklaratë për fuqinë mesatare punëtore dhe për numrin e stafit drejtues deri në 3 (tri) vitet e fundit;
b) Deklarate për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo që mund t'i vihen në dispozicion operatorit ekonomik.
7.Aplikuesi ose, nëse është bashkim operatorësh, të paktën anëtari kryesues, duhet të ketë përvojë në fushën e teknologjisë, të paktën në 3 vitet e fundit të veprimtarisë së tij, për të cilën paraqet një listë të veprimtarivenëbazë të të cilave i ushtron këto veprimtari.
8.Pasqyrat financiare të audituara, të certifikuara nga ekspert(ë) kontabël, për tri (3) vitet e plota financiare të fundit, aty ku është e mundur, përfshirë bilancet e konsoliduara, pasqyrat e të ardhurave, pasqyrat e qarkullimit të parasë dhe shënimet shoqëruese për aksionarët e tij ose nëse aplikuesi është një bashkim shoqërish, për të gjithë aksionarët e anëtarëve të tij.
9.Qarkullimi vjetor per 3 vitet e fundit ne total i cili nuk duhet te jete me i vogel se 10 Milion Euro ose ekuivalente;
10.Burimet e financimit te projektit;
11.Aplikuesi duhet të paraqesë një vetëdeklarim nga aksionarët e tij dhe anëtarët e organeve drejtuese, që vërteton se nuk është në ndjekje penale, si dhe:
a)Një dokument që vërteton se aplikanti nuk është në proces falimentimi, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit jo me para se tre muaj nga data e paraqitjes se kerkeses;
b)Një dokument që vërteton se aplikanti i ka plotësuar detyrimet fiskale, lëshuar nga administrata tatimore jo me para se tre muaj nga data e paraqitjes se kerkeses;
c)Një dokument që vërteton se aplikanti i ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, lëshuar nga administrata tatimore jo me para se tre muaj nga data e paraqitjes se kerkeses.
Aplikantit i kthehen ato per plotesim, ne qofte se mungon qofte edhe nje nga dokumentat e mesiperme.
Te gjitha dokumentat duhet te jene ne gjuhen shqipe, ne origjinal ose te njehsuara me origjinalin Personat juridike te huaj, qe aplikojne per shoqëri të autorizuar, duhet te paraqesin dokumentat ekuivalente me ato te mesipermet, ne vartesi te legjislacionit te vendit ku personi i huaj eshte regjistruar. Aplikanti duhet ti bashkëlidhë dosjes së aplikimit madat arkëtimin e pagesës së tarifës së shërbimit, në shumën 200 000 lek, në llogari të Ministrisë së Financave.
Kriteri i vetem per perzgjedhjen e shoqerise se autorizuar eshte plotesimi i te gjithe dokumentationit dhe kerkesave te percaktuar sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 781, date 14.11.2007, i ndryshuar
Per tu informuar reth kesaj procedure ju mund te kontaktoni Znj. Saida Turabi,
e-mail: sturabi@minfin.gov.al, (Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve) personi i kontaktit ne Ministrine e Financave ne Republiken e Shqiperise.