mof_logo_al_p2_copy_1
spacer
INSIG - Instituti I Sigurimeve
 

Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve Mbeshtetese

 

drejtor i pergjithshem

Shkelqim Hoxha

Tel:
E-mail shhoxha@minfin.gov.al

drejtoria_pergjithshme_shqip

Misioni:
Te siguroje kushte te pershtatshme pune per stafin e Ministrise ne burime njerezore, ne paisje, ne komunikim elektronik, ne mbeshtetje ligjore dhe ne trajnime dhe pjesmarrje ne aktivitete te ndryshme nderkombetare.

Struktura e Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve Mbeshtetese eshte:

1. Drejtoria e Legjislacionit.
2. Drejtoria e Integrimit Europian.
3. Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve te Brendshme.
4. Drejtoria e Financës dhe Buxhetit.
5. Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit te Pergjithshem

     
1. Manaxhon stafin e Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve dhe rakordon punen ndermjet drejtorive.
2. Percakton objektiva dhe ndan pergjegjesite por sipas programit te punes dhe rregullores se brendeshme te institucionit.
3. Raporton dhe keshillon titullaret e ministrise ne lidhje me  personelin, sherbimet, marredheniet me jashte, legjislacionin, informacionin , etj
4. Siguron implementimin e projekteve dhe programeve per zhvillimin dhe drejton procesin e trajnimit te stafit te drejtorise se pergjithshme te sherbimeve
5. Pergatit analiza periodike ne lidhje me problematikat qe shqetesojne institucionin dhe behet garanti per respektimin e rregullores se brendeshme dhe zbatimin e ligjit.
6. Perfaqeson Ministrine e Financave ne aktivitete, konferenca, takime, negociata me institucione kombetare dhe nderkombetare qe lidhen me misionin e kesaj drejtorie te pergjithshme.
7. Perpilon standarte ne bashkepunim me Drejtorine e Personelit dhe Sherbimeve Mbeshtetese dhe Departamentin e Administrates Publike ne lidhje me procesin e rekrutimit te punonjesve dhe Institutin e Trajnimit te Administrates Publike ne lidhje me trajnimin dhe kualifikimin e punonjesve.

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al