- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
Struktura Organizative

Misioni
Drejtoria e Pergjithshme e Manaxhimit te Borxhit Publik (DPMBP) ka per mision themelor te saj sigurimin e huamarrjes se nevojshme per te permbushur kerkesat e buxhetit te shtetit, nepermjet nje sere instrumentash qe perfshijne humarrjen e huaj per projekte dhe per nevoja te pergjithshme, humarrjen e brendshme me bono dhe obligacione, si dhe garancite me objektivin e minimizimit te riskut dhe te kostos totale efektive te financimit, kryerjen ne kohe te sherbimit te borxhit, si dhe zhvillimin e metejshem te tregut te instrumentave te financimit, ne respekt te kuadrit ligjor dhe rregullator te aplikueshem per veprimtarine e kesaj drejtorie.
Funksionet
Funksionet kryesore te DPMBP jane si me poshte:
•Ploteson kerkesat per huamarrje te qeverise
•Manaxhon borxhin me qellim minimizimin e kostove te huamarrjes brenda parametrave te percaktuara te rezikut
•Mbeshtet zhvillimin e tregut te borxhit te brendshem
•Monitoron zhvillimet ne tregun nderkombetar te kapitaleve dhe kujdeset per te realizuar humarrjen ne kohe ne keto tregje, ne respekt te kufizimeve buxhetore
•Koordinon aktivitetet e manaxhimit te borxhit me politikat monetare dhe ato fiskale
•Pergatit strategjine afatmesme te manaxhimit te borxhit ne perputhje me qellimin per te arritur objektivat e synuara dhe perditeson strategjine cdo vit
•Punon per te minimizuar rezikun operacional te borxhit
•Vlereson rezikun e kreditit dhe emetimin e garancive te huase, si dhe manaxhon ato duke respektuar parametrat e percaktuara ne legjislacioni per huammarrjen vendore
•Miraton dhe monitoron zbatimin e nenhuave
•Mban databazen e borxhit publik si dhe mban rekorde te garancive dhe huamarrjes aktive
•Ben pagesat e borxhit ne kohe
•Pergatit dhe siguron publikimin e rregullt te buletineve te statistikave te borxhit
•I pergjigjet detyrimeve raportuese me natyre statutore dhe kontraktuale te borxhit te qeverise ndaj insitucioneve te huaja dhe te brendshme
•Mban rekorde te kontratave te huave
Ligji Nr.9665, datë 18.12.2006 “Per Huamarrjen shterore, borxhin shteteror dhe garancine shteterore te huase ne Republiken e Shqiperise“
Ligji Nr. 9869, date 04.02.2008 “Për huamarrjen e qeverisjes vendore”
Strategjia vjetore e borxhit
Marreveshja kuader me Banken e Shqiperise (ku sanksionohet roli i bankes si agjent fiskal i qeverise)
Marreveshja me Banken e Shqiperise per emetimin e bonove te thesarit (dhe amendimet perkatese)
Marreveshja me Banken e Shqiperise per emetimin e obligacioneve (dhe amendimet perkatese)