Drejtoria e Pergjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve

Drejtor i Pergjithshem

Anila TANKU

Tel. 2451180

Email: atanku@minfin.gov.al

 

Misioni

Misioni i CFCU, është realizimi në mënyrë transparente dhe efiçente i proceseve të tenderimit, kontraktimit, pagesave, monitorimit dhe raportimit në lidhje me zbatimin e programeve të financuara nga IPA, Komponenti I. (Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve) në kuadër të Sistemit të Menaxhimit të Decentralizuar (DIS) si dhe me zbatimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore si dhe të donatorëve të tjerë.
CFCU, është gjithashtu njësia e specializuar për menaxhimin administrativ dhe financiar të projekteve të binjakëzimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU), operon në bashkëpunim me Zyrtarët e Lartë të Programit në Ministritë e Linjës (ZLP/SPOs) si dhe organizmat e tjerë të cilët janë përfituesit direkt të projekteve.

Në kontekstin e IPA - Komponenti I-rë, (Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve) si dhe të zbatimit të Projektit për ngritjen e kapaciteteve për aplikimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar (IPS MTDF), kjo Drejtori nën drejtimin e Zyrtarit të Programit i Autorizuar (ZPA/PAO), ka përgjësitë si më poshtë vijon:

  • Tenderimin
  • Kontraktimin
  • Zbatimin e kontratave
  • Kryerjen të Pagesave, Kontabilizim, kërkesë për fonde dhe manaxhim të llogarive  bankare
  • Monitorimin & Kontrollin
  • Raportimin
  • Auditimin

Sipas Rregullores së Këshillit të BE-së nr. 1085/2006, Korrik 2006, Shqipëria është përfituese e Instrumentit të Ndihmës së Para Aderimit (IPA), i cili është bërë efektiv që prej 01 Janarit 2007. Komponentët e IPA-s janë:

  • Komponenti I - Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve
  • Komponenti II - Bashkëpunimi Ndërkufitar
  • Komponenti III - Zhvillimi Rajonal
  • Komponenti IV - Zhvillimi i Burimeve Njerëzore
  • Komponenti V - Zhvillimi Rural

Dy Komponentët e parë, (a) Komponenti I - Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve si dhe (b) Komponenti II - Bashkëpunimi Ndërkufitar janë të hapur tashmë për vendet kandidatë dhe kandidatë potencial.

Bazuar në Rregulloren e Komisionit (EC) Nr. 718/2007 - Korrik 2007, me synim marrjen e Akredimit dhe akordimin e fuqive të menaxhimit nga BE, Qeveria Shqiptare me VKM Nr. 719 të datës 18.06.2009, ka krijuar sturkturat dhe autoritetet e nevojshme për një menaxhim efektiv dhe të shëndoshë të fondeve të BE-së në përputhje me standartet evropiane dhe acquis communautaire.

Strukturat dhe Autoritetet për menaxhimin e decentralizuar të Asistencës së Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA), Komponenti I., mbeshtetur ne VKM nr.23, date 12.01.2011, janë:

  • Koordinatori Kombëtar i Instrumentit të Parazgjerimit (KKIPA/NIPAC)
  • Zyrtari Përgjegjës Akreditues (ZPA/CAO)
  • Zyrtari Kombëtar i Autorizuar (ZKA/NAO)
  • Fondi Kombëtar (FK/NF)
  • Zyrtari i Programit i Autorizuar (ZPA/PAO)
  • Struktura Operative për zbatimin e komponentit I (të parë) të përbërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU) në Ministrinë e Financave dhe ZLP (SPO-të) në Ministritë e Linjës, NIPAC office ne Ministrine e Integrimit Europian dhe njesite e Auditit te Brendshem ne ministrite e Linjes/Institucionet e tjera perfituese.
  • Autoriteti i Auditit

Aktualisht, Qeveria Shqiptare është duke zbatuar projektin me financim të BE-së "Përgatitja e autoriteteve shqiptare për aplikimin e Sistemit të Decentralizuar (DIS)" , që ka si qëllim rritjen e shkallës së zotërimit dhe ngritjen e kapaciteteve të brendshme për menaxhimin e fondeve të BE-së, rrjedhimisht duke demonstruar kështu aftësitë për të marrë përsipër përgjegjësitë e antarësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU), përbëhet prej tre drejtorive si më poshtë:

  • Drejtoria e Menaxhimit të Prokurimeve dhe Kontraktimeve
  • Drejtoria e Menaxhimit  Financiar
  • Drejtoria e Sigurimit te Cilesise dhe Monitorimit
TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al