- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
Misioni i Drejtorisë së Legjislacionit:
Funksionimi si strukture e specializuar ne tekniken juridike, me qellim pergatitjen e kuadrit te nevojshem ligjor dhe nenligjor per te gjithe veprimtarite e lidhura me qellimin e funksionimit te Ministrise se Financave, bashkerendimin e iniciativave ligjore te institucioneve te tjera qendrore me ato te Ministrise se Financave si dhe perfaqesimin e Ministrise se Financave ne ceshtjet gjyqesore ne perputhje me kete rregullore, dhe me dispozitat ligjore e nenligjore ne fuqi.
Detyrat kryesore të Drejtorisë së Legjislacionit:
1. Harton dhe pergatit ne bashkepunim me strukturat e brendshme qe mbulojne objektin e trajtimit te projekt ligjeve dhe projekt-akte te tjera nenligjore te parashikuara nga ligji e qe jane te lidhura me fushen e veprimtarise se Ministrise se Financave.
2. Ndjek proçedurat e shqyrtimit te projekt-akteve te pergatitura nga Drejtoria e Legjislacionit apo te drejtorive te tjera, duke perfshire mbledhjen e komenteve nga Ministrite dhe institucionet e tjera qendrore si dhe paraqitjen e tyre per miratim ne Keshillin e Ministrave.
3. Dergon ne format elektronik me sistemin e-government projekt aktet e ndjekura per shqyrtim nga Drejtoria e Legjislacionit dhe nese i kerkohet sipas volumit te punes rast pas rasti, projekt aktet e ndjekura nga struktuara te tjera qe nuk disponojne akses ne rrjet.
4. Ben mbrojtjen e projekteve te ligjeve te pergatitura nga Drejtoria e Legjislacionit apo nga struktura te tjera te Ministrise se Financave, ne te gjitha fazat e shqyrtimit te tyre ne Komisionet Parlamentare si dhe ne seancat plenare te Kuvendit.
5. Ve ne dispozicion te stafit te Ministrise se Financave te gjitha aktet ligjore dhe nenligjore qe i kerkohen.
6. Shqyrton projekt-aktet e pergatitura nga Drejtorite dhe strukturat e tjera te Ministrise se Financave, si dhe ofron mendimin juridik per to.
7. Ne veçanti shqyrton per kompetence projekt-aktet e mberritura nga Ministrite e tjera me perjashtim te atyre te lidhura ekskluzivisht me fondet buxhetore dhe pasi konsultohet me drejtorite qe gjykon se preken nga permbajtja e projekt aktit, harton pergjigjen zyrtare per projekt-aktet e derguara nga ministrite dhe institucionet e tjera qendrore.
8. Merr pjese ne grupe pune te ngritura me urdher te Ministrit te Financave apo te kryeministrit, qe kane per objekt te punes, hartimin e projekt-akteve ligjore apo nenligjore.
9. Kur i kerkohet, harton mbrojtjen ligjore ne rastet e konflikteve te punes te zhvilluara ne rrethe, dhe i dergon ato ne dispozicion strukturave te Ministrise se Financave qe funksionojne edhe si struktura drejtuese te degeve te varesise ne rrethe.
10. Harton mbrojtjen ligjore te çeshtjeve me objekt kompensimin per burgim te padrejte dhe i dergon ato ne dispozicion strukturave te Ministrise se Financave qe funksionojne edhe si struktura drejtuese te degeve te varesise ne rrethe.
11. Sipas autorizimit te leshuar nga Ministri apo titullaret e tjere te Ministrise, perfaqeson Ministrine e Financave dhe harton vijat e mbrojtjes si dhe bashkepunon me Avokaturen e Shtetit, (sa here qe i kerkohet), per pergatitjen e mbrojtjes ligjore per proceset gjyqesore ne te cilat Ministria e Financave eshte pale.
12. Jep ndihme dhe orienton drejtorite dhe njesite e tjera te Ministrise se Financave, ne lidhje me procedurat ligjore per zgjidhjen e çeshtjeve te ndryshme.
13. Shqyrton dhe harton pergjigjen e letrave te mberritura, sipas orientimeve te dhena nga eproret.
14. Te tjera qe gjykohet se jane ne perputhje me misionin dhe funksionimin e pergjithshem te kesaj Drejtorie.