mof_logo_al_p2_copy_1
spacer
INSIG - Instituti I Sigurimeve
 

Drejtoria e Integrimit Europian

drejtor

 Sonila Metohu


Tel:
E-mail smetohu@minfin.gov.al
Curriculum Vitae

Misioni

1. Koordinimi dhe monitorimi i proçesit të Integrimit Europian për sektorin financiar,
2. Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit;
3. Zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varura prej saj;
4. Ndjekja e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh dhe me institucionet financiare ndërkombëtare të Ministrisë së Financave.

Përgjegjësitë Kryesore

1. Përgatitja në kohe e praktikave lidhur me çështjet e integrimit Europian, task forcë 
     grupe pune dhe përcjellja pranë MIE.
2. Përgatitja dhe negocimi i marrëveshjeve, protokolleve të bashkëpunimit bilateral dhe     me institucionet financiare ndërkombëtare;
3. Përgatitja e informacioneve periodike mbi ecurinë e marrëdhenieve me jashtë të MF.
4. Përgatitja e raporteve për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes me Fondin Monetar  Ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të tjera strukturore me institucionet financiare  ndërkombëtare.

Kjo drejtori  ka në strukturën e saj një drejtor dhe tre specialistë:

Gjithashtu,  në Drejtorinë e Integrimit Europian, është shtuar edhe një strukturë e re për IPA-n dhe mbështetëse për SPO.

SPO është drejtuesi i strukturës mbështetëse të SPO-së. Një përshkrim i përgjithshëm i përgjegjësive të SPO-së, në përputhje me nenin 75 të Rregullores Implementuese të IPA, paraqitet si më poshtë vijon:

1. SPO është përgjegjës për aspektin teknik të veprimtarive brenda ministrive të linjës;
2. Mbështet PAO-n në përgatitjen dhe zbatimin në kohë dhe me cilësi të veprimtarive në nivel teknik;
3. Siguron kordinimin brenda boshtit përkatës të përcaktuar  në propozim projekt.

 Detyrat e Drejtorit të Drejtorisë së Integrimit Europian

1. Organizon, ndjek dhe raporton për detyrat e Drejtorisë së Integrimit Europian;
2. Informon me memo dhe shkresa të brendshme Ministrin, zv/ministrat, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve për çështje që lidhen me detyrimet e Ministrië së Financave në kuadër të zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së dhe në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë;
3. Merr pjë në takimet e drejtuesve të ministrisë me përfaqësues të shteteve të huaja, të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare dhe përgatit dosje dhe informacion për këto takime;
4. Ndjek përgatitjen në kohë të praktikave lidhur me çështjet e integrimit Europian, task forcë grupe pune dhe përcjelljen në MIE;
5. Realizon koordinimin e takimeve të Task Forcë Shqipëri-BE, Grupit të Punës për Ekonominë dhe Financat dhe aktivitete të tjera të lidhura me Integrimin Europian;
6. Ndjek përgatitjen dhe negocimin e marrëveshjeve, protokolleve të bashkëpunimit bilateral dhe me institucionet financiare ndërkombëtare;
7. Ndjek përgatitjen e informacioneve periodike mbi ecurinë e marrëdhënieve me jashtë të MF;
8. Ndjek përgatitjen e raporteve për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të tjera strukturore me institucionet financiare ndërkombëtare;
9. Merr pjesë dhe përfaqëson MF në takimet e Komisioneve të Përbashkëta dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik;

Më specifikisht, SPO ka detyrat e mëposhtme:

Programim:
1. Përgatit analizën sektoriale/analizën e kërkesës (nevojës);
2. Merr pjesë në procesin e konsultimit dhe bashkëpunon në rishikimin e dokumentit shumëvjecar  tregues planifikues (MIPD) përmes zyrës së NIPAC;
3. Përgatit fishat e projekteve në përputhje me planin e programimit të NIPA;
4. Përfshin komentet mbi fishat e projekteve dhe organizon punën në përfundimin e draftit final nga ministria e linjës;
5. Dërgon fishat e projekteve tek NIPAC;
6. Modifikon, me kërkesë të NIPAC, çdo dokumentacion në lidhje me programimin;
7. Koordinon drejtoritë e tjera brenda ministrisë gjatë programimit;

Implementim/Monitorim:
1. Përgatit Termat e Referencës, Specifikimet Teknike, Proçedurat për aplikantët (grantet), dokumentat e tenderit për punë civile;
2. Dërgon Termat e Referencës, Specifikimet Teknike, Proçedurat për aplikantët (grantet), dokumentat e tenderit për punë civile tek CFCU për miratim;
3. I kërkon PAO-s fillimin e proçedurave të tenderimit;
4. Bën të mundur publikimin e shpalljeve për prokurim në një gazetë zyrtare, në emër të CFCU;
5. Modifikon, me kërkesë të PAO-s, çdo dokumentacion në lidhje me tenderin;
6. I jep informacionin e nevojshëm në lidhje me aspektet teknike të projektit PAO-s/CFCU-së, gjatë përgatitjes së tenderit/ose procesit të tenderimit;
7. Konfirmon aftësitë e tij teknike, duke përfshirë edhe zotërimin e përshtatshëm të gjuhës angleze dhe praninë me kohë të plotë të komisionit të vlerësimit në Panelin e Shortlistës dhe Komisionin e Vlerësimit; 
8. Konfirmon që nuk ka lidhje varësie ndërmjet anëtarëve të propozuar të komisionit të vlerësimit dhe që nuk ekzistion asnjë lloj konflikt interesi në lidhje me tenderin/aplikuesin;
9. Siguron informacion dhe të dhëna për PAO/CFCU në lidhje me përgatitjen dhe ecurinë e impementimit të planit të prokurimeve për Programin Kombëtar të Komponentit të parë të IPA, Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve;
10. Propozon anëtarët më të drejtë vote të panelit të shortlistës/komisionit të vlerësimit, dhe  ekspertë, sipas kërkesës së PAO/CFCU;
11. I dërgon në kohë PAO-s përgjigjet ndaj pyetjeve sqaruese, përpara hapjes së ofertave, duke siguruar që përgjigjet janë profesionalisht të përshtatshme dhe të koordinuara me ekspertët kompetentë dhe jo në mospërputhje me dokumentin original të tenderit, duke mos e modifikuar në mënyrë të konsiderueshme atë;
12. Merr pjesë në procesin e shortlistimit dhe vleresimit të tenderit si anëtar i Panelit të Shortiltës dhe Komisionit të Vlerësimit;
13. I jep asistencën e tij PAO-s në negocimin e kontratës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga PAO;
14. Monitoron implementimin teknik të projekteve dhe kontribuon në Raportin Final të Implementimit;
15. Siguron emërimin e menaxherit të projektit i cili duhet të mbajë lidhje direkte/bashkëpunojë drejtpërdrejt me kontraktorët dhe të japë asistencë logjistike, apo cdo lloj asistence tjetër, nëse kërkohet;
16. Kryen menaxhimin teknik të projekteve, duke siguruar që kontraktori/përfituesi i grantit të  kryejë detyrat e tij në përputhje me afatet e përcaktuara kohore dhe me standartin e kërkuar të cilësisë; 
17. Monitoron kontratat e përfituesve të grantit në bashkëpunium me autoritetet relevante qëndrore dhe lokale;
18. Miraton raportet e kontraktorëve/përfituesve të grantit (“lexuar dhe miratuar”);
19. Miraton dhe nënshkruan letrat e ndërmjetme dhe finale të akseptancës (“saktësisht e vërtetuar”):
20. Miraton dokumentat teknikë, listëprezencën e ekspertëve dhe verifikon pagesat/faturat, përpara se kontrolli financiar dhe pagesa të kryhet nga CFCU (“saktësisht e vërtetuar”) brenda afateve kohore të përcaktuara nga PAO, duke kontrolluar:
21. saktësinë e informacionit të faturës/kërkesës për pagesë,
22. përputhshmërinë e faturës/kërkesës për pagesë me klauzolat e kontratës,
23. përputhshmërinë e faturës/kërkesës për pagesë me klauzolat e Rregullores      Implementuese të IPA dhe Marrëveshjes Financiare, vecanërisht me klauzolat që kanë lidhje me pranueshmërine e shpenzimeve;
24. Siguron koordinimin, nëse nevojitet, me departamentet e tjera brenda institucionit përfitues për zhvillimin dhe implementimin e duhur të projekteve;
25. Mban dokumentacionin që lidhet me implementimin e projektit deri në 7 vjet nga momenti i pagesës përfundimtare në bazë të kontratës;
26. Cdo detyrë tjetër të lidhur me implementimin teknik të projekteve nën përgjegjësinë e tij/saj;
27. Merr pjesë në Komitetin e Asistencës së Tranzicionit dhe Ngritjes së Institucioneve;

Horizontal:
1. Menaxhon strukturën mbështetëse të SPO-së në përputhje me rregullat dhe proçedurat e IPA dhe i delegon detyrat e tij anëtarëve te stafit mbështetës të SPO, duke siguruar ndarjen e duhur të detyrave në programim dhe implementim;
2. Është përgjegjës për të siguruar që manuali i SPO-ve të shpërndahet dhe të zbatohet nga  të gjithë anëtarët e stafit mbështetës të SPO;
3. Është përgjegjës për vlerësimin e kapaciteteve dhe përditësimin e analizës së ngarkesës së punës të strukturës mbështetëse të SPO;
4. Identifikon nevojat për trajnim të stafit dhe kontribuon në planin e trajnimeve të strukturës operative;
5. Është zyrtar raportues për parregullsitë për strukturën e SPO dhe përgjegjës për raportimin sistematik të parregullsive;
6. Është përgjegjës për Menaxhimin e Riskut të strukturës së SPO dhe merr pjesë në takimet e panelit të menaxhimit të riskut;
7. I konfirmon PAO-s funksionimin efektiv të funksioneve menaxhuese dhe kontrolluese;
8. I konfirmon PAO-s ligjshmërinë dhe rregullsinë e të gjitha aktiviteve të ndërmarra në lidhje me projektet e financuara nga BE,
9. Merr pjesë në takimet sistematike mujore implementuese dhe monitoruese me CFCU për të diskutuar statusin e projekteve, tenderat vijues dhe çdo problem të hasur dhe rekomandimet e bëra;
10.Siguron bashkëfinancimin e alokuar në buxhetin vjetor të ministrisë së linjës;
11.Është përgjegjës për raportimin ndaj NIPAC dhe PAO – Siguron dhënien sistematike të të gjithë informacionit të nevojshëm mbi progresin fizik të cdo projekti, në lidhje me kërkimin e fondeve nga Komisioni Europian, sic është përcaktuar në Marrëveshjet Financiare; Është përgjegjës për përgatitjen dhe dërgimin sa më poshtë vijon të: 
a)Raporteve mujore të progresit mbi ecurinë e implementimit të projekteve dhe inputin e përgatitjes së dokumentave financiare dhe raportuese të kërkuara nga PAO/ CFCU;
b)Raportimin e menjëhershëm të cdo parregullsie të dyshuar tek PAO, përgatitjen dhe dërgimin e raporteve tre-mujore mbi parregullsitë e zbuluara/dyshuara dhe të zgjidhura/ose akoma jo të zgjidhura dhe raporteve “Zero” mbi parregullsitë tek PAO;
c)Raportimin tre-mujor për Koordinatorin e Menaxhimit të Riskut të CFCU mbi riskun e identifikuar brenda strukturës së SPO-së;
d)Dhënien e çdo informacioni shtesë gjatë implementimit të projektit, nësë kërkohet nga PAO;
e)Raporteve Vjetore/Raporteve Finale Progresive si input në përgatitjen e Raportit Vjetor Sektorial dhe Raportit Final mbi Implementimin nga NIPAC/CFCU dhe dërgimin tek NIPAC një muaj përpara datës së përcaktuar për dërgimin e raporteve vjetore dhe finale Komitetit të Asistencës së Tranzicionit dhe Ngritjes së Institucioneve për analizë;
f)Raportimin tek PAO për çdo informacion në lidhje me çdo ndryshim në sistemet e kontrollit;

Detyrat e specialistit ( 1) të Drejtorisë së Integrimit Europian

1. Koordinimi i punës me drejtoritë e Ministrisë së Financave, DPD, DPPPP, ISSH dhe DPT për përgatitjen e produkteve të ndryshme në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si: negociata, task forcë, takime të grupit të punës për ekonominë e financën, etj.
2. Pjesëmarrje në aktivitetet që organizohen në kuadrin e proçesit të stabilizim- asociimit;
3. Monitorimi dhe Përgatitja e raportit periodik të progresit mbi realizimin e detyrimeve sektoriale që rrjedhin nga procesi i SA;
4. Përgatitja e raporteve të monitorimit të reformave në kuadrin e MSA, zbatimit të saj dhe përafrimit të legjislacionit dhe evidenton mosrealizimet;
5. Në bashkëpunim me Drejtorinë. Juridike, koordinimi i punës për përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire;
6. Përgatitja e informaciove për titullarët dhe drejtoritë e përfshira mbi zhvillimet, rekomandimet dhe kërkesat e BE-së në fushën e kompetencës së MF;
7. Koordinim i përgatitjes së aplikimit dhe zbatimit të asistencës komunitare (CARDS, IPA dhe TAIEX) për MF;
8. Përgatit vizitat ndërkombëtare të titullarëve;
9. Përgatit raporte monitorimi për zbatimin e marrëveshjes me FMN dhe marrëveshje të tjera me kushte strukturore të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe evidenton masat që duhen marrë;
10.Ndjek korrespondencën e informacioneve periodike të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë;
11.Veç detyrave të mësipërme, specialistit  (1) i ngarkohen edhe këto detyra:

Zyrtari/Eksperti Programues

1. Raporton tek SPO në lidhje me programimin dhe detyrat e tjera të deleguara dhe më specifikisht kryen detyrat e mëposhtme në emër të SPO:
2. Përgatit analizën sektoriale/analizën e kërkesës (nevojës);
3. Merr pjesë në procesin e konsultimit dhe bashkëpunon në rishikimin e dokumentit shumëvjecar  tregues planifikues (MIPD) përmes zyrës së NIPAC;
4. Përgatit fishat e projekteve në përputhje me planin e programimit të NIPAC;
5. Përfshin komentet mbi fishat e projekteve dhe organizon punën në përfundimin e draftit final nga ministria e linjës;
6. Dërgon fishat e projekteve  tek NIPAC;
7. Modifikon, me kërkësë të NIPAC, cdo dokumentacion në lidhje me programimin;
8. Koordinon drejtoritë e tjera brenda ministrisë gjatë programimit;
9. Kryen cdo detyrë tjetër të deleguar nga SPO  .

Detyrat e specialistit ( 2) të Drejtorisë së Integrimit Europian

1. Koordinimi i punës me drejtoritë e Ministrisë së Financave, DPD, DPPPP, ISSH dhe DPT për përgatitjen e produkteve të ndryshme në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, si: negociata, task forcë, takime të grupit të punes për ekonominë e financën, etj.
2. Pjesëmarrje në aktivitetet që organizohen në kuadrin e proçesit të stabilizim- asociimit;
3. Monitorimi dhe Përgatitja e raportit periodik të progresit mbi realizimin e detyrimeve sektoriale që rrjedhin nga proçesi i SA;
4. Përgatitja e raporteve të monitorimit të reformave në kuadrin e MSA, zbatimit të saj dhe përafrimit të legjislacionit dhe evidenton mosrealizimet;
5. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Legjislacionit, koordinon punën për përafrimin e legjislacionit me acquis communautair;
6. Përgatitja e informaciove për titullarët dhe drejtoritë e përfshira mbi zhvillimet, rekomandimet dhe kërkesat e BE-së në fushën e kompetencës së MF;
7. Koordinon përgatitjen e aplikimit dhe zbatimin e asistencës komunitare (CARDS, IPA dhe TAIEX) për MF;
8. Përgatit vizitat ndërkombëtare të titullarëve;
9. Përgatit raporte monitorimi për zbatimin e marrëveshjes me FMN dhe marrëveshje të tjera me kushte strukturore të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe evidenton masat që duhen marrë;
10.Ndjek korrespondencën e informacioneve periodike të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë;
11.Gjithashtu, ky specialist ka edhe detyrat e mëposhtme:

Zyrtari/Eksperti Implementues/Monitorues
 
1. Raporton tek SPO në lidhje me implementimin dhe detyrat e tjera të deleguara dhe më specifikisht, kryen detyrat e mëposhtme në emër të SPO:
2. Përgatit Termat e Referencës, Specifikimet Teknike, Procedurat për aplikantët (grantet), dokumentat e tenderit për punë civile;
3. Dërgon Termat e Referencës, Specifikimet Teknike, Proçedurat për aplikantët (grantet), dokumentat e tenderit për punë civile tek CFCU për miratim;
4. I kërkon PAO-s fillimin e proçedurave të tenderimit;
5. Bën të mundur publikimin e shpalljeve për prokurim, në një gazetë zyrtare, në emër të CFCU;
6. Modifikon, me kërkesë të PAO-s, çdo dokumentacion në lidhje me tenderin;
7. I jep informacionin e nevojshëm në lidhje me aspektet teknike të projektit PAO-s/CFCU-së, gjatë përgatitjes së tenderit/ose procesit të tenderimit;
8. Konfirmon aftësitë e tij teknike, duke përfshirë edhe zotërimin e përshtatshëm të gjuhës angleze dhe praninë me kohë të plotë të komisionit të vlerësimit në Panelin e Shortlistës dhe Komisionin e Vlerësimit; 
9. Konfirmon që nuk ka lidhje varësie ndërmjet anëtarëve të propozuar të komisionit të vlerësimit dhe që nuk ekziston asnjë lloj konflikt interesi në lidhje me tenderin/aplikuesin;
10.Siguron informacion dhe të dhëna për PAO/CFCU në lidhje me përgatitjen dhe ecurinë e impementimit të planit të prokurimeve për Programin Kombëtar të Komponentit të parë të IPA, Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve;
11.Propozon anëtarët më të drejtë vote të panelit të shortlistës/komisionit të vlerësimit, dhe  ekspertë, sipas kërkesës së PAO/CFCU;
12.I dërgon në kohë PAO-s përgjigjet ndaj pyetjeve sqaruese, përpara hapjes së ofertave, duke siguruar që përgjigjet  janë profesionalisht të përshtatshme dhe të koordinuara me ekspertët kompetentë dhe jo në mospërputhje me dokumentin original të tenderit, duke mos e modifikuar në mënyrë të konsiderueshme atë;
13.Merr pjesë në proçesin e shortlistimit dhe vlerësimit të tenderit si anëtar i Panelit të Shortiltës dhe Komisionit të Vlerësimit;
14.I jep asistencën e tij PAO-s në negocimin e kontratës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga PAO;
15.Monitoron implementimin teknik të projekteve dhe kontribuon në Raportin Final të Implementimit;
16.Siguron emërimin e menaxherit të projektit i cili duhet të mbajë lidhje direkte/bashkëpunojë drejtpërdrejt me kontraktorët dhe të japë asistencë logjistike, apo cdo lloj asistence tjetër, nëse kërkohet;
17.Kryen menaxhimin teknik të projekteve, duke siguruar që kontraktori/përfituesi i granit të  kryejë detyrat e tij në përputhje me afatet e përcaktuara kohore dhe me standartin e kërkuar të cilësisë; 
18.Monitoron kontratat e përfituesve të grantit në bashkëpunium me autoritetet relevante qëndrore dhe lokale;
19.Miraton raportet e kontraktorëve/përfituesve të grantit (“lexuar dhe miratuar”);
20.Miraton dhe nënshkruan letrat e ndërmjetme dhe finale të akseptancës (“saktësisht e vërtetuar”):
21.Miraton dokumentat teknikë, listëprezencën e ekspertëve dhe verifikon pagesat/faturat, përpara se kontrolli financiar dhe pagesa të kryhet nga CFCU (“saktësisht e vërtetuar”) brenda afateve kohore të përcaktuara nga PAO, duke kontrolluar:
22.saktësinë e informacionit të faturës/kërkesës për pagesë,
23.përputhshmërinë e faturës/kërkesës për pagesë me klauzolat e kontratës,
24.përputhshmërinë e faturës/kërkesës për pagesë me klauzolat e Rregullores   Implementuese të IPA dhe Marrëveshjes Financiare, vecanërisht me klauzolat që kanë lidhje me pranueshmërine e shpenzimeve;
25.Siguron koordinimin, nëse nevojitet, me departamentet e tjera brenda institucionit përfitues për zhvillimin dhe implementimin e duhur të projekteve;
26.Mban dokumentacionin që lidhet me implementimin e projektit deri në 7 vjet nga momenti i pagesës përfundimtare në bazë të kontratës;
27.Kryen cdo detyrë tjetër të lidhur me implementimin teknik të projekteve nën përgjegjësinë e tij/saj.

Detyrat e specialistit ( 3) të Drejtorisë së Integrimit Europian

1. Koordinon përgatitjen e aplikimit, programimin e asistencës komunitare IPA-TAIB për Ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë;
2. Përgatit analizën sektoriale/analizën e kërkesës (nevojës);
3. Përgatit fishat e projekteve në përputhje me planin e programimit të NIPAC;
4. Përfshin komentet mbi fishat e projekteve dhe organizon punën në përfundimin e draftit final nga ministria e linjës;
5. Dërgon fishat e projekteve  tek NIPAC si dhe eventualisht, modifikon, me kërkësë të NIPAC, çdo dokumentacion në lidhje me programimin;
6. Bashkërendon dhe koordinon punën me drejtoritë e Ministrisë së Financave si dhe institucionet e varësisë për përgatitjen e analizave të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, Marrëveshja e Përkohshme si edhe, në kuadër të takimit te Nënkomiteteve BE-Shqipëri për sektorin financiar;
7. Merr pjesë në aktivitetet që organizohen në kuadrin e proçesit të Integrimit Europian;
8. Kryen çdo detyrë tjetër të deleguar nga SPO, (detyra horizontale si menaxhimi i riskut, raportimi i parregullsive, dhënia konfirmit PAO-s për menaxhimin dhe sistemet e kontrollit, ligjshmërinë e aktiviteteve, etj, mund t’i caktohen zyrtarit programues për të siguruar balancën në ngarkesën e punës);

 

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al