- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Komunikime
Struktura Organizative e DASHPP

Misioni
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ka per mision te saj adminmistrimin dhe shitjen e pronave publike, maksimizimin e vleres se tyre, monitorimin e te ardhurave nga perdorimi i prones publike nga shoqerite tregetare me kapital teresisht/pjeserisht shteteror, konçesionet, qirate si dhe realizimi i politikes dhe Programit te qeverise ne kete fushe.
Funksionet e Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike jane:
1. Realizon shitjen e pronave publike ne perputhje me rregullimet ligjore dhe nenligjore ne fuqi.
2. Realizon privatizimin me ankand te paketes se aksioneve shtetrore dhe kuotave te zoteruara nga shteti ne shoqerite tregetare si dhe perllogarit aksionet per punonjesit e shoqerise dhe te ish pronareve te truallit ne shoqerite aksionere.
3. Kryen procedurat e shitjes me ankand te pasurive te konfiskuara me vendim gjykate ne mbeshtetje te ligjit nr.10192, dt 3.12.2009 “ Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise”
4. Ne bashkepunim me institucionet e tjera monitoron te ardhurat nga perdorimi i prones publike nga shoqerite tregetare me kapital teresisht/pjeserisht shteteror, konçesionet dhe qirate.
5. Harton draftamendime te ligjit dhe permiresime te tjera te akteve nenligjore qe permiresojne procesin e privatizimit dhe rrisin vleren e pronave publike.
Produktet e drejtorise
- Ligji nr.9967, date 24.07.2008 “Per miratimin e Aktit Normativ me fuqine e ligjit, Nr.4, date 09.07.2008 “Per privatizimin dhe dhenien ne perdorim te shoqerive tregtare dhe institucioneve shtetrore te ndermarrjeve apo objekteve te vecanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve te xhiros se ketyre ndermarrjeve”.
- VKM Nr.428, date 9.6.2010 “Per kriteret e vleresimit te prones shteterore, qe privatizohet, apo transformohet , dhe per proceduren e shitjes” me udhezimin perkates.
- Ligji 10270, date 22.4.2010 “Per te drejten e privatizimit te truallit shtetror ne perdorim dhe taksen mbi te drejten e perdorimit te tij”.
- VKM nr. 738, date 8.9.2010 “Per percaktimin e kritereve dhe te procedurave te shitjes se trojeve...”me udhezimin perkates.
- VKM nr. 119, date 18.03.2000 “Per procedurat e privatizimit me ankand te paketes shtetrore te aksioneve te shoqerive tregetare qe veprojne ne sektorin jo stradegjik” i ndryshuar.
- VKM nr. 230, date 4.4.1998 “Per privatizimin e pjeseve te kapitalit te zoteruara nga shteti ne shoqerite me kapital te perbashket”, i ndryshuar.