- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
Shqiperia emeton Eurobondin e pare
Qe nga ky moment, Eurobondi i pare i Shqiperise eshte listuar dhe tregtohet ne Bursen e Londres!
Ministria e Financave arriti te rrealizoje me sukses emetimin e Eurobondit te pare te vendit tone ne tregun nderkombetar. Ky eshte nje moment historik, jo vetem per Qeverine tone, por dhe per te gjithe vendin. Tregu i kapitalit i ka hapur driten jeshile Shqiperise, duke celur keshtu nje epoke te re ne menaxhimin e financave publike. Bankat drejtuese te transaksionit te Eurobondit, Deutsche Bank dhe JP Morgan, sapo konfirmuan blerjen e emetimit tone ne vlere 300 milione euro dhe me nje cmim kuponi prej 7.5%.
Ofertat per blerjen e Eurobondit erdhen 77 institucione financiare, nga mbi 20 te gjitha anet e botes, dhe duke perfshire edhe kompani te vendosura ne SHBA, Hong Kong, Arabia Saudite, vendet skandinave etj. Institucionet financuese jane kryesisht mbajetes afatgjate, si banka, fonde investimesh, kompani sigurimesh, dhe jo shoqeri me natyre speculative si Hedge Funds. Ne alokimin final qe Ministria e Financave i vere ofertave, bankat zune vednin e pare me 40%, mepas u radhiten fondet e investimeve me 33%. Nje numer i madh bankash te huaja me aktivitet ne Shqiperi gjithashtu bene ofertat e tyre, duke mbeshtetur ne kete menyre transaksionin. Bankave Alpha, Intesa dhe BKT iu dha statusi i âco-managerâ per mbeshtetjen e larte qe i bene transaksionit.
Ky emetim perben konfirmimin e plote te kredibilitetit te qeverise sone, reformave te guximshme te ndermarra prej saj dhe suksesit te pamohueshem te politikave tona makro-ekonomike. Megjithese âcredit ratingâ i vendit tone eshte me i ulet se ai i vendeve si Mali i Zi apo Maqedonia, cmimi qe u ofrua per Eurobondin shqiptar eshte me i ulet sesa i bondeve me maturitet te njejte te ketyre vendeve. Me konkretisht, vetem para disa javesh, Mali i Zi e emetoi eurobondin e vet me 7.9% dhe kjo u konsiderua si shume e sukseshme. Pa dyshim, emetimi i eurobondit tone, ne parametra krahasuese, eshte edhe me i sukseshem. Keto krahasime i japin legjitimitet te plote insistimit te drejte te qeverise sone qe âcradit ratingâ i Shqiperise duhet te jete me i larte sesa eshte. Jo me larg se para tre ditesh, agjensia me prestigjioze e informimimit ekonomiko-financiar ne bote, Bloomberg, shkroi per vendin tone duke theksuar se âekonomia e vendit eshte shume me e fuqishme sesa mendojne te huajtâ.
Megjithese oferta ne treg ishte me teper se 300 milione euro, ne vendosem te pranojme vetem 300, duke balancuar keshtu me kujdes nevojen per huamarrje me cmimin e tregut, dhe duke e ruajtur koston ne 7.5%, pavaresisht se Parlamenti kishte dhene autorizim per te shkuar deri ne 8.5%.
Ky instrument i ri, ne masen me te madhe te tij do te shkoje per shlyer plotesisht dhe para kohe kredine sindikale te marre ne kushte te veshtira vitin e kaluar, duke mbyllur keshtu nje here e pergjithmone epoken e veshtiresise se financimit te buxhetit tone nga tregu i kapitalit. Njekohesisht, ky ristrukturim i âborxhit me borxhâ i kursen buxhetit tone mesatarisht 7 milione euro, apo 1 miliard leke te reja ne vit.
Pjesa tjeter e te ardhurave te Eurobondit do te shkoje per te zevendesuar ekuivalentin e huamarrjes se brendshme afatshkurter ne leke, duke rritur ne kete menyre maturitetin e portofolit te borxhit, dhe duke sjelle nje sasi te konsiderueshme eurosh ne treg. Kjo do te ndihmoje ne permiresimin e bilancit te pagesave, dhe do te krijoje me teper hapesire per bankat vendase per te orientuar nje pjese me te madhe te kapitalit ne valute, drejt sektorit real.
Me aksesin qe tregjet e kapitalit i dhane Shqiperise nepermjet Eurobondit, ne na eshte krijuar nje hapesire e re per te marre hua ne kohe te shkurter dhe per te sjelle valute ne tregun vendas. Pra, Eurobondi perben ne vetevete nje rritje te fleksibilitetit te financimit per vendin tone, sikurse dhe nje zevendesim te mirepritur te nje borxhi me te shtrenjte e me afatshkurter, me nje borxh me te lire dhe me afatgjate.
Ne aspektin e realizimit logjistik te procesit te Eurobondit, ai eshte nje deshmi e qarte e rritjes se kapaciteteve te menaxhit te borxhit publik ne vendin tone. Ky transaksion ka qene shume i komplikuar, shume i veshtire (aq me teper qe ishte hera e pare), dhe stafi yne arriti ne kohe rekord berjen gati te te gjithe infrastruktures se emetimit te eurobondit, qofte ne muajin prill kur ne u pregatitem per te dale ne treg heren e pare, apo qofte dhe tani.
Se fundi, me lejoni te them se realizimi i sukseshsem i Eurobondit te pare eshte nje certefikate besueshmerie, nje vote kofidence per ekonomine e vendit, si dhe nje vleresim real per aftesite dhe karakterin ripagues te Shqiperise ndaj huadhenesve te jashtem. Po ashtu, nga ky moment e pergjithmone ekonomia e vendit tone do te jete ne menyre konstante ne syte e tregut, duke marre marre keshtu nje feedback to vazhdueshem prej tij per menyren sesi menaxhohen financat publike, por dhe ne teresi ekonomia e vendit.