- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Komunikime
Edhe një herë sot kryetari I opozitës Rama, vijoji me këmbëngulje shpifjet dhe akuzat ndaj qeverisë, jo në misionin e legjitim të kryeopozitarit alternative apo dhe denoncues, por në rolin e tij që rëndom e ushtron pa iu dridhur qerpiku, atë të shpifësit dhe shërbëtorit të marrë peng nga klientela e tij.
Në mënyrë të përditëshme, vetë kreu I opozitës ose tellallët e tij vijojnë presionin ndaj administratës, komisionit të prokurimit, për të akuzuar për një vendim ende të pa marë, vetëm e vetëm se klienti i tij nuk plotësoi kriteret e pjesmarjes në garë.
Edhe një herë Ministria e Financave sqaron rreth procesit të dhënies së kësaj license:
Ne perputhje me ligjin e lojrave te fatit, Keshilli i Ministrave (i) duhet te percaktonte kriteret per licensimin e lotarise kombetare dhe duke qene se (ii) kjo ishte hera e pare qe dicka e tille do te beheshe ne kete forme dhe me gare;
• Ne korrik te vitit 2010, Ministri e Financave, i eshte drejtuar organizates "Llotarite Shteterore Europiane" ku i ka kerkuar ta asistoje me konsulente qe ajo do te indikonte, per te kritere te studiuara qe do te mundesonin identifikimin (licensimin) e nje operatori qe pervec objektivave per te ardhurat ne buxhet, do te bente te mundur dhe aplikimin e masave sociale dhe mbrojtese, sic eshte psh mbrojtja ndaj te miturve.
• Po ne korrik te vitit 2010, kjo organizate i ka rekomanduar Ministrise se Financave konsulentin e saj ligjor, i cili ka nje ekspertize ne legjislacionin europian dhe qe kishte keshilluar me sukses procese te tilla.
• Ka qene ky keshilltar, i cili ka pregatitur dhe rekomanduar jo vetem kriteret teknike dhe licensat qe duhet te kete nje operator qe zhvillon lotari kombetare, por edhe bazen se ku duhet te mbeshteten kriteret e vleresimit.
• Ky rekomandim, eshte mbeshtetur jo vetem ne eksperiencen e aplikuar ne disa vende, por edhe ne qendrimin qe Gjykata Europiane e Drejtesise ka mbajtur ne disa ceshtje qe kane te bejne me licensen e lotarise kombetare.
Mbeshtetur ne kete rekomandim, Ministria e Financave, ka propozuar VKM per procedurat e kriteret e licensimit te lotarise kombetare, i miratuar ne janar 2012.
Ky VKM, per ti shtuar profesionalizimin dhe transparencen gares, ka autorizuar Ministrine e Financave, per te perzgjedhur nje konsulent qe do te asistonte te gjithe procesin, qe nga dokumentat e gares e deri tek lidhja e kontrates.
Si i tille, eshte perzgjedhur QLOT; nje nga kompanite me prestigjoze ne bote ne kete fushe. Kjo perzgjedhje eshte bere ne Mars 2012.
Por duket se opozita nuk eshte e interesuar as te degjoje dhe as te shikoje; me presione te hapura ndaj administrates kerkon me cdo kusht te perbalte dhe te demtoje kete proces, gje te cilen nuk ka per ta arritur as tani dhe as ne 2013 sepse, (i) ky eshte proces shume tranparent dhe ne perputhje me ligjet e vendit dhe asnjehere, askush nuk do mund ta cenoje dhe se (ii) sic deri me tani, shqiptaret edhe ne 2013 do te dijne te dallojne me vote te genjeshtren nga e verteta, angazhimin per interes publik nga cjerrjet per interesa qe s'kane lidhje me publikun.