Ne serialin e neveritshëm të akuzave të Edvin Ramës sipas të cilave dhe per tërmetin në Japoni, fajin e ka Kryeministri i Shqipërisë; këto dite kemi dëgjuar se edhe kur qeveria dërgon dosje në prokurori për të denoncuar kontrabandën dhe shkelësit e ligjit, fajin e ka përsëri Kryeministri .
Por kjo qeveri është e vendosur që të luftojë pa asnjë kompromis dhe ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, edhe pse duket se mes tyre ka pasur dhe ka sponsor direkt te aferave te Edvin Rames.
Cfare ka bere Qeveria per këtë proces?
Shqiptaret duhet te dine se nafta Virxhin, produkti per te cilin cirren e bertasin sot disa klane te caktuara prane PS, per 8 vjet qe ishte ne pushtet kjo parti eshte tregtuar lirisht dhe pa asnje takse ne tregun ne brendshem, duke demtuar cdo konkurrence te ndershme e duke demtuar ekonomine e pronen e cdo shqiptari.
Vetëm pas vitit 2005 jane bere perpjekje serioze per te vene ne kontroll cdo tentative per tregti te paligjshme te naftës virxhin. Pjese e ketyre perpjekjeve eshte dhe hetimi aktual qe duket se ka prishur shume interesa te atyre qe pasi kane vjedhur, thone “kapeni hajdutin”.
Si mund te jete ndryshe kur qeveria jep kontributin kryesor per te konkluduar nje hetim qe ajo vete e ka nisur ne vitin 2008, dhe disa grupe te caktuara, pikerisht per kete arsye tregojne gishtin nga qeverise.
Po si mund te akuzohet qeveria per nje vendim i cili praktikisht ka ndaluar tregtimin ne tregun e brendshem te “virxhin nafte”, pervec se nga personat te cileve iu jane prishur interesat?
Ky vendim detyron qe rafineria ta eksportoje vete dhe jo ta shese ne tregun e brendshem.
Kujtoj gjithashtu se ishte kjo qeveri qe e vendosi ne akcize kete produkt dhe madje 30% me te larte se akciza e cdo nënprodukti tjeter nafte, pikerisht per ta bere dhe komercialisht te pamundur tregtimin e tij. Dhe kujtoj se atehere u akuzuam se po rendojme bizneset duke u shtuar atyre kostot per disa mallrat e cilat nuk kane nevoje per akcize.
Kujtoj se ishte kjo qeverie qe rriti zhdoganimin e karburanteve per 5 vite me dyfishin e sasise dhe me 4 fishin e te ardhurave ne krahasim me periudhen e socialisteve.
Kujtoj se ishte kjo qeveri qe vendosi per here te pare sistemet fiskale te raportimit online ne rafineri, magazine doganore dhe pika te shitjes me pakice te karburanteve, duke dyfishuar ne nje kohe te shkurter shitjet e raportuara.
Jane pikerisht keto masa qe kane bere qe mijera ton naftë virxhin te jene te bllokuara sot neper magazina subjektesh qe drejtohen direkt nga kupola me e larte e Partise Socialiste dhe mesazhi qe une jap sot per ata dhe per kedo tjeter eshte;
Do te vazhdojme luften pa nderpreje ndaj cdo kontrabande dhe ndaj kujtdo qe tenton te demtoje ekonomine e shqiptareve.