- Ministria
- |
- Legjislacioni
- |
- Raportime
- |
- EU Axhenda
- |
- Njoftime
- |
- Lidhje
- |
- Privatizime
Sot ne ambientet e Ministrise se Financave u firmos marreveshja “Per Konvertimin e Borxhit per Zhvillim”, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise. Kjo marreveshje u firmos nga Ministri i Financave z.Ridvan Bode dhe Ambasadori i Republikes se Italise z.Saba D’ELIA. Te pranishem ne firmosjen e kesaj marreveshje ishin edhe Ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj, Ministri i Shendetesise, z. Petrit Vasili si dhe Kryetari i Zyres se Bashkepunimit per Zhvillim i Ambasades Italiane, z.Aldo Sicignano
Nepermjet Marreveshjes qe nenshkruhet i hapet rruga Programit të konvertimit të një pjese të borxhit që Republika e Shqipërisë ka ndaj Republikës së Italisë eshte parashikuar ne Protokollin e bashkëpunimit dypalësh. Ky Program do të jetë i orientuar për zhvillimin social, në veçanti për sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe politikat e punësimit. Për këtë qëllim do të nënshkruhet Marreveshja e propozuar për Konvertimin e Borxhit.
Sipas kësaj skeme konvertimi, shërbimi i borxhit (principal + interes) deri ne shumen 20 milion EUR, për disa kredi te akorduara nga Qeveria Italiane, nuk do ti paguhen kesaj te fundit por do të depozitohen në një Llogari Fondi Kundërparti (CPF). Pagesat ne kete fond do te behen në njëmbëdhjetë këste. Secili këst konvertohet në LEK sipas kursit të këmbimit EURO/LEK të kuotuar nga Banka e Shqipërisë në datën e depozitimit të këstit. Kësti i parë që do të ketë vlerën 500,000 Euro, do të depozitohet në CPF brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes. Dhjetë këstet e tjera pasuese gjysmë-vjetore, secili me vlerën prej 1.95 milionë Euro, do të depozitohen më çdo 31 Tetor dhe 30 Prill të viteve në vijim. Fondi i grumbulluar në këtë mënyre do të përdoret për realizimin e projekteve për zhvillim që do të identifikohen bashkërisht nga te dy palët dhe që do të jenë të fokusuara në fushat e arsimit, shëndetit dhe gjenerimit punësimit.
Për realizimin e këtij programi në mbështetje të politikave të zhvillimit social, do të funksionojë një Komitet i përbashkët Menaxherial i cili do të përbëhet nga (i) Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë ose përfaqësuesi i tij, i asistuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, Departamenti i Strategjisë dhe Bashkërendimit të Donatorëve pranë Këshillit të Ministrave dhe Ministri të tjera përkatëse; dhe (ii) Ambasadori i Republikës Italiane në Republikën e Shqipërisë ose përfaqësuesi i tij, i asistuar nga anëtarët e Ambasadës Italiane, Zyrës Italiane të Bashkëpunimit dhe/ose MFA-DGDC.
Afati i përdorimit të fondit për realizimin e projekteve të përzgjedhura është deri në dy vjet që nga momenti i depozitimit të këstit të fundit në llogarinë e fondit CPF. Fondet e krijuara nga depozitimi i kësteve të shërbimit të borxhit për kreditë ekzistuese, dhe të përdorura për projektet përkatëse, do të konsiderohen si shuma borxhi të shlyera kundrejt Qeverisë së Republikës së Italisë. Fondet e papërdorura deri në afatin e vendosur prej dy vjetësh, do ti kthehen Qeverisë Italiane.