EN 
Navigim
 Faqja kryesore
 Ministria
 Publikime
 Legjislacioni
 Njoftime per Shtyp
 EU Questionnaire
 PIFC
 Ankand
 
 IPA/DIS

Insitucione nderkombetare
FMN
Banka Boterore
PNUD
BE
OSCE
General Data Dissemination System for Albania

Preferencat

Portali Qeveritar i Republikes se Shqiperise

www.e-albania.al


Hit Counter
1643530 Vizitore

 

Faqja kryesore

  Printo  E-mail

Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Shefin e misionit të FMN-së Gerwin Bell.

Fullani: Zhvillimet e vendit ne linja pozitive

 

 

 

Vizita e  misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar u karakterizua nga bisedime të frytshme dhe intensive. Ato u fokusuan në zhvillimet e fundit ekonomike në vend, perspektivat e tyre në të ardhmen e afërt dhe të largët si dhe rolin e politikave strukturore e makroekonomike për nxitjen dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

 

Në përfundim të bisedimeve, konstatojmë se ndajmë një opinion të përbashkët mbi rolin dhe rëndësinë e politikave të kujdesshme, të cilat duhet të kenë në thelb të tyre ruajtjen e ekuilibrave bazë të ekonomisë, si një parakusht esencial për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë.

 

Po kaq pozitiv është fakti se institucionet kryesore vendimmarrëse mbeten të angazhuar për të marrë hapa konkretë dhe në kohën e duhur për të garantuar këtë zhvillim.

 

Banka e Shqipërisë e ka adoptuar me kohë dhe transparencë këtë pozicion, si udhërrëfyes të vendimmarrjes së saj në fushën e politikës monetare dhe në atë të mbikëqyrjes bankare. Shpjegimi i tij ka përbërë esencën e komunikimit tonë me aktorët e tjerë të ekonomisë dhe publikun e gjerë.

 

Më lejoni të trajtoj disi më në detaje çështjet diskutuara gjatë këtyre ditëve, duke përmbledhur opinionin e Bankës së Shqipërisë mbi to.

 

Zhvillimet ekonomike të muajve të fundit përmbajnë sinjale inkurajuese, por ato ilustrojnë gjithashtu disa dobësi të ekonomisë shqiptare dhe kompromiset që duhet të njohin e të pranojnë politikëbërësit në përmbushjen e objektivave të tyre.

 

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë gjysmës së parë të vitit 2010 ka qenë në linjë me projeksionet tona, duke u karakterizuar nga një rritje pozitive, por e ngadaltë, e aktivitetit ekonomik.

 

Kjo rritje është mbështetur në një masë të madhe në rritjen e shpejtë të eksporteve, duke ilustruar përmirësimin e ekonomisë botërore, pozicionin më konkurrues të kursit të këmbimit, por edhe përpjekjet e bizneseve dhe të industrive që operojnë në këtë sektor për gjetjen e tregjeve të reja dhe shfrytëzimin e avantazheve të tyre konkurruese.

 

Nga ana tjetër, kërkesa e brendshme ka patur një ecuri të ngadaltë, duke reflektuar kryesisht pasigurinë ende të lartë dhe vështirësitë në financimin e aktivitetit ekonomik. Në kontekstin e ekuilibrave bazë të ekonomisë, kjo periudhë është shoqëruar me presione inflacioniste të kontrolluara dhe në rënie, si dhe me tendenca korrektuese në pozicionin e jashtëm të vendit.

 

Shëndeti financiar i ekonomisë është përmirësuar, besimi në sistemin bankar është rikuperuar dhe primet e rrezikut në të kanë ardhur në rënie. Këto tendenca të përgjithshme pritet të vijojnë edhe në periudhën e ardhshme.

 

Zhvillimet ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit kanë shtruar për diskutim edhe nevojën e rishikimit të politikave dhe të projeksioneve fiskale për pjesën e mbetur të vitit. Ritmi i realizimit i të ardhurave publike dhe nevoja për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale e të besimit të publikut në të, bënë të domosdoshme marrjen e masave, të cilat garantojnë kontrollin e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

 

Banka e Shqipërisë, si një institucion i cili ka kërkuar në vazhdimësi marrjen e këtyre masave, i konsideron masat fiskale të parashikuara në buxhetin e rishikuar si një hap i duhur në këtë drejtim.

 

Administrimi me realizëm i situatës fiskale dhe adoptimi i një filozofie kujdesi në zbatimin e buxhetit për vitin 2010 janë hapa të nevojshëm për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë fiskale dhe për forcimin e ekuilibrave makroekoenomikë.

 

Ndër të tjera, një presion më i ulët i sektorit publik në tregjet e brendshme monetare krijon kushte më të përshtatshme për kreditimin e sektorit privat, nëpërmjet uljes së primeve të rrezikut dhe kontrollin e normave afatgjata të interesit.

 

Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme t’i mbështesë më tej këto zhvillime me hapa të tjerë të politikës monetare, të cilët do të synojnë përcjelljen në ekonomi të një stimuli të kujdesshëm monetar. Paralelisht me këtë, ne do të bëjmë përpjekjet e duhura që sistemi bankar ta përcjellë në kohë dhe me sukses këtë stimul, duke shtuar kreditimin e sektorit privat.

 

Së fundi, më lejoni të theksoj se situata aktuale dhe zhvillimet e ardhshme të vendit priten të qëndrojnë në linja pozitive, por ato kërkojnë gjithashtu vëmendjen e duhur për të shmangur rreziqet e mundshme që mund të godasin stabilitetin ekonomik por edhe të rrezikojnë potencialin e rritjes afatgjatë.

 

Në veçanti, pozicioni i jashtëm valutor i vendit do të mbetet në fokusin e vëmendjes sonë. Në periudhën afatshkurtër ai shërben si një matës e kushtëzues i stimujve ekonomikë që mund të absorbohen në mënyrë të suksesshme nga ekonomia shqiptare. Në periudhën afatgjatë, ne përsëritim thirrjen tonë se nxitja e investimeve të huaja direkte apo e formave të tjera të hyrjeve afatgjata të kapitalit, është rruga e duhur për zhvillimin afatgjatë të vendit. Së bashku me reformat e brendshme strukturore, autoritetet publike duhet ti kushtojnë një vëmendje në rritje këtij objektivi, për të çliruar potencialin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

 

 
   
 
Numeri Jeshil

Keto numra vihen ne dispozicionin tuaj per te denocuar veprimet Korruptive ne Ministrine e Financave dhe Institucionet ne varesi te saj:

0800 1963

Ky numer eshte i vlefshem per kontaktim nga cdo numer fiks.


22 25 800

Ky numer eshte i vlefshem per kontaktim nga cdo numer.


Forumi
Analize 6 mujore 2010
Buxheti i Rishikuar 2010 - Tabelat e Ligjit 10310
Aneksi 3 - Ligji 10310
Buxheti i Rishikuar 2010 - Ligji 10310
Aneksi 7 A - Pasqyrat (Faza II)
Aneksi 7 - Pasqyrat Shtese per Buxhetin Vjetor (Faza II)
Udhezimi Plotesues 10-07-10
Udhezimi Plotesues per Pergatitjen e Buxhetit 2011
Tabelat e Buxhetit te Rishikuar 2010 (Korrik)
Relacioni i Projektligjit te Buxhetit te Rishikuar 2010
Projektligji i Buxhetit te Rishikuar 2010
Pyetesori i vetevleresimit viti 2009
Buxheti 2010
Udhezim Fature per Arketim
Fature per Arketim
Buxheti i Rishikuar 2009
Relacioni i Buxhetit 2009
Udhezimi Plotesues i Pergatitjes se Buxhetit nr.11.1 date 10.07.2008
Buxheti Shtese 2008
RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER SIGURIMIN E DETYRUESHEM NE SEKTORIN E TRANSPORTIT
NDIHMA PER TE PREKURIT, NGJARJA NE GERDEC
Procesi i kualifikimit te auditit te brendshem
Ligj per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise
Udhezimi i Pergatitjes se Buxhetit nr.11 date 27.02.2008
Urdher per tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise se paluajtshme
Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2008 -2011
Njoftime dhe Rezultate per Ankandet e Bonove te Thesarit dhe Obligacioneve
Paketa Fiskale
Tatimet Kryesore / Main Taxes
Buxheti 2008
Programi Buxhetor Afatmesem 2008-2010
Programi Buxhetor Afatmesem 2007-2009
Analiza e te ardhurave buxhetore 7 mujore
Relacion mbi analizen e shpenzimeve per periudhen Janar Korrik 2009


Departamenti IT © 2004 Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Last update 8, 9, 2010
http://www.minfin.gov.al