|
Revista prestigjoze franceze Valeurs Actuelles I ka kushtuar nje vemendje te madhe ne numrin e saj te fundit vendit tone. Me poshte do te gjeni linkun dhe nje pjese te perkthyer te shkrimit kushtuar vendit tone.
http://www.valeursactuelles.com/actualit%C3%A9s/monde/albanie-championne-deurope-de-croissance.html
Revista
Sektori Financiar
Ne proven e krizes
Megjithe eksperiencen e saj te shkurter ne fushen e ekonomise se tregut, Shqiperia i ka rezistuar shkelqyeshem krizes nderkombetare. “Ne 2009-en u arrit nje rritje ekonomike ne rreth 4% kundrejt nje mesatareje vjetore prej 6% ne dhjete vitet e fundit. Ne kemi rritur ne menyre te konsiderueshme investimet publike per t’iu kendervene ngadalesimit: 1 miliard euro, te themi nje e treta e buxhetit, eshte hedhur per ndertimin e shkollave, spitaleve dhe infrastruktures se transportit. Kjo politike nuk i ve ne rrezik financat e shtetit, perderisa borxhi arrin ne 57% te PBA, nje norme qe ne synojme ta cojme ne 5 % per dy ose tre vjet”, pohon z.Ridvan Bode, minister i Financave. Nderkaq ai nenvizon se bankat nuk kane pushuar se dheni hua ndermarrjeve, fale nje kapitalizimi te kenaqshem. “Ne e vleresojme rreth 20% rritjen e kredive te akorduara ne 2009-en, nje performance e mire”, pergezon Ridvan Bode. Me nje rritje te parashikuar prej 10% ne 2010-en dhe te hyra fiskale ne rritje, megjithe reduktimin prej 25% deri ne 10% te tatimit mbi te ardhurat, Shqiperia do te jete e afte kete vit te financoje borxhin e saj publik ne kushte avantazhi ne tregun evropian.
“Ne kemi krijuar nje sistem bankar modern, te mbikqyrur nga nje banke qendrore e pavarur, e cila funksionon me transparencen me te madhe. Me nje inflacion nen kontroll, ne po i perkushtohemi permiresimit te konkurrences, produktivitetit dhe fleksibilitetit te ekonomise sone. Vendi yne synon te behet porta kryesore e aksesit te Ballkanit per te gjithe investitoret e huaj”, siguron Ardian Fullani, guvernator i Bankes se Shqiperise. Potenciali i ekonomise shqiptare ka bindur shume banka te huaja qe te implementohen. Pikerisht ne Tirane gjendet nje filial i Societe Generale (Banka Popullore) dhe te ndermarrjes austriake Raiffeisen qe ka filiale ne rreth pesembedhjete vende te Evropes qendrore dhe lindore.
Midis detit dhe malit
Plazhet shqiptare ofrojne te njejtin diell me shkelqim dhe te njejtin uje te kthjellet sikurse dhe stacionet balneare te Greqise dhe Kroacise, por ruajne nje qetesi dhe autenticitet qe u kujtojne pushuesve Mesdheun e 30 ose 40 vjeteve me pare. Turistet po vershojne ne nje numer ne rritje drejt bregdetit te eger: ministri i turizmit ka rregjistruar nje rritje mbi 40% te turisteve gjate 9 muajve te pare te vitit 2009. “Sektori turistik kontribuon ne nivelin 11 % te PBA dhe puneson me shume se 150000 persona. Zhvillimi i tij eshte prioritet per qeverine. Shansi yne kryesor qendron ne diversitetin e ofertes sone: det dhe diell, arkeologji, sporte dhe mal…”shpjegon Ferdinand Xhaferri, minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
|