|
Hartimi i programit ekonomik dhe fiskal 2010-2012 është hartuar në bazë të një grupi të përbashkët pune të kryesuar nga Ministria e Financave dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Bankës së Shqipërisë, si institucione kryesore që trajtojnë cështjet e kërkuara nga BE në përmbajtjen e dokumentit. ( Urdhri i Kryeministrit “Mbi hartimin e programit ekonomik e fiskal, afat-mesem te Shqiperise 2007-2010“).
Programi Ekonomik e Fiskal 2010-2012 Institucione të tjera të cilat kanë kontribuar në hartimin e këtij programi afat-mesëm janë: Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Transportit dhe Punëve Publike, dhe Departamenti i Administratës Publike.
Në letrën e datës 27 Korrik 2009 të Komisionit Evropian, pala komunitare ka kërkuar vazhdimin e procesit të nisur me hartimin e Programit Ekonomik e Fiskal (PEF) afat-mesëm 2010-2012, duke e konsideruar këtë eksperiencë si një platformë për dialog. Shqipëria merr pjesë për herë të katërt në Programin e Bashkëpunimit Ekonomik të thelluar me Bashkimin Europian dhe në kuadrin e këtij bashkëpunimi Shqipëria duhet t’i paraqesë Komisionit Europian çdo vit, këtë Program afatmesëm.
Në 2 Shkurt 2009 Shqipëria paraqiti pranë Komisionit Evropian Programin Ekonomik dhe Fiskal afatmesëm 2009-2011, i cili u mirëprit dhe u vlerësua pozitivisht nga shërbimet e KE-së.
Këtë vit, shërbimet e KE-së përcjollën pranë Ministrisë së Financave skemën e përgjithshme brenda të cilit do të draftohet PEF 2010, i zgjeruar me një vit, pra deri në fund të vitit 2012. Forma dhe përmbajtja e PEF 2010-2012 është e njëjtë me PEF 2009-2011, mbulon të njëjtat fusha dhe duhet të dorëzohet gjatë periudhës 1 Dhejtor 2009 - 31 Janar 2010 pranë shërbimeve të KE-së në Bruksel.
Përmbajtja e tij përfshin:
- Kuadri i përgjithshëm i politikave dhe objektivave financiare;
- Një vështrim mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe skenari makroekonomik afatmesëm;
- Financat publike, menaxhimi i borxhit publik dhe balancit qeveritar;
- Cilësia dhe tiparet institucionale të financave publike;
- Objektivat e reformave strukturore, të përqëndruara kryesisht në sektorin e ndërmarrjeve, sektorin financiar, tregun e punës, reformën administrative, si dhe cështje të tjera shtesë.
- Reforma në fusha të tjera
Ky program do të vlerësohet nga Komisioni Europian duke pasur parasysh objektivin e integrimit progresiv në BE dhe konvergjencës ekonomike afat-gjatë. Vlerësimi i Komisionit Europian do të diskutohet më pas me përfaqësuesit e Qeverisë Shqiptare dhe në një fazë të mëvonshme në një kuadër multilateral më të gjerë, që do të përfshijë vendet e rajonit dhe vendet anetare.
Bazuar në cështjet që trajton ky dokument dhe eksperiencën e suksesshme të vitit të kaluar për hartimin e PEF 2009-2011, për hartimin e PEF 2010-2012 u ndoq e njëjta praktikë duke filluar së pari me ngritjen e të njëjtit grup pune, të kryesuar nga Ministria e Financave dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Bankës së Shqipërisë, si institucione kryesore që trajtojnë cështjet e kërkuara nga BE në përmbajtjen e dokumentit dhe nga institucione të tjera.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentit pranë Komisionit Europian sic përmendëm është data 31 Janar 2010. Për këtë arsye, është e rëndësishme që ky dokument përpara se t’i dërgohet Komisionit Evropian, të miratohet më parë nga Këshilli i Ministrave.
RIDVAN BODE
___________
MINISTËR
|