EN 
Navigim
 Faqja kryesore
 Ministria
 Publikime
 Legjislacioni
 Njoftime per Shtyp
 EU Questionnaire
 PIFC
 Ankand
 
 IPA/DIS

Insitucione nderkombetare
FMN
Banka Boterore
PNUD
BE
OSCE
General Data Dissemination System for Albania

Preferencat

Portali Qeveritar i Republikes se Shqiperise

www.e-albania.al


Hit Counter
1645130 Vizitore

 

Faqja kryesore

Bode: Reformat nxitin progresin dhe investimet   Printo  E-mail

Deklarata e Ministrit te Financave, Ridvan Bode, perpara mediave ne lidhje me publikimin e indeksit te lirive ekonomike per vitin 2010 nga  Fondacioni i kongresit amerikan Heritage dhe gazeta e madhe amerikane Wall Street Journal.

Fondacioni i kongresit amerikan Heritage dhe gazeta e madhe amerikane Wall Street Journal, publikuan indeksin e lirive ekonomike 2010 per 183 vende te botes te cilat vleresohen nga keto dy agjenci ne keto tregues.

 

Prezantimi i Grafikeve

Vleresimi i ekonomive te vendeve te ndryshme nga pikepamja e lirive ekonomike, perben nje tregues teper te rendesishem per zhvillimin ekonomik te vendeve dhe sidomos per nxitjen e pjesemarrjes se investimeve direkte ne keto ekonomi, qofte te huaja apo vendase.

 

Raporti i vitit 2010 qe mbulon vitin 2009 konfirmon edhe nje here progresin e metejshem te Shqiperise ne ceshtjet e lirive ekonomike. Pas permiresimeve te dukshme qe u deklaruan vitin e kaluar dhe qe mbulonin vitin 2008, indeksi i ri konfirmon nje rritje prej 2.3 pike % te Shqiperise ose një kapercim me 9 vende ne renditjen boterore. Ju ketu keni progresin qe ka bere Shqiperia (shih grafikun e pare bashkelidhur ne poëer point) ne kete periudhe nga viti 95, kur ka filluar vleresimi i saj nga keto institucione dhe deri me sot dhe shihet qarte nje rritje dinamike ne dy vitet e fundit, qe deshmon rezultatin e reformave te ndermarra nga qeveria.

 

Shqiperia renditet e 53 -a midis 183 vendeve te botes me nje note prej 66 % nga 100 pike te mundshme duke lene mbrapa nje pjese te mire te vendeve te rajonit dhe vende te Europes Perendimore si si Kroacia, Bullgaria, Polonia, Mali i Zi, Turqia, Rumania, Sllovenia, Greqia, Maqedonia. (shih grafikun e dyte ne poëer point). Edhe sa I përket ritmit të përmirësimit nga viti I shkuar Shqipëria paqet një ecuri te kënaqshme krahasuar me vendet e rajonit (shih grafikun e trete ne ppoin).Pra ky permiresim i treguesve te lirive ekonomike te vendit i jep nje kredibilitet me te madh ambientit ekonomik ne Shqiperi dhe krijon kushte dhe mundesi per nje zhvillim me te shpejte ekonomik te vendit.

 

Shqiperia renditet e 25 -a midis vendeve te rajonit duke lene mbrapa nje pjese te vendeve qe jane anetare te BE -se dhe njekohesisht krahasuar me vendet e Europes qendrore dhe te Ballkanit perendimor renditet e para per nga niveli i lirise ekonomike dhe duke lene mbrapa vendet e tjera si Greqine, Turqine, Sllovenine dhe Rumanine, kroacine etj.

 

I rendesishem eshte fakti qe prej tre vitesh ( 2007 - dhe 2009) lirite ekonomike ne Shqiperi jane mbi mesataren e lirive ekonomike boterore ( shih grafikun 2).  

Edhe për këtë vit Shqipëria ka vazhduar të qëndrojë mbi mesataren e botës, madje ka thelluar akoma më tej diferencën kundjrejt kësaj mesatare. Në grafikun e mëposhtëm paraqitet ecuria e këtij Indeksit të Përgjithshëm të Lirisë Eknomike për Shqipërinë gjatë 15 viteve të fundit dhe mesatares së botës. (grafiku I radhes)

Përmirësimi për këtë vit I indeksit të përgjithshëm të Lirisë Ekonomike krahasuar me një vit më parë iI atribohet kryesisht përmirësimit në katër komponentë të indeksit, nga 10 të tillë. Ata janë:

  1. Liria në Tregti
  2. Liria në të drejtat e pronës
  3. Liria nga korrupsioni
  4. Liria e punës

Megjithatë duhet theksuar që edhe pse ka patur një ecuri mjaft të mirë në këta katër komponenetë, tre prej tyre sërisht mbeten nga më problematikët krahasur me 10 liritë ekomike që përbëjnë indeksin e përgjithshëm por krahasuar gjithashtu edhe me mesataren e botës për këto komponente. Liria nga Korrupsioni, Liria për të Drejtoat e Pronës dhe ajo e Punës, megjithë përmirësimin e dukshëm dhe të vazhdueshëm të tyre sërisht mbeten poshtë mesatares së botës. Ecuria në këta 3 komponentë problematikë për gjatë viteve praqitet në grafikët e mëposhtëm:

 

Ndërsa Liritë të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në nivelet më të larta, si krahasuar me vendet e tjera dhe mesataren e botës, ashtu dhe krahasuar me komponentët / liritë e tjera të indeksit, janë (shih grafikët e radhës në poëer point):

  1. Liria Fiskale e cila renditet në krye nga të 10 liritë e indeksit me 92.6 pikë nga 100 të mundshme dhe sipas këtij komponenti Shqipëria renditet ndër vendet e para nga 179 vendet e vlerësuara për këtë vit (ekzaktësisht renditet në vendin e 14 në boteë për nga Liria Fiskale) e ndjekur më pas nga
  2. Liria për Tregti (85.8 pikë. Ky komponent ka patur dhe kapërcimin më të madh krahasuar me një vit më parë që shënonte 75.8 pikë)
  3. Liria Monetare (78.7 pikë)
  4. Liria per të Investuar dhe Liria Financiare (me nga 70 Pikë)
  5. Liria e Biznesit (68 pikë)

 

 
   
 
Numeri Jeshil

Keto numra vihen ne dispozicionin tuaj per te denocuar veprimet Korruptive ne Ministrine e Financave dhe Institucionet ne varesi te saj:

0800 1963

Ky numer eshte i vlefshem per kontaktim nga cdo numer fiks.


22 25 800

Ky numer eshte i vlefshem per kontaktim nga cdo numer.


Forumi
Analize 6 mujore 2010
Buxheti i Rishikuar 2010 - Tabelat e Ligjit 10310
Aneksi 3 - Ligji 10310
Buxheti i Rishikuar 2010 - Ligji 10310
Aneksi 7 A - Pasqyrat (Faza II)
Aneksi 7 - Pasqyrat Shtese per Buxhetin Vjetor (Faza II)
Udhezimi Plotesues 10-07-10
Udhezimi Plotesues per Pergatitjen e Buxhetit 2011
Tabelat e Buxhetit te Rishikuar 2010 (Korrik)
Relacioni i Projektligjit te Buxhetit te Rishikuar 2010
Projektligji i Buxhetit te Rishikuar 2010
Pyetesori i vetevleresimit viti 2009
Buxheti 2010
Udhezim Fature per Arketim
Fature per Arketim
Buxheti i Rishikuar 2009
Relacioni i Buxhetit 2009
Udhezimi Plotesues i Pergatitjes se Buxhetit nr.11.1 date 10.07.2008
Buxheti Shtese 2008
RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER SIGURIMIN E DETYRUESHEM NE SEKTORIN E TRANSPORTIT
NDIHMA PER TE PREKURIT, NGJARJA NE GERDEC
Procesi i kualifikimit te auditit te brendshem
Ligj per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise
Udhezimi i Pergatitjes se Buxhetit nr.11 date 27.02.2008
Urdher per tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise se paluajtshme
Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2008 -2011
Njoftime dhe Rezultate per Ankandet e Bonove te Thesarit dhe Obligacioneve
Paketa Fiskale
Tatimet Kryesore / Main Taxes
Buxheti 2008
Programi Buxhetor Afatmesem 2008-2010
Programi Buxhetor Afatmesem 2007-2009
Analiza e te ardhurave buxhetore 7 mujore
Relacion mbi analizen e shpenzimeve per periudhen Janar Korrik 2009


Departamenti IT © 2004 Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Last update 10, 9, 2010
http://www.minfin.gov.al