|
Lidhur me njoftimin propogandistik të bashkisë së Tiranës për përdorimin e buxheteve nga njësitë e qeverisjes vendore, Ministria e Financave deklaron se:
1. Buxheti i vitit 2010 është vënë në dispozicion të gjithë përfituesve nga fondet e autorizuara prej tij që në dt 1.01.2010 dhe pagesat për to bëhen pa asnjë lloj kufizimi nga Thesari i cili disponon mjetet monetare në masë të plotë të shumave të programuara në ligjin e buxhetit 2010. 2. Te gjitha fondet e paperdorura gjate vitit 2009, përfshi dhe grantet konkuruese per njesitë e qeverisjes vendore, jane te trashegueshme ne masen 100% per vitin 2010 dhe se ato mund të përdoren vetëm nga njësitë e qeverisjes vendore.
3. Bashkia e Tiranës dhe njësitë e qeverisjes vendore që ende nuk kanë miratuar buxhetin e vitit 2010, deri në miratimin e tij, do të shërbehen në degët e thesarit në përputhje me Ligjin Nr.9936, datë 26.6.2008 “ PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË “ , pra do të autorizohen të kryhejnë çdo muaj shpenzime deri në 1/12 e shpenzimeve faktike të buxhetit vendor në vitin buxhetor paraardhës. (neni 37)
4. Bashkia Tirane dhe cdo njesi e qeverisjes vendore mund te paraqesin ne cdo moment dokumentacionin perkates prane degeve te thesarit per kryerjen e shpenzime te pa paguara gjate vitit 2009, ne perputhje me piken 3 si më sipër.
5. Dega e Thesarit në Tirane dhe në të gjithë vendin nuk kanë penguar, perkundrazi kanë bashkëpunuar dhe ndihmuar perfaqesuesit e e qeverisjeve vendore me asistence per menyren e zbatimit korrekt të ligjit.
Ftojmë bashkinë e Tiranës që të lerë mënjanë retorikën politike dhe të hartojë dhe miratojë në kohë buxhetin e saj për vitin 2010. |