|
L I G J
Nr.9165, date 23.12.2003
PER BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 2004
Ne mbeshtetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
BUXHETI I SHTETIT
Neni 1
| Fondi i konsoliduar per vitin 2004 eshte: |
| Te ardhurat e Buxhetit te Shtetit |
164 364 milione leke |
| Shpenzimet e Buxhetit te Shtetit |
206 672 milione leke |
| Deficiti |
42 308 milione leke |
| Fondi i konsoliduar perbehet: |
|
| A. Buxheti Qendror: |
|
| Te ardhurat |
153 020 milione leke |
| Shpenzimet |
195 328 milione leke |
| B. Buxheti i pavarur i pushtetit vendor: |
|
| Te ardhurat |
17 621 milione leke |
| Nga te cilat: |
|
| Granti nga Buxheti Qendror |
6 277 milione leke |
| Shpenzimet |
17 621 milione leke |
Neni 2
| Buxheti i sigurimeve shoqerore per vitin 2004 eshte: |
| A. Skema e sigurimit te detyrueshem shoqeror |
|
| Te ardhurat, gjithsej |
41 733 milione leke |
| - Nga kontributet |
30 839 milione leke |
| - Transferimet nga Buxheti i Shtetit |
10 894 milione leke |
| Shpenzimet |
41 733 milione leke |
Paga minimale, per efekt te pageses se kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, deri ne rritjen e pagave, eshte 10 343 leke ne muaj. Pas rritjes se pagave, Keshilli i Ministrave percakton pagen e re.
| B. Skema e sigurimit suplementar |
| Te ardhurat, gjithsej |
2 620 milione leke |
| - Nga kontributet |
49 milione leke |
| - Transferimet nga Buxheti i Shtetit |
2 571 milione leke |
| Shpenzimet |
2 620 milione leke |
Neni 3
| Buxheti i sigurimeve shendetesore per vitin 2004 eshte: |
| Te ardhurat, gjithsej |
5 150 milione leke |
| - Nga kontributet dhe te tjera |
2 800 milione leke |
| - Transferimet nga Buxheti i Shtetit |
2 350 milione leke |
| Shpenzimet |
5 150 milione leke |
KREU II
BURIMET PER MBESHTETJEN E SHPENZIMEVE BUXHETORE
Neni 4
| Te ardhurat e Buxhetit te Shtetit sipas grupeve kryesore jane: |
| Grantet |
6 622 milione leke |
| Te ardhurat tatimore |
125 592 milione leke |
| Te ardhurat jotatimore |
20 806 milione leke |
| Te ardhurat e buxhetit vendor |
11 344 milione leke |
Neni 5
Kufiri i financimit te deficitit te buxhetit te pergjithshem nga burime te brendshme eshte 28 300 milione leke, nga i cili 5 680 milione leke financohen nga te ardhurat e privatizimit. Ne rast mosrelizimi te te ardhurave nga privatizimi, huamarrja per financimin e deficitit te brendshem prej 22 620 milione lekesh nuk ndryshon. Keshilli i Ministrave merr masa per kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve. Kufiri i financimit nga burimet e huaja eshte 14 008 milione leke, nga i cili mbeshtetja e drejtperdrejte per deficitin eshte 2 500 milione leke.
Neni 6
Disbalancimi i mundshem gjate vitit i buxhetit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore financohet nga fondi i garantimit te pensioneve te ISSH-se dhe fondi rezerve i ISKSH-se.
KREU III
SHPENZIMET E BUXHETIT TE SHTETIT
Neni 7
| Shpenzimet sipas drejtimeve kryesore jane: |
| Shpenzimet korrente |
152 056 milione leke |
| Shpenzimet kapitale |
48 516 milione leke |
| Rezerva e Keshillit te Ministrave |
2 500 milione leke |
| Kontingjenca |
3 600 milione leke |
Kufiri i shpenzimeve per cdo ministri dhe institucion, i ndare ne fonde te kushtezuara dhe te pakushtezuara, eshte sipas tabeles 1, qe i bashkelidhet ketij ligji. Per institucionet e pavaruara nga Keshilli i Ministrave kufiri i shpenzimeve, numri i punonjesve dhe fondi i pagave eshte sipas tabeles 1/1, qe i bashkelidhet ketij ligji. Keshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare per shpenzimet operative, te cilat jane te detyrueshme per t'u zbatuar nga te gjitha institucionet buxhetore, ne varesi ose jo te Keshillit te Ministrave, si dhe per organet e pushtetit vendor.
Neni 8
Numri maksimal i punonjesve buxhetore me 1 janar 2004, mbi te cilin eshte pergatitur Buxheti i Shtetit, i vitit 2004, eshte 110 000 punonjes. Ngarkohet Keshilli i Ministrave te percaktoje numrin e punonjesve buxhetore dhe fondin e pagave per cdo ministri dhe institucion qendror. Fondi per indeksimin e pagave eshte pjese e buxhetit te ministrive dhe te institucioneve qendrore, ndersa fondi per reformat strukturore perdoret me vendim te Keshillit te Ministrave.
Neni 9
Shpenzimet kapitale nga burimet e brendshme jane 24 925 milione leke dhe nga burimet e huaja 23 591 milione leke. Investimet, sipas programeve, per cdo ministri dhe institucion qendror paraqiten ne tabelen 2, qe i bashkelidhet ketij ligji.
Neni 10
Fondi i kontingjences prej 3 600 milione lekesh te perdoret: - per ruajtjen e deficitit, me miratimin e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, 2 000 milione leke; - me vendim te Keshillit te Ministrave, 1 600 milione leke per shlyerjen e detyrimeve te vjetra te ndermarrjeve publike. Fondi rezerve i Keshillit te Ministrave perdoret per raste te paparashikuara, nga i cili jo me pak se 1 000 milion leke perdoret per mbeshtetjen e financimeve te huaja, me kosto lokale dhe TVSH, ne perputhje me ecurine e investimeve te huaja.
Neni 11
Ne fondet e kushtezuara perfshihen shpenzimet per investime, me burim financimet e huaja, dhe shpenzimet nga te ardhurat, qe, me ligj ose me akte te tjera nenligjore, u perkasin ministrive dhe institucioneve te tjera buxhetore. Fondet e kushtezuara, me perjashtim te financimeve te huaja, perdoren brenda vitit buxhetor.
Neni 12
Fondet buxhetore per pushtetin gjyqesor paraqiten sipas tabeles 3, qe i bashkelidhet ketij ligji. Buxheti i pushtetit gjyqesor administrohet nga Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor, ne mbeshtetje te ligjit nr.8363, date 1.7.1998. Bordi i i kesaj Zyre mund te rishperndaje deri ne 10 per qind te totalit te fondeve per cdo nivel te pushtetit gjyqesor, si dhe te miratoje cdo transferim ndermjet gjykatave te te njejtit nivel, duke respektuar raportet mes shpenzimeve korrente dhe atyre kapitale, te paraqitura ne tabelen 3, qe i bashkelidhet ketij ligji.
Neni 13
Transfertat e pakushtezuara, qe Buxheti Qendror ia transferton pushtetit vendor, perfshin fondet per perballimin e veprimtarive dhe te funksioneve, qe percaktohen ne aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi. Transfertat e pakushtezuara shperndahen ndermjet organeve te pushtetit vendor, sipas formules se paraqitur ne aneksin nr.1, qe i bashkelidhet ketij ligji. Fondi rezerve, nga totali i transfertes se pakushtezuar dhe granti ekualizues, perdoret nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit dhe Ministria e Financave, ne perputhje me kriteret e percaktuara ne aneksin nr.2, qe i bashkelidhet ketij ligji. Shuma e transfertes se pakushtezuar per cdo organ te pushtetit vendor eshte paraqitur ne tabelen nr.4, qe i bashkelidhet ketij ligji. Financimi i funksioneve te deleguara ne sektorin e arsimit dhe te shendetesise jepet ne aneksin nr.3, qe i bashkelidhet ketij ligji. Fondet qe, sipas ketij neni, u vihen ne dispozicion organeve te pushtetit vendor, fondet e tjera qe, me akte te tjera ligjore dhe nenligjore, u kalojne organeve te pushtetit vendor dhe vendimet e keshillave te organeve te pushtetit vendor qe kane lidhje me perdorimin e fondeve buxhetore, behen publike.
Neni 14
Kufiri i shpenzimeve, sipas pasqyrave 1 dhe 2, qe i bashkelidhen ketij ligji, mund te rishperndahet gjate vitit ndermjet ministrive dhe institucioneve nga Keshilli i Ministrave deri ne masen 7 per qind te totalit te fondeve, te miratuara per cdo ministri dhe institucion.
Neni 15
Kufiri per rritjen vjetore te totalit ekzistues te borxhit te shtetit dhe atij te garantuar te shtetit, ne dobi te paleve te treta perfituese, per vitin 2004 eshte 47 551 milione leke dhe paraqitet ne menyre te hollesishme me poshte: 1. Kufiri per rritjen vjetore te totalit ekzistues te borxhit te shtetit, si rezultat i zbatimit te buxhetit te vitit 2004, eshte 38 428 milione leke, nga i cili: - per kredite e jashtme, te drejtperdrejta, te Keshillit te Ministrave eshte 15 808 milione leke; - per financimin e brendshem te deficitit buxhetor eshte 22 620 milione leke. 2. Kufiri per rritjen vjetore te garancive te shtetit ne dobi te paleve te treta perfituese eshte 3 459 milione leke. 3. Kufiri per rritjen vjetore te stokut te borxhit, si rezultat i riskedulimit te borxheve te vjetra te jashtme te papaguara, eshte 5 664 milione leke.
Neni 16
Ngarkohet Ministria e Financave te nxjerre udhezime per zbatimin e ketij ligji.
Neni 17
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2004.
K R Y E T A R I
SERVET PELLUMBI |