|
Deklaratë e Misionit të FMN-së për Shqipërinë mbajtur sot ne konferencan e perbashket per shtyp nga Gerwin Bell Shef Misioni për Shqipërinë.
Një mision i FMN-së vizitoi Shqipërinë në datat 7 - 14 Korrik për të disktutuar me autoritetet rishikimin e mesvitit të buxhetit dhe politikat makroekonomike në përgjithësi.
Siç edhe është theksuar në raportin e Artikullit IV të publikuar së fundmi, autoritetet shqiptare kanë qenë të sukseshme në përballimin e një mjedisi të jashtëm mjaft të vështirë gjatë dy viteve të fundit. Aftësia e tyre për t’a bërë këtë pasqyron ecurinë e mirë të politikave të shëndosha të mëparshme që ndërtuan amortizatorë tepër të rëndësishëm. Si rezultat, Shqipëria ishte një nga ato pak ekonomi që shmangën rënien ekonomike në 2008 dhe 2009. Për më tepër, të dhënat e fundit tregojnë se ka një ecuri ekonomike më të fortë në tremujorin e parë, se sa ne e kishim vlerësuar më parë.
Megjithatë, tashmë amortizatorët e krijuar nga politikat janë ezauruar dhe si bota ashtu edhe ekonomitë rajonale nuk janë ende jashtë rrezikut dhe ka ende sfida dhe risqe të qarta të jashtme si për shembull: kërkesë më e ulët në partnerët kryesorë tregtarë; paqartësi në sistemin financiar botëror dhe një mjedis i vështirë për financimin e borxhit sovran.
Është për tu vlerësuar që rishikimi i mesvitit i buxhetit është duke shkuar në drejtimin e duhur, duke ulur defiçitin fiskal dhe borxhin publik si dhe fakti që autoritetet vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet stabilitetin makroekonomik dhe financiar.
FMN-ja është këtu për të ndihmuar. Në të kaluarën e kemi bërë këtë nëpërmjet programeve tona të huadhënies. Në këtë pikë ne jemi duke ofruar asistencë teknike dhe këshilla politike, por Shqipëria mund të mbështetet tek ne për t’i ofruar sigurim dhe mbëshjtetje financiare nëse do të dojë.
Misioni dëshërëon të falenderojë autoritetet për bashkëpunimin e frytshëm dhe mikpritjken e ngrohtë.
|